• VIDEO

    Dosja e SPAK/ Ahmetaj udhëtoi bashkë me Mirel Mërtirin me charter e avion në 6 raste! Klodian Zoto i pagoi ish-ministrit qëndrimet në hotele në BE

    Report Tv sjell detaje të tjera nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn. Në dosje thuhet se Arben Ahmetaj kishte njohje të hershme me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, e madje njohje që shkonin në miqësi të ngushtë. Në dosjen e SPAK thuhet se pikërisht nga kjo njohje që Ahmetaj kishte me Zoton dhe Mërtirin ka bërë që shoqëria AlbTek Energy të përfitonte koncesionin për inceneratorin e Elbasanit.

    • VIDEO

      'Ta tregoj unë kur të takohemi nga afër', zbardhen mesazhet kërcënuese që mori Lulzim Maja! U prit në takim nga Tonin Vocaj

      Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës që u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja në një lokal në Thumanë, mori mesazhe kërcënuese në Facebook të hënën e 10 korrikut.

    • VIDEO

      Nise ditën me pozitivitet dhe energji të mirë! Si ta bëjmë këtë? Ja ‘ushqimet’ shpirtërore…

      Si ta nisim ditën me pozitivitet dhe energji të mirë? Pse bukuria jonë e jashtme varet nga bukuria e brendshme? Si të jetojmë një jetë të balancuar mes trupit, mendjes dhe shpirtit?

      Në studion e “Rreze Dielli” flasim për balancën që duhet të ekzistojë mes botës së brendshme dhe asaj të jashtme. Mentorët dhe trajnerët e jetës në kohët e sotme janë personat që kanë ndikim në mënyrën sesi duhet ta organizojmë kohën cilësore në jetën tonë. Eglent Bici, investitor dhe trainer coach, rrëfeu eksperiencën e tij të nisjes së ditës me mendimet që ushqejnë trurin dhe shpirtin. Ndërsa Donika Gunther, këshilluese jete dhe mësuese në Amerikë tregoi disa mënyra praktike sesi të mposhtim energjinë negative dhe njerëzit toksikë nga jeta jonë. Dermatologia Brunilda Bardhi nënvizoi se për të pasur një bukuri të plotë dhe tërheqëse, është e rëndësishme të punojmë në zhvillimin dhe pasurimin e brendësisë sonë, si dhe të trajtojmë të tjerët me mirësi dhe dashuri. Vetëm atëherë bukuria jonë e jashtme do të përmbledhë esencën dhe shkëlqimin e vërtetë të brendësisë sonë. 

    • VIDEO

      Byrek sipas traditës Turke me gjizë dhe vezë nga zonja Albana

      Byrek me gjizë dhe vezë

      Përbërësit:

      Për brumin:

      • 6 vezë
      • 4 e ½ gota miell
      • 1 e ½ lç kripë

      Për mbushjen:

      • 500 gr gjizë
      • 5 vezë
      • 2 gota qumësht

      Përgatitja:

      Zëmë brumin me vezët, kripën dhe miellin. E vendosim brumin të pushojë në frigorifer për rreth 1 orë. Më pas e ndajmë brumin në kuleçë dhe hapim petët 2 e nga 2. Kur petën e kemi gati, e vendosim në një tenxhere me ujë të vluar për 2 minuta. Më pas e kalojmë në ujë të ftohtë. I vendosim petët në një tepsi të rrumbullakët të cilën e kemi lyer me gjalpë. Në çdo 2 petë shtrojmë masën e vezëve me qumështin dhe gjizën. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40 minuta. 

    • VIDEO

      DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për Arben Ahmetaj! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi

      Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkon Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj. Për të shqyrtuar këtë kërkesë, kryetarja e Kuvendit ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të mandateve në orën 16:00, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të deputetit, Ahmetajt.

      • VIDEO

        Supa më e mirë e verës / Supë kremoze me domate nga zonja Albana

        Supë e ftohtë me domate

        Përbërësit:

        • 4 domate të pjekura
        • 1 spec të kuq
        • 2-3 qepë të thata
        • 2 thelpinj hudhër
        • 4 lgj vaj ulliri
        • 2 lgj uthull balsamike
        • Lëng limoni
        • Domate qershi
        • Borzilok i freskët
        • Kripë, piper, erëza

        Përgatitja:

        Presim domatet, specat dhe qepët në feta ose në kubikë të mëdhenj. I marinojmë perimet me kripë dhe erëza dhe i vendosim në një tavë ku shtojmë dhe thelpinjtë e hudhrës. Tavën me perime e vendosim në furrë në 200 gradë për 15 minuta. Më pas perimet i frulatojmë duke shtuar lëngun e limonit dhe uthullën balsamike. Rregullojmë shijen me vaj ulliri dhe erëza sipas dëshirës. E lëmë supën të ftohet dhe e servirim me pak domate qershi të kaurdisura me pak kripë.

      • VIDEO

        Pastiçe fshati në pak minuta me perime dhe sallam crudo zonja Albana

        Pastiçe fshati me perime dhe sallam crudo  

        Përbërësit:

        • 1 pako makarona
        • 300 gr djathë
        • 3 gota qumësht
        • 3-4 vezë
        • 1 lgj niseshte
        • 1 lgj gjalpë
        • 2 lgj vaj ulliri
        • 1 kungull
        • 1 karrotë
        • 2 speca (jeshil dhe i kuq)
        • Sallam Crudo Hungarez FIX
        • Kripë, piper i zi

        Përgatitja:

        Vendosim makaronat të ziejnë për rreth 5 minuta në ujë me kripë. Ndërkohë tresim niseshten në qumësht e trazojmë mirë, më pas shtojmë vezët duke vazhduar trazimin. Vendosim një tenxhere në zjarr me pak gjalpë dhe sapo gjalpi të fillojë të shkrijë shtojmë qumështin me niseshte dhe vezë. E trazojmë vazhdimisht me tel dore derisa masa të bëhet kremoze.

        Makaronat e zjera i vendosim në një tas ku i përziejmë me pak vaj ulliri, djathin e thërrmuar, sallamin e prerë në feta dhe perimet në kubikë. I kalojmë makaronat në një tavë dhe sipër tyre hedhim kremin e qumështit. Sipas dëshirës mund t’a spërkasim me pak djathë, e vendosim pastiçen në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për 30 minuta.  

      • VIDEO

        'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 11 korrik 2023

        Titujt e gazetave për sot, nga SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt te Presidenti dekreton Ballën si ministër të Brendshëm e deri tek ora e Championsit për Partizanin.

      • VIDEO

        A do 'tregojë shokët' Ahmetaj dhe Rrajat e Rilindjes (10 korrik 2023)

        Plot 400 faqe është dosja për ish zv kryeministrin Arben Ahmetajn, i cili është nën akuzë për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë. Lajmin e ka bërë më dije kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo.

        • VIDEO

          Bardhi në Report Tv: Pyeta Dumanin pse i keni zgjatur kaq shumë hetimet për Ahmetajn, ja çfarë më tha! Kuvendi do e shtyjë miratimin e kërkesës

          Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi thotë se Kuvendi do e miratojë kërkesën e SPAK në datën 20 korrik, me qëllim që Ahmetajt t’i jepet kohë. Me tej ai tha se një pyetje e ka patur edhe për kreun e SPAK, Altin Dumanin për hetimet e stërzgjatura për Ahmetajn. Si përgjigje, Dumani i tha se qëllimi i SPAK është të kryejë një hetim të plotë.

           
        • VIDEO

          Bardhi në Report Tv: Dosja e SPAK për Ahmetajn 400 faqe, vërtetohen lidhjet e tij me Mërtirin dhe Zoton! Të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë

          Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 pyetjet’ Ilir Babaramo ka folur në lidhje me kërkesën e sotme të SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Sipas Bardhit, kërkesa në fjalë përmban një hetim të detajuar për ish-ministrin e Financave dhe vërteton lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin

          • VIDEO

            Mungesa e stafit në industrinë e turizmit, Kasa: Detyrohemi të marrim punonjës nga Azia! Muça: Rrisni rrogat e punonjësve vendas! Ceno: Pagat janë të larta

            Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, Erion Muça, ekspert këshillimi për punesimin dhe Zv.kryetarja e Operatorëve Turistike në Vlorë, Anisa Ceno diskutuan në Report Tv për problemet në industrinë e turizmit.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv