Patëllxhanë të marinuar me vaj dhe uthull nga zonja Albana

5 Shtator 2023, 13:03

Sallatë e ftohtë me patëllxhanë të marinuar me vaj dhe uthull

Përbërësit:

  • 2 kg patëllxhanë
  • 80 gr kripë
  • 200 ml vaj ulliri
  • 80 ml uthull molle
  • Miell
  • Hudhër
  • Majdanoz

Përgatitja:

Patëllxhanët i lajmë, qërojmë lëkurën dhe më pas i presim në disqe rreth 2 cm. I vendosim në një enë të thellë me ujë dhe kripë, vendosim një pjatë sipër dhe i lëmë për disa minuta.

Më pas kullojmë patëllxhanët, i thajmë dhe i skuqim me vaj bimor pasi i kemi spërkatur me pak miell. Patëllxhanët e skuqur i vendosim në një tavë, i spërkasim me vaj ulliri, uthull molle, hudhër, mjadanoz. E vendosim sallatën në frigorifer që të realizohet marinimi i duhur.