-
VIDEO
Mëlçi viçi me salcë të kuqe nga zonja Albana
Mëlçi viçi me salcë të kuqe
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi
- 3 lgj miell
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 100 ml verë e bardhë
- 2 lgj salcë domate
- Kripë, piper
- Spec djegës
- Pak sheqer (për zbutjen e erës së mëlçive)
Përgatitja:
Presim mëlçitë në feta, shtojmë kripë dhe i lyejmë me miell. Qepët i presim në rrathë dhe i skuqim në një tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë mëlçitë dhe hudhrat. E shuajmë gatimin me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, spec djegës dhe e lëmë gatimin të lidhet.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga debate te "ligjet" për rritjen e pagave të Kushtetueses te Këshilli i Europës zgjedh Bashën raportues për konfiskimin e aseteve ruse e deri tek Shkodra, Saliu dhe Spiropali.
-
VIDEO
Deklarata bombë e avokatit të Izet Haxhisë: Azemi donte të vriste Berishën i kërkoi ndihmë Izetit (12 shtator 2023)
Është përkujtuar këtë të martë 25 vjetori i vrasjes së ish liderit të lëvizjes studentore dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ndërsa në burg ndodhet Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit në 1998-ën, motivet mbeten ende të paqarta dhe pse kanë kaluar 25 vite.
-
VIDEO
Deklarata e fortë, Beqiri: Azem Hajdari i tha Izet Haxhisë, më ndihmo të heq qafe Sali Berishën!
Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Repolitix” në Report Tv duke thënë se Azem Hajdari i ka kërkuar Izet Haxhisë, që të vrasë Sali Berishën. Kjo deklaratë e tij i referohet rrëfimit të Izet Haxhisë.
“Azem Hajdari i kërkoi ndihmë Izet Haxhisë për të vrarë Sali Berishën. Por Haxhia e kundërshtoi Azem Hajdarin duke i thënë se i ka dhënë fjalën Berishës se do e mbronte”, tha ai.
Lajm inë përditësim...
-
VIDEO
‘Sali Berisha e mori disa herë në telefon’, avokati Idajet Beqiri rrëfen se çfarë ndodhi ditën e vrasjes së Azem Hajdarit
Avokati Idajet Beqiri rrëfen në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se çfarë ka ndodhur ditën që u vra Azem Hajdari. Para se të vritej, Beqiri thotë se Azem Hajdari nuk ishte në Tiranë, dhe sipas tij është marrë disa herë në telefon nga Sali Berisha. Beqiri thotë se ka dëshmitarë okularë dhe indirekt se atë ditë Hajdari ka qenë i shqetësuar dhe se ka qenë në Kavajë ka thënë “me çau kokën (për Berishën), ca do ky që merr kaq shpesh”.
-
VIDEO
'Berisha dha urdhrin për të vrarë Shkëlqim Haklajn', avokati Idajet Beqiri tregon se çfarë i tha Azem Hajdari në zyrë Muharrem Haklajt
25 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, avokati i Izet Haxhisë foli në ‘Repolitix’ në Report Tv për këtë ngjarje që sot e kësaj dite vijon të jetë e mbushur me mister. Avokati Idajet Beqiri rrëfeu një moment të takimit mes Azem Hajdarit dhe Muharrem Haklajt, të atit të Shkëlqim Hakaljt që u vra më 5 janar 1998. Idajet Beqiri thotë se Zaem Hajdari kishte pritur në takim Muharrem Haklajn dhe i ka thënë se urdhri për të vrarë djalin e tij ishte dhënë aso kohe nga Sali Berisha, madje mund do i vinte në dispozicion edhe kasetën e ku dëgjoj Berisha që ka dhënë urdhrin për vrasjen.
-
VIDEO
Arben Meçe rrëfen bisedën me Azem Hajdarin një natë para se të vritej: Kishte informacion, e dinte që do të vritej! Pjetër Arbnori nuk dilte nga shtëpia
Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Arben Mece, mik i Azem Hajdarit ka rrëfyer takimin e fundit me të një ditë para se të vritej. Ai u shpreh se Hajdari kishte informacione se do të vritej. Mece thotë se edhe Pjetër Arbnori po ruhej, pasi nuk dilte nga shtëpia
-
VIDEO
Meleq Cane: Hetuesi me tortura, si u katandisa 38 kg (12 shtator 2023)
Grabjan, Lushnje. Vjeshtë e vitit 1982. Një ngjarje e bujshme kishte trazuar gjithë kupolën e regjimit komunist, por edhe jetën e shumë të internuarve në fshatrat e internimit në Lushnje. Zbarkimi në Divjakë i Xhevdet Mustafës, bashkë me një grup burrash të stërvitur, me qëllim organizimin nga brenda Shqipërisë të një përmbysjeje të pushtetit komunist, kishte vënë në lëvizje gjithë strukturat e regjimit. Aksioni i Mustafës kishte dështuar. Por regjimi do ta shfrytëzonte këtë ngjarje për një valë të re represioni. Në Grabian, ku jetonte mes kasolleve dhe 100 halleve në internim edhe familja e Meleq Canes, kjo valë represioni do të kapte fillimisht vëllain e Meleqit, Engjëllin, të cilit i kishin bërë presione të mëdha për ta bërë bashkëpunëtor të sigurimit. Për ti shpëtuar këtij presioni, njësoj si i ati shumë vite më parë edhe Engjëlli, kishte zgjedhur të arratisej bashkë me disa kushërinj. Ishte qershor i 1983. Ishin bërë një grup i madh prej 11 vetësh, dhe ishin nisur për tu arratisur nga Bilishti. Fati kishte qenë në anën e tyre. Ia kishin dalë me sukses. Kjo ngjarje do të ishte vetëtima që paralajmëronte një furtunë të re në jetën e familjarëve që kishin mbetur në internim. Mes tyre edhe Meleqi me bashkëshorten dhe fëmijët. Hakmarrja e Sigurimit do të binte mbi ta. Arrestimi i Meleqit nuk do të vononte e pas tij një kalvar i gjatë dhe i tmerrshëm vuajtjesh për të....
-
VIDEO
Ndryshimet në qeveri, deputeti Koçi: Ishin të nevojshme! Kulluri: Qeveria po vjen duke u dobësuar
Pesë ministrat e rinj u betuan sot para Presidentit Bajram Begaj. Sa i takon kabinetit të ri qeveritar, deputeti socialist Petro Koçi thotë në Report Tv se ndryshimet ishin të nevojshme.
-
VIDEO
Kërcënohet nëna e dy të miturve nga ish-partneri/ 50-vjeçari tenton të hedhi foshnjen nga dritarja (12 shtator 2023)
U martua me mblesëri me një burrë 20 vite më të madh, 28-vjeçarja nga Tepelena, Ilma Dulaj përjetoi martesën nga dhuna barabare e i ish-bashkëshorti Gramoz Lama, i varuar nga lojërat e fatit, dhe sot e vetme me dy fëmijët e mitur pa një strehë kanë përfunduar në rrugicat e Tepelenës. Ishte viti 2017 kur xhaxhai i saj i prezantoi, Gramoz Lamaj, 48-vjeçarin, bashkëshortin e saj të ardhshëm. Në po atë vit, vendosën të martoheshin dhe të jetonin me prindërit e Gramozit. E teksa vetëm muajin e parë shijoi frytin e martesës, muajt në vijim do të ishin një tmerr i vërtetë për Ilmanë. Ish-bashkëshorti filloi të luante bixhoz dhe të gjitha paratë i humbte atje. Kur kthehej në shtëpi i dehur, ushtronte dhunë ndaj Ilmës edhe pse ajo ishte shtatzanë. Në jetë erdhi djali, por kurrë nuk mori dashurinë nga babai. Ilma kujton ngjarjen rrënqethëse, kur Gramzoi tentoi ta hidhte nga dritarja foshnjën 4 muajshe. Ishte ky momenti kur ajo vendosi ta denoncoi në polici dhe ai qëndroi në qeli për dy muaj. Një vit më vonë, e lodhur nga torturat dhe dhuna e njëpasnjëshme Ilma iu drejtua dyerve të gjykatës për zgjidhjen e martesës, ndërsa ishte shtazënë në pritje të një vajze. Në 2019 divorci u finalizua dhe gjykata vendosi që djali të ishte në kujdestarinë e nënës dhe vajza të qëndronte me të atin. Gramozi nuk mundej të kujdesej për fëmijët dhe ndaj vendosi t’i braktis, duke mos dhënë as kontributin financiar të përcaktuar nga vendimi i Gjyaktës. Ilma kërkoi ndihmë të familja e saj, por ata i kthyën shpinën duke e lënë atë të vetme vajzën dhe nipërit e tyre në mëshirë të fatit, kur babai i saj ka tentuar të helmoj djalin. Ilma gjen forcën brenda saj për t’u kujdesur për dy fëmijët, teksa ata të përballen me vuajtjet që babai i tyre iu ka faturuar.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Shtator 2023 – Receta/ Një motoriste si…/ Problematikat nga çantat e shkollës / Dr. Google
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Frikase me mish viçi / Papare me qepë dhe djathë / Paluze me sheqer të djegur.
Nazi Isufi, vajza me pasion motorat vjen në studio nga Italia me dashurinë e saj, Yamaha R6... Ajo rrëfen aventurat e saj të cilat i realizon me familjen, pasi të gjithë janë të pajisur me motor personal. Vajza 29 vjeçare, rrëfen pasionin për motorat të transmetuar nga vëllezërit e saj që në adoleshencë. ‘Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë rritej ideja për të pasur një motoçikletë timen. Derisa një ditë vendosa të nisja udhëtimin tim për të pasur një motoçikletë edhe pse prindërit e mi nuk ishin shumë dakord fillimisht, por më pas më mbështetën duke pranuar këtë pasion” shprehet ajo.
Prindërit ankohen për çanta shkollore të rënda. Sa duhet të peshojë çanta sipas peshës së fëmijës dhe si duhet mbajtur ajo për të mos patur probleme me shtyllën kurrizore? Një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, duket se çantat e shkollës vazhdojnë të jenë një shqetësim për prindërit e ciklit të ulët, kjo për faktin se pesha e tyre sjell shumë probleme për shëndetin e fëmijëve të tyre. Sipas fizioterapistëve, kjo është një problematikë që shqetëson shumë prindër…por sa është pesha normale që mund të mbajë një fëmijë? Libra, tableta, dreka apo aksesorët ndihmës… Çfarë mendojnë ekspertët për këtë gjë? Çfarë problemesh dhe pasojash shkaktojnë çantat e rënda dhe jo të duhura? Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me fizioterapisten Ledina Nikolla, e cila ndau disa këshilla efikase për fëmijët dhe prindërit e tyre.
Mënyra e marrjes së informacioneve rreth shëndetit ka ndryshuar në shumë aspekte përmes revolucionit dixhital. Për shumicën e njerëzve, interneti është bërë ndalesa e parë ku ata mësojnë dhe lexojnë rreth simptomave dhe problematikave të ndryshme mjekësore. Qasja deri tek informacioni është më e lehtë dhe pa kosto, por shpeshherë kjo sjell edhe probleme, pasi jo çdo gjë që kërkojmë është faktike dhe mund të shkaktojë një impakt psikologjik mjaft madhor. Në studion e “Rreze Dielli” inxhinieri Ermand Mertenika shprehet se nëse një person dëshiron të marrë fillimisht një infomacion në internet per problematikën e tij, është shumë e rëndësishme të dijë të kërkojë në faqe të besuara, pa harruar të theksojë se mënyra më e saktë për çdo lloj shqetësimi është takimi me mjekun!
-
VIDEO
U dhunua nga fisi Rraja, Jashar Maja flet për Report Tv: Na rrahën ditën për diell e thonë s'është dhunë! Akoma dhe sot kam probleme, marr ilaçe! Drejtësi! Nëse shteti s'e bën, do mbrohem vetë
Jashar Maja në një intervistë ekskluzive për Report TV është tepër i indinjuar lidhur me konkluzionet e akt ekspertimit që dhunën me shkopinj gome dhe bejsbolli mesditën e 6 korrikut 2023 e klasifikon si plagosje të lehtë