-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Shtator 2023 – Receta / Detektivi privat / Shqiptari pjesë e dronit Bajraktar / Histori frymëzimi
Zonja Albana solli plot katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë role me gjizë dhe vezë/ Kavurme, gatim me mish, domate dhe speca / Qofte të ftohta me salçiçe pule / Hallvë e ftohtë.
Feliks Haxhija, detektivi më i vlerësuar në Dallas, SHBA, rrëfen eksperiencën e tij në këtë profesion dhe na zbulon rastet më të vështira të investigimit, me temë tradhtinë në çift. Feliks Haxhija është një detektiv privat nga ata të vërtetët siç kemi parë nëpër filma. Ai punon në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht ushtron profesionin e detektiv-it privat në shumë çështje të rëndësishme. Feliksi, me origjinë nga Vlora, është kualifikuar si një ndër detektivët më të mirë të Dallasit, falë pasionit dhe përkushtimit në punë. Ai ka themeluar së fundmi dhe agjencinë e tij private të investigimit dhe prej vitesh vlerësohet me yje për shërbimet profesionale që ofron.
Prof. Dr. Ilir Çapuni, inxhinieri shqiptar, pjesë e ekipit turk që krijoi dronin "çudibërës" Bajraktar, që fluturon pa pilot dhe qëndron në ajër rreth 27 orë. Ilir Çapuni ka marrë titullin e doktorit të shkencave kompjuterike në Boston University në 2012. Aktivitetin e tij akademik e ka ushtruar në Universitetet më të mira, ku ka stërvitur dhe ekipet olimpike në informatikë duke sjellë medalje të para në Olimpiada Ndërkombëtare. Aktualisht jetën dhe karrierën e ndan mes Ulqinit, Tiranës, Turqisë dhe Amerikës. Kur u krijua droni i njohur Bayraktar, Iliri Çapuni ishte një ndër inxhinierët që u përfshi në pjesën inxhinierike të dronit më popullor luftarak në botë. Aktualisht ndodhet në Turqi, pasi është ende i përfshirë me këtë projekt. Iliri gjithashtu është marrë dhe me projektet robotike, për pajisjet eksperimentale autonome.
Në skype nga Kalifornia me Besjana Mullahi, konsulentja financiare e cila ndihmon fëmijët shqiptarë duke sjellë para dhe ndihma përmes një Fondacioni të krijuar prej saj. Besjana Mullahi, është konsulente financiare, jeton dhe punon në Kaliforni prej shumë vitesh. Profesioni i saj ka të bëjë me këshillat që ajo u jep klientëve që duan të investojnë në treg. Përveç angazhimit profesional, Besjana ka themeluar Fondacionin “Me Zemër” së bashku me disa miq të saj, të cilët ndajnë qëllimin për të ndikuar pozitivisht në grupet më vulnerabël në Shqipëri dhe Kosovë. Fokusi janë kryesisht gratë dhe fëmijët në nevojë. Vizioni i tyre është që të gjithë ata që e vlerësojnë kulturën shqiptare mund të sfidojnë vështirësitë ekonomike rajonale të shumë familjeve në nevojë duke kontribuar në mënyrë domethënëse. Besjana Mullahi rrëfen dhe pasionin e saj për pianon trashëguar nga i ati, kompozitori i njohur Gazmed Mullahi.
-
VIDEO
Kërkon detektiv privat, zbulon tradhtinë me kunatën… ‘Kishin dhe fëmijë’ rrëfehet detektivi
Në studion e "Rreze Dielli" me Feliks Haxhija, detektivi më i vlerësuar në Dallas, SHBA, i cili rrëfen eksperiencën e tij në këtë profesion dhe na zbulon rastet më të vështira të investigimit, me temë tradhtinë në çift.
Feliks Haxhija është një detektiv privat nga ata të vërtetët siç kemi parë nëpër filma. Ai punon në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht ushtron profesionin e detektiv-it privat në shumë çështje të rëndësishme. Feliksi, me origjinë nga Vlora, është kualifikuar si një ndër detektivët më të mirë të Dallasit, falë pasionit dhe përkushtimit në punë. Ai ka themeluar së fundmi dhe agjencinë e tij private të investigimit dhe prej vitesh vlerësohet me yje për shërbimet profesionale që ofron.
-
VIDEO
Inxhinieri shqiptar, pjesë e ekipit të realizimit të dronit Bajraktar, droni më luftarak në botë
Në studion e "Rreze Dielli" me Prof. Dr. Ilir Çapuni, inxhinierin shqiptar, pjesë e ekipit turk që krijoi dronin "çudibërës" Bajraktar, që fluturon pa pilot dhe qëndron në ajër rreth 27 orë.
Prof. Dr. Ilir Çapuni ka marrë titullin e doktorit të shkencave kompjuterike në Boston University në 2012. Aktivitetin e tij akademik e ka ushtruar në Universitetet më të mira, ku ka stërvitur dhe ekipet olimpike në informatikë duke sjellë medalje të para në Olimpiada Ndërkombëtare.
Aktualisht jetën dhe karrierën e ndan mes Ulqinit, Tiranës, Turqisë dhe Amerikës. Kur u krijua droni i njohur Bayraktar, Iliri Çapuni ishte një ndër inxhinierët që u përfshi në pjesën inxhinierike të dronit më popullor luftarak në botë. Aktualisht ndodhet në Turqi, pasi është ende i përfshirë me këtë projekt. Iliri gjithashtu është marrë dhe me projektet robotike, për pajisjet eksperimentale autonome.
-
VIDEO
E bija e kompozitorit të njohur, konsulente financiare në Amerikë në ndihmë të familjeve në nevojë
Në studion e 'Rreze Dielli" në skype nga Kalifornia me Besjana Mullahi, konsulentja financiare e cila ndihmon fëmijët shqiptarë duke sjellë para dhe ndihma përmes një Fondacioni të krijuar prej saj.
Besjana Mullahi, është konsulente financiare, jeton dhe punon në Kaliforni prej shumë vitesh. Profesioni i saj ka të bëjë me këshillat që ajo u jep klientëve që duan të investojnë në treg. Përveç angazhimit profesional, Besjana ka themeluar Fondacionin “Me Zemër” së bashku me disa miq të saj, të cilët ndajnë qëllimin për të ndikuar pozitivisht në grupet më vulnerabël në Shqipëri dhe Kosovë. Fokusi janë kryesisht gratë dhe fëmijët në nevojë. Vizioni i tyre është që të gjithë ata që e vlerësojnë kulturën shqiptare mund të sfidojnë vështirësitë ekonomike rajonale të shumë familjeve në nevojë duke kontribuar në mënyrë domethënëse.
Besjana Mullahi rrëfen dhe pasionin e saj për pianon trashëguar nga i ati, kompozitori i njohur Gazmed Mullahi.
-
VIDEO
Kavurme, gatimi turk me mish, domate dhe speca nga zonja Albana
Kavurme, gatim me mish, domate dhe speca
Përbërësit:
- 800 gr mish viçi
- 200 gr dhjamë
- 1 qepë
- 3 speca jeshil
- 1 spec i kuq
- 4 thelpinj hudhër
- 3 domate
- 1 gjethe dafine
- 1 lç spec i kuq i ëmbël
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim mishin në kubikë të vegjël sikurse dhe dhjamin.Kaurdisim dhjamin në tigan pa vaj. Kur dhjami të fillojë të mblidhet e të rreshket shtojmë mishin. E kaurdisim gjatë, më pas shtojmë specat dhe qepën. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë më pas pak ujë dhe e lemë gatimin derisa të përthithet uji. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë domatet.
-
VIDEO
Byrek me petë role me gjizë dhe vezë nga zonja Albana
Byrek role me gjizë dhe vezë
Përbërësit:
- 600 gr miell
- 1 lç kripë
- 1 majë luge sheqer
- 450 ml ujë
- 300 gr gjizë
- 2 vezë
- 3 lgj kos të trashë
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Pasi zëmë brumin e ndajmë në kuleçë dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Kuleçët i vendosim në vaj, më pas i hapim petët njëra mbi tjetrën sa pëllëmba e dorës duke i spërkatur me vaj. I lëmë përsëri petët të pushojnë për 20 minuta të tjera.
Ndërkohë në një enë rrahim vezët, shtojmë gjizën dhe kosin e trashë. Spërkasim një tepsi rrethore me vaj, hapim petët, vendosim mbushjen dhe e mbledhim role. Vazhdojmë kështu me të gjitha petët derisa të mbushet komplet tepsia. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 250 gradë për 15 minuta. Pasi të piqet e lagim me pak ujë të gazuar që byreku të qëndrojë i butë.
-
VIDEO
Qofte të ftohta me salçiçe pule nga zonja Albana
Qofte të ftohta me salçiçe pule
Përbërësit:
- 1 pako salçiçe pule FIX
- 2 vezë të ziera
- 1 lgj majonezë
- 1/2 tufë majdanoz
Përgatitja:
Salçiçet dhe vezët e ziera i kalojmë në rende. I vendosim në një tas me majonezën dhe majdanozin. I lëmë në frigorifer të mpiksen dhe më pas krijojmë qofte në toptha, të cilat i konsumojmë të ftohta.
-
VIDEO
Hallvë e ftohtë nga zonja Albana
Hallvë e ftohtë
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 gotë e gjysmë sheqer pluhur
- 200 gr gjalpë
Përgatitja:
Në një enë përziejmë miellin derisa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë sheqerin pluhur duke e përzierë. Në një enë tresim gjalpin ose margarinën. E shtojmë tek mielli dhe e punojmë derisa të krijohet një masë e butë. E kalojmë në një tepsi dhe e shtypim fort me një shpatull gatimi.
E presim në formë trekëndëshi ose katrore.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 7 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Lefter Koka vetëshpallet i pafajshëm te Berisha prezanton "librin e zi" të 14 majit e deri tek nuk janë më Shik, "çmontojini" çekët.
-
VIDEO
Basha-Berisha lufta në Kuvend për zgjedhoren (6 shtator 2023)
Është rikthyer sonte në sezonin e ri emisionin Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Në emisionin e mbrëmjes së sotme ishte në fokus kriza e thellë e Partisë Demokratike. Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës ata të Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët me qëllim unifikimin e aksionit opozitar
-
VIDEO
Kriza në PD, Haklaj në Repolitix: Bardhi, truri i shkatërrimit të demokratëve! Çaça: Basha s’është i zgjedhuri i SHBA-së si ‘ylli polar’ i opozitës
Është rikthyer sonte në sezonin e ri emisionin Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Në emisionin e mbrëmjes së sotme ishte në fokus kriza e thellë e Partisë Demokratike. Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës ata të Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët me qëllim unifikimin e aksionit opozitar
-
VIDEO
Arrestimi i Behar Bajrit, mediat franceze: Kishte aplikuar për azil në Francë në 2021
Mediat franceze shkruan se shqiptari i shumëkërkuar kishte kërkuar azil në Francë në vitin 2021. Duke e cilësuar Bajrin si bos të mafias, media franceze thekson se i arrestuari në Strasburg, dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Gjin Boriçit, njërit prej rivalëve të tij në Shkodër më 9 gusht 2020.