• VIDEO

    Bardhi me shpresë: Vendimi për kompetencat e kreut të grupit të PD, në dorë të juristëve së Kuvendit

    Gazment Bardhi duket se ka ende shpresë që vendimi i Kuvendit Kombëtar të PD-së për t’i hequr kompetencat e kreut të grupit parlamentar të mos zbatohet. Referuar deklaratës së kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila pasi lexoi njoftimin e PD-së se kryetar grupi do të jetë Lulzim Basha, tha se për këtë situatë do të japin një vendim shërbimet juridike të Kuvendit.

     
  • VIDEO

    'S’frenoj askënd, të garojë për kreun e grupit', Bardhi për deklaratën e Berishës: Nuk është ky problemi që kemi për të diskutuar

    Duke lënë pas “luftën” dy vjeçare, tashmë që janë ulur në një tryezë, Sali Berisha tha se është gatshëm ta njohë Gazment Bardhit edhe si kryetar të grupit të Rithemelimit. Në emisionin “Pa Prorokoll” në Report Tv, Bardhi i pyetur për këtë deklaratë të Berishës tha se problemi që kanë aktualisht për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtimin e grupit.

     
  • VIDEO

    Bardhi në ‘Pa Protokoll’: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, pjesa dërrmuese nuk ishin delegatë

    I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Bardhi tha se nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit dhe as mbledhjen Këshillit Kombëtar që pritet të mbahet nesër. Bardhi tha se procesi është ilegjitim.

  • VIDEO

    Nga refuzimet, te personazhet që kërkojnë të ftohen në Portokalli, ‘Braçja’ tregon banorin e Big Brother VIP që i është lutur ta marrë në spektaklin e humorit

    Aktori i Portokallisë, Deivis Myslymi, i njohur si personazhi i Braçes, në një intervistë për emisionin N’kohë në Report TV me gazetarin Ermal Qori ka treguar ish-banori i Big Brother Ronaldo Sharka i ka kërkuar që ta ftojë në spektakël

  • VIDEO

    “Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, s’duhej të lirohej”, Beqiri: SPAK ka prova të fuqishme për Metën, pse po ‘hesht’ për çështjen CEZ-DIA?

    Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, se i besuari i Ilir Metës, Kastriot Ismailaj, pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta, nuk duhet të ishte liruar nga burgu. Ai tha se Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, ndaj nuk duhej të lirohej, prandaj çështja sipas avokatit duhet të shkojë te Ilir Meta për të cilin tha se ka prova që tashmë prokuroria i disponon.

     
  • VIDEO

    ‘Braçja’ tregon Banorin e Big Brother VIP që i ka kërkuar ta ftojë në Portokalli (8 shtator 2023)

    Braçja, (Deivis Myslymi) personazhi Portokallisë shpjegon gjithça rreth rrugëtimit në portokalli në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori.

  • VIDEO

    Afera CEZ-DIA/ Juristi Romeo Kara: Kastriot Ismailaj më i sigurt në burg se tani që është jashtë, ruhet nga Meta! Do kallëzoj SPAK nëse s'e heton kreun e PL-së

    Romeo Kara, juristi, i cili denoncoi aferën 400 milion euro të CEZ-DIA në një intervistë në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se ndonëse Kastriot Ismailaj u lirua sipas tij nuk është mbyllur çështja e korrupsionit. Kara u shpreh se në krye të kësaj afere është Ilir Meta dhe duhet të arrestohet. Nëse SPAK nuk heton Metën, juristi tha se do bëjë kallëzim 

    • VIDEO

      Kriza në PD/ Burimi: Bardhi si ‘Kali Trojës’ u tha amerikanëve si marr elektoratin Berishës! Demalia: S’kanë as moral politik as njerëzore

      Situata në Partinë Demokratike ishte në qendër të diskutimit ndërmjet analistit Ilir Demalia dhe analistit Genc Burimi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv

    • VIDEO

      Dhunon gruan me fëmijët, më pas i shpëton policisë/ Nëna e frikësuar: Nuk dua… (8 shtator 2023)

      Dhunë ndaj bashkëshortes, fjalë fyese ndaj fëmijëve dhe konflikte të njëpasnjëshme, këto ishin kryefjala në shtëpinë e 40 – vjeçares nga personi që zgjodhi për të krijuar një strehëz të ngrohtë familjare. Por që vetëm e tillë nuk ishte, pasi kur babai i familjes ishte në shtëpi, ajo kthehej në një ‘fortesë lufte’. Më shumë qëndronte në emigrim në shtetin grek sesa të përmbushte rolin e babait në kujdesjen e fëmijëve. Nëna e fëmijvë, 2 vajza dhe një djali që vuan nga autizmi kujton me dhimbje kur një ditë, bashkëshorti i saj në debat e sipër e ka kapur për fyti duke dhe e ka shtyrë, duke i kanosur kështu edhe jetën. Dëshmitar të kësaj ngjarje tronditëse kanë qenë edhe fëmijët, ndaj vajza e madhe i kërkoi të ëmës që ta denonconte në polici të atin. Vendosi t’i jap të shoqit një mundësi të dytë, për të qënë në rolin e kryefamiljarit, e për t’u kujdesur për fëmijët sidomos për djalin që vuan nga autizmi, i cili kishte nevojë më shumë se kurrë për dashurinë atërore. Por nuk zgjati shumë dhe sjelljet e njëjta agresive vazhduan. Kështu që ajo vendosi t’i drejtohej dyerve të gjykatës për zgjidhjen e martesës. Prej dy vitesh jeton në Tiranë në një shtëpi me qera, pa asnjë mbështetje financiare nga bashkëshorti për fëmijët. Asaj i duhet të punoj dy punë për të siguruar mbijetesën, teksa pronarët e shtëpisë ankohen për zhurmat dhe të bërtiturat e djalit. Babai i fëmijëve ka emigruar sërish në Greqi dhe prej 1 viti nuk ka kontakt me familjen, duke e braktisur kështu familjen në mes të katër rrugëve në mëshirë të fatit.

    • VIDEO

      Sula në Report Tv: Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe me ‘non grata’, 10 nga mazhoranca, përfshirë dhe ministra e ish-ministra, 2 nga opozita

      Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se në Shqipëri ka mbërritur një listë e re nga Britania e Madhe me persona të shpallur ‘non grata’. Sipas Sulës, 10 janë nga radhët e mazhorancës dhe 2 nga opozita

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Shtator 2023 – Receta / Viti i ri shkollor, Lira Gjika këshilla për prindërit / Me violinistin Florian Vlashi

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta, me shumë shije dhe me pak shpenzime. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me plëndës / Gjellë me perime në tigan / Petulla me kos me miell misri dhe miell gruri.

      Fillimi i ditëve të para të shkollës është periudhë shumë e ngarkuar për prindërit dhe fëmijët. Kjo është një nga periudhat më të rëndësishme të vitit sepse duke pasur një fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor, do i ndihmojë fëmijët të kenë një vit të suksesshëm. Kjo përfshin edhe vënien e themeleve për një shëndet optimal. Lira Gjika në studion e “Rreze Dielli” ndan disa këshilla për prindërit, por dhe për mësuesit… Gjithashtu këshilla të vlefshme dhe për fëmijët që nisin kopshtin apo vitin e ri shkollor për herë të parë, në mënyrë për t’ia bërë sa më të lehtë atyre dhe prindërve, pasi fëmijët mund të përjetojnë trazira emocionale apo ankth, duke qenë se një mjedis i panjohur dhe me rregulla të reja i pret. Disa fëmijë mund ta pranojnë ndryshimin me gëzim, ndërsa të tjerë mund të kenë nevojë për pak më shumë ndihmë për të mësuar.

      Në skype nga Spanja me violinistin Florian Vlashi. ‘Jeta me violinë’ e artistit virtuoz me karrierë ndërkombëtare. Familja, karriera dhe dashuria për qytetin që e rriti, Durrësin. Violinisti Florian Vlashi nis studimet e violinës që në moshën 6-vjeçare. I ati i tij Gjergj Vlashi, shkrimtar dhe regjisor teatri mjaft i njohur, luajti një rol deçiziv në të ardhmen e të birit. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, duke fituar shumë çmime muzikore ndërkombëtare. Që nga viti 1992, është anëtar i Orkestrës Sinfonike të Galicisë e cilësuar nga kritika e specializuar si më e mira në Spanjë. Aktivitetet e tij shtrihen dhe në pedagogji, konferenca në Universitetet e Spanjës si dhe shumë publikime. Eshtë solist dhe drejtues i ‘Grupo Instrumental SIGLO XX’, një nga grupet më me influencë në muzikën spanjolle. Djaloshi nga Durrësi i nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, që nga viti 2003 drejton Bienalen e Durrësit “Netët e Muzikës Klasike”.

    • VIDEO

      Për herë të parë në kopsht dhe në klasë të parë / Lira Gjika apel prindërve

      Fillimi i ditëve të para të shkollës është periudhë shumë e ngarkuar për prindërit dhe fëmijët. Kjo është një nga periudhat më të rëndësishme të vitit sepse duke pasur një fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor, do i ndihmojë fëmijët të kenë një vit të suksesshëm. Kjo përfshin edhe vënien e themeleve për një shëndet optimal.

      Lira Gjika në studion e “Rreze Dielli” ndan disa këshilla për prindërit, por dhe për mësuesit… Gjithashtu këshilla të vlefshme dhe për fëmijët që nisin kopshtin apo vitin e ri shkollor për herë të parë, në mënyrë për t’ia bërë sa më të lehtë atyre dhe prindërve, pasi fëmijët mund të përjetojnë trazira emocionale apo ankth, duke qenë se një mjedis i panjohur dhe me rregulla të reja i pret. Disa fëmijë mund ta pranojnë ndryshimin me gëzim, ndërsa të tjerë mund të kenë nevojë për pak më shumë ndihmë për të mësuar.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv