-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 14 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga hyn në ujë aleanca Bardhi-Berisha te ne dhe fqinjët e deri tek censusi, nis të hënën regjistrimi i ri i popullsisë dhe banesave.
-
VIDEO
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama fiton, Berisha forcë e dytë, Meta e Basha s’kalojnë as 5%! (13 shtator 2023)
Nëse ditën e sotme, 13 shtator, do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste do të korrte sërish fitore të padiskutueshme. 36.3% e qytetarëve, sipas sondazhit të Report Tv, do të votonin për t’i dhënë kryeministrit Edi Rama një tjetër mandat në krye të qeverisë, përkthyer në shifra 740 mijë qytetarë do të votonin për Partinë Socialiste.
-
VIDEO
Historia frymëzuese e Marsonës, gruaja që zgjodhi të jetojë me sytë e mendjes (13 Shtator 2023)
Marsona Taçe, gruaja nga Gramshi që jeton jetën në maksimum pavarësisht shikimit të kufizuar. Ajo ka zgjedhur të jetojë me sytë e mendjes dhe duket se ky është çelsi i suksesit të saj. Shikimi i pjesshëm nuk e ndal në kapërcimin e çdo sfide.
-
VIDEO
Flet babai i viktimës: Djali s’kishte vrimë në zemër/ Nëna me të bijën lënë studion live… (13 shtator 2023)
Në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV babai i djalit 2 vjeç që humbi jetën në çerdhen shtetërore nr 2 në Burrel dy ditë më parë mohon që fëmija të ketë lindur me probleme në zemër, siç është raportuar në informacionet paraprake. Për gazetaren Odeta Dume, Renato Hoti, tregon se në një bisedë në telefon me edukatoren para se ta dërgonin djalin me urgjencë në spital, ajo e ka njoftuar se i biri është zgjuar nga gjumi me të vjella. Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë." I prekur, babai rrëfen se kur ka shkuar në spital e ka gjetur pa shenja jete të birin, për të cilin thotë se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. "Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë". 2 vjeçari ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka ia ka dalë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. ‘Pa Gjurme’ solli gjithashtu zërin e një gruaje të dhunuar për shumë vite nga bashkëshorti i saj. 40-vjecarja pranoi të flasë, ku mes lotëve dhe dhimbjes rrefeu jetën e vështirë që bënte në kryeqytet me tre fëmijët e vegjel si dhe tregoi se ishte në proce divorci prej tij. Vera nga një fshat i Beratit, përpos dhunës dhe braktisjes nga babai i fëmijeve, sot përballet me skamjen duke lënë në mëshirë të fatit djalin me crregullim të spektrit të autizmit Dhuna në familjen e tyre ka ekzistuar që në krijimin e saj, jo vetem tek nena por dhe tek fëmijët. Babai sa here kthehej nga emigrimi, jo vetëm që nuk kontribonte në rritjen dhe kujdesjen e femijeve, por i ofendonte duke mos i dhuarar ngrohtësinë dhe dashurinë e një prindi. Prej dy vitesh nëna me dy vajzat dhe djalin, ku ky i fundit ka nevojë për përkujdesje të vecantë, jetojnë në Tiranë në një shtëpi me qira, pa asnjë mbështetje financiare. Asaj i duhet të punoj nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar qiranë dhe ushqimin, ndaj apelon për ndihmë duke iu drejtuar institucioneve.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Shtator 2023 – Receta/ ‘Dashuria e tretë’ e Osman Mulës / Shqiptarë të suksesshëm
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përvlak me qepë të njoma / Trahana me jeshillëqe / Mëlçi viçi me salcë të kuqe / Djathë fultereje (tigani).
Vjeshta nën penelin e Osman Mulës, pasioni për pikturën i artistit të madh dhe një bisedë rreth momenteve më të veçanta të jetës artistike dhe familjare… Osman Mula është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetra festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime. Vjen nga një familje e njohur, mbiemrin e së cilës e ka ngritur lart dhe e ka nderuar duke përcjellë dashurinë për profesionin dhe për muzikën dhe tek fëmijët e tij këngëtarja Evis Mula dhe aktori Enson Mula. Është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka ngritur spektaklin në nivelet më të larta të kohës duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen. Në studion e “Rreze Dielli” ai u ndal më shumë në një tjetër pasion të tijin, pikturën, ‘dashurinë e tretë’ siç e cilëson ai. Edhe pse një pasion i vonshëm, pikturat e tij plot jetë e ngjyra të lënë pa fjalë.
Në studion e Rreze Dielli me Jorida Guda, ‘mbretëresha e ndërtimeve të reja’ në Florida, brokerja e suksesshme në shitjen e pasurive të paluajtshme. Jorida Guda, vajza me origjinë nga jugu i Shqiperisë është shpërngulur në Amerikë në moshë të vogël me familjen. Jorida është Real Estate Broker dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Hudson Exclusive në Florida. E diplomuar në financë ajo ka punuar për shumë kompani të njohura të brokerimit të pasurive të patundshme. Gjithashtu është specializuar dhe në shitjen e fshatrave turistike dhe ka dalë disa herë si Top Broker në Southwest Florida. Fokusi i saj kryesor në Hudson Exclusive është të menaxhojë dhe ndihmojë bashkëpunëtorët e pasurive të patundshme të arrijnë qëllimet e tyre personale dhe profesionale për të rritur biznesin e tyre të pasurive të patundshme.
-
VIDEO
Gazment Bardhi thërret sërish në takim Berishën dhe deputetët e tij
Disa ditë pas mbledhjes së përbashkët të grupeve të drejtuara nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, ish kreu i grupit të PD, ka thirrur takimin e radhës sot në orën 13:00 në sallën e mbledhjeve të Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.
-
VIDEO
Nga nudot e vajzave tek stoli i dashurisë... Osman Mula në një rrëfim për 'dashurinë e tretë'
Vjeshta nën penelin e Osman Mulës, pasioni për pikturën i artistit të madh dhe një bisedë rreth momenteve më të veçanta të jetës artistike dhe familjare…
Osman Mula është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetra festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime. Vjen nga një familje e njohur, mbiemrin e së cilës e ka ngritur lart dhe e ka nderuar duke përcjellë dashurinë për profesionin dhe për muzikën dhe tek fëmijët e tij këngëtarja Evis Mula dhe aktori Enson Mula. Është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka ngritur spektaklin në nivelet më të larta të kohës duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen.
Në studion e “Rreze Dielli” ai u ndal më shumë në një tjetër pasion të tijin, pikturën, ‘dashurinë e tretë’ siç e cilëson ai. Edhe pse një pasion i vonshëm, pikturat e tij plot jetë e ngjyra të lënë pa fjalë…
-
VIDEO
Njihuni me shqiptaren e suksesshme që shet fshatra turistike në Amerikë
Në studion e Rreze Dielli me Jorida Guda, ‘mbretëresha e ndërtimeve të reja’ në Florida, brokerja e suksesshme në shitjen e pasurive të paluajtshme.
Jorida Guda, vajza me origjinë nga jugu i Shqiperisë është shpërngulur në Amerikë në moshë të vogël me familjen. Jorida është Real Estate Broker dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Hudson Exclusive në Florida. E diplomuar në financë ajo ka punuar për shumë kompani të njohura të brokerimit të pasurive të patundshme. Gjithashtu është specializuar dhe në shitjen e fshatrave turistike dhe ka dalë disa herë si Top Broker në Southwest Florida. Fokusi i saj kryesor në Hudson Exclusive është të menaxhojë dhe ndihmojë bashkëpunëtorët e pasurive të patundshme të arrijnë qëllimet e tyre personale dhe profesionale për të rritur biznesin e tyre të pasurive të patundshme.
-
VIDEO
Videoskandali seksual/ Gjykata refuzon sërish Alma.K! Nuk i ndryshon masën e sigurisë
40 vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, po kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj.
-
VIDEO
Përvlak me qepë të njoma nga zonja Albana
Përvlak me qepë të njoma
Përbërësit:
- 500 gr miell misri
- 5 qepë të njoma
- Ujë të vakët / dhallë
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Përziejmë miellin e misrit me ujë të ngrohtë ose dhallë. Kaurdisim qepën, zëmë brumin me kripë, vaj, sipas dëshirës mund të shtojmë djathë. E vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Djathë fultereje (tigani) ideale për të shoqëruar pjata të ndryshme nga zonja Albana
Djathë fultereje (tigani)
Përbërësit:
- Djathë i bardhë
- 1 lgj mazë
- 1 lgj gjalpë
Përgatitja:
Vendosim në një tigan gjalpin që të tretet. Thërrmojmë djathin e bardhë, shtojmë mazën dhe e kaurdisim. Me djathin e kaurdisur mund të shoqërojmë gatime të ndryshme sipas dëshirës.
-
VIDEO
Trahana me jeshillëqe nga zonja Albana
Trahana me jeshillëqe
Përbërësit:
- 5 lgj trahana
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 dorë hithra
- 3 lgj gjizë ose djathë i thërrmuar
- 3 lgj vaj ulliri
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper
Përgatitja:
Skuqim qepën e grirë me kripë në vaj ulliri, shtojmë karrotën dhe pak ujë. Në një tas hollojmë trahananë dhe e shtojmë në tenxhere. Në fund shtojmë hithrat e grira. E lëmë gatimin të marrë valë për pak minuta dhe më pas rregullojmë shijen duke shtuar gjizë dhe erëzat.