-
VIDEO
Klosi në Report Tv: Berisha përfitoi nga vrasja e Azem Hajdarit! Kërkesa e Ramës ndaj SHISH për hetimin e korrupsionit? S’kishte pse ta bënte pubike
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Ardian Klosi thotë se Sali Berisha ishte përfituesi kryesor nga vrasja e Azem Hajdarit, i cili u ekzekutuar afës ish-selisë së PD-së, si sot 25 vite më parë
-
VIDEO
Tatuazhi 'Katana 138' i Mirlind Dakut, bashkëshortja e Dëshmorit Agim Ramadani për Report TV: Ai nuk është vetëm heroi im, qindra djem e kanë në trup
"Katana 138". Ky ishte tatuazhi që Mirlind Daku e tregoi pas festës dhe heqjes së fanellës me golin e dytë shënuar kundër Polonisë, në fitoren që Kombëtarja shqiptare mori 2-0 kundër Polonisë në "Air Albania".
-
VIDEO
Kujdes nga Dr. Google. mund të rrezikoni… Inxhinieri rrëfen historinë e të riut me tumor
Dr. Google ose doktori virtual, si të gjeni diagnozat në internet, sa i besueshëm është dhe si të përzgjedhim informacionet e sakta në shëndetësi
Mënyra e marrjes së informacioneve rreth shëndetit ka ndryshuar në shumë aspekte përmes revolucionit dixhital. Për shumicën e njerëzve, interneti është bërë ndalesa e parë ku ata mësojnë dhe lexojnë rreth simptomave dhe problematikave të ndryshme mjekësore. Qasja deri tek informacioni është më e lehtë dhe pa kosto, por shpeshherë kjo sjell edhe probleme, pasi jo çdo gjë që kërkojmë është faktike dhe mund të shkaktojë një impakt psikologjik mjaft madhor.
Në studion e “Rreze Dielli” inxhinieri Ermand Mertenika shprehet se nëse një person dëshiron të marrë fillimisht një infomacion në internet per problematikën e tij, është shumë e rëndësishme të dijë të kërkojë. Në “Google” ekzistojnë disa faqe globale mjaft të besueshme, të cilat krahas informacioneve, kanë edhe diskutime midis mjekëve dhe pacienteve, ku shpalosen eksperiencat e secilëve për një problem mjekësor qoftë të lehtë apo akut. Gjithsesi mënyra më e saktë për çdo lloj shqetësimi është takimi me mjekun!
-
VIDEO
Gjimnazisti hedh spray djegës brenda klasës në shkollën 'Skëndërbej' në Krujë, 3 nxënës përfundojnë në spital
Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin Skënderbeu Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës
-
VIDEO
Masakra në Greqi, 6 viktimat nuk janë shqiptarë, por turq! Ngatërresa me pasaportat false
Në Greqi, policia vijon hetimet për masakrën me 6 persona të vrarë në qytetin bregdetar të Artemidës në Atikën Lindore, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit grek, mbasditen e së hënës
-
VIDEO
Shtyhet seanca për ekstradimin e ish-ushtarin të UÇK-së, Dritan Goxhaj
Seanca gjyqësore për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj është shtyrë për në datën 19 shtator
-
VIDEO
Prindërit ankohen për çanta shkollore të rënda. Ekspertja: Ja sa duhet të peshojë një çantë?
Prindërit ankohen për çanta shkollore të rënda. Sa duhet të peshojë çanta sipas peshës së fëmijës dhe si duhet mbajtur ajo për të mos patur probleme me shtyllën kurrizore?
Një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, duket se çantat e shkollës vazhdojnë të jenë një shqetësim për prindërit e ciklit të ulët, kjo për faktin se pesha e tyre sjell shumë probleme për shëndetin e fëmijëve të tyre. Sipas fizioterapistëve, kjo është një problematikë që shqetëson shumë prindër…por sa është pesha normale që mund të mbajë një fëmijë? Libra, tableta, dreka apo aksesorët ndihmës… Çfarë mendojnë ekspertët për këtë gjë? Çfarë problemesh dhe pasojash shkaktojnë çantat e rënda dhe jo të duhura? Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me fizioterapisten Ledina Nikolla, e cila shprehet se gjatë ditës së djeshme ka marrë shumë telefonata nga prindër vetëm për këtë temë. Ajo ndau disa këshilla efikase për fëmijët dhe prindërit e tyre.
-
VIDEO
Vjen nga Italia me motor në studio... Njihuni me vajzën e çmendur pas motorave dhe gatimit
Nazi Isufi, vajza me pasion motorat vjen në studio nga Italia me dashurinë e saj, Yamaha R6... Ajo rrëfen aventurat e saj të cilat i realizon me familjen, pasi të gjithë janë të pajisur me motor personal.
Nazi Isufi, vajza 29 vjeçare, rrëfen pasionin për motorat të transmetuar nga vëllezërit e saj që në adoleshencë. ‘Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë rritej ideja për të pasur një motoçikletë timen. Derisa një ditë vendosa të nisja udhëtimin tim për të pasur një motoçikletë edhe pse prindërit e mi nuk ishin shumë dakord fillimisht, por më pas më mbështetën duke pranuar këtë pasion” shprehet Nazi.
Nazi jeton në Itali prej vitesh, ajo tregon se gjatë kohës së lirë, kryesisht të dielave e kalon në male duke testuar kthesat dhe natyrën larg trafikut së bashku me një grup miqsh, ‘Gli Svalvolati’. “Ne jemi një familje e madhe, ku problemet dhe përditshmëria e vështirë i lë vend pasionit tonë të madh për adrenalinën e motoçikletave dhe atë emocion unik që vetëm nëse ke guximin ta vësh jetën në linjë mund ta përjetosh” shprehet ajo.
-
VIDEO
Embëlsirë e lehtë / Vetëm me dy përbërës me sheqer të djegur nga zonja Albana
Paluze me sheqer të djegur
Përbërësit:
- 5 lgj sheqer
- 5 lgj niseshte
- 2 gota ujë afërsisht (400 ml)
- 1 lgj gjalpë
Përgatitja:
Djegim sheqer në një tigan dhe pasi të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë shtojmë pak ujë që të tretet sheqeri. Niseshten e hollojmë me ujë dhe e përziejmë me masën e sheqerit. E lëmë të trashet dhe të largohet era e niseshtes. Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë.
-
VIDEO
Frikase me mish nga zonja Albana
Frikase me mish
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 2 lgj miell
- 2 thelpinj hudhër
- 1 litër ujë
- 1 limon
- 1 vezë
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë mishin në ujë me pak kripë. Miellin e hollojmë me pak lëng mishi dhe e shtojmë në tenxhere. Marrim 2 thelpinj hudhra, i shtypim dhe i shtojmë te lëngu. Shtrydhim një limon dhe e rrahim me një vezë. Rregullojmë temperaturën me pak nga lëngu i nxehtë i mishit që veza të mos na pritet. E shtojmë në gatim, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund e spërkasim me pak gjalpë të tretur.
-
VIDEO
Papare me qepë dhe djathë nga zonja Albana
Papare me qepë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 qepë
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Mendërz ose nenexhik
- Bukë e ftohtë
- Vaj ulliri
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Skuqim qepën e grirë imët me vaj ulliri. Shtojmë masën e ujit me kripë. Kur shohim që lëngu trashet shtojmë bukën e ftohtë që e kemi bërë në kafshatza. Rregullojmë shijen me erëza dhe djathë të thërrmuar. Sipër mund të hedhim pak gjalpë të djegur sipas shijes.
-
VIDEO
Enca Haxhisë i gjejnë vazo me kanabis në ballkonin e shtëpisë në Tiranë, arrestohet! Këngëtarja: E kisha për përdorim vetjak
Policia e Tiranës arreston këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Efektivët e Komisariatit nr. 1 pasi morën informacione, ushtruan kontroll në banesën e kësaj të fundit ku në ballkon gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha! Shoqërohet dhe i dashuri i saj