-
VIDEO
Probleme me veshkat? Altin Joka:Ushqimet më të mira dhe çajrat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre
Me nutricionistin dhe specialistin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ për shëndetin e veshkave, shenjat paralajmëruese se ky organ po dëmtohet dhe ushqimet që ndihmojnë për pastrimin e tyre…
Cili është roli i veshkave në organizëm? Ka njerëz që kanë 3 veshka, a janë më të rrezikuar nga sëmundjet e këtij organi? Cilat janë simptomat më të zakonshme që paralajmërojnë problemet në veshka? Çfarë zakonesh, ushqimesh apo shkaqesh na dëmtojnë veshkat? A funksionon kura popullore që njihet masivisht: me limon e majdanoz për veshkat? Cilat janë ushqimet që ndihmojnë për një veshkë të shëndetshme, apo që e pastrojnë atë?
-
VIDEO
Recetë në 2 minuta, Kungulleshka kotoletë me djathë nga zonja Albana
Kungulleshka kotoletë
Përbërësit:
- 4 kungulleshka të njoma
- 200 gr proshutë
- 150 gr djathë mocarela
- 2 vezë
- Miell gruri
- Thërrime buke
- Vaj bimor
- Kripë
Përgatitja:
Lajmë mirë kungulleshkat dhe i presim horizontalisht duke përftuar feta rreth 0,5 cm të trasha. Presim gjithashtu mocarelën në feta të holla dhe e lëmë të kullojë në mënyrë që të humbasin ujin e tyre. Vendosim fetat e kungujve në një dërrasë prerëse dhe i mbushim me një fetë mocarela dhe një proshutë. Vendosim mbi proshutë një fetë kungulli dhe e kalojmë fillimisht në miell, më pas në vezët e rrahura me pak kripë dhe në fund në thërrimet e bukës. I skuqim në vaj të bollshëm dhe i shërbejmë sipas dëshirës, si të ngrohta ashtu edhe të ftohta.
-
VIDEO
Akullore pa qumësht me shalqi nga zonja Albana
Akullore pa qumësht me shalqi
Përbërësit:
- 1 shalqi
- 100 gr sheqer
- Lëng limoni
- Gjethe dhjozme
Përgatitja:
Presim frutin e shalqirit në feta. Largojmë lëkurën dhe pjesën e brendshme e presim në kubikë pasi kemi larguar farat. I vendosim kubikët në një blender së bashku me lëngun e limonit dhe sheqerin. Pasi masa është bërë e njëtrajtshme e vendosim në një enë, e mbulojmë me membranë kuzhine dhe e vendosim në frigorifer në akull për 6-8 orë. Pasi akulloja të jetë bërë gati e servirim me pak gjethe dhjozme për aromë.
-
VIDEO
Byrek me speca gogozhare nga Katerina Gremo
E ftuar në këndin e gatimit të “Rreze Dielli” Katerina Gremo, shefe kuzhine si dhe autore e disa librave në fushën e kulinarisë. Katerina Gremo jeton prej disa vitesh në Athinë.
Byrek me speca gogozhare
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 1 kg speca
- 2 qepë të thata
- 300-400 gr djathë të bardhë
- 2-3 vezë
- 1 tufëz majdanoz
- 1 lugë kafe fara speci djegës
- 2 lugë miell misri ose miell ermik
- 1/2 filxhan çaji vaj
- Kripë, piper
Brumë i hollë për petat:
- 1 filxhan çaji miell
- 1 filxhan ujë
- ½ filxhan çaji vaj
Përgatitja:
Presim qepët në fije të holla, ndërsa specat në rrathë ose gjysmë rrathë të holla. Në një tigan të thellë kaurdisim qepët me pak kripë. Sapo qepët të bëhen transparente shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper, majdanoz. Pasi specat të jenë zbutur lehtësisht shtojmë miellin, i përziejmë dhe i lëmë mënjëanë të ulin temperaturën. Më pas shtojmë djathin e thërmuar dhe vezët e rrahura lehtë. Përziejmë miellin me ujin, vajin dhe pak kripë.
Lyejmë një tavë me vaj, shtrojmë petat e zhubrosura një e nga një duke i lyer me brumin e hollë të pregatitur. Në gjysmat e petëve shtrojmë mbushjen me speca dhe më pas vazhdojmë me petat e tjera derisa të mbarohen. Në fund e spërkasim byrekun me brumin e hollë me vaj, e presim në racione dhe e pjekim në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 45-50 minuta.
-
VIDEO
Çokollata dietike si dhe për diabetikë nga Katerina Gremo
E ftuar në këndin e gatimit të “Rreze Dielli” Katerina Gremo, shefe kuzhine si dhe autore e disa librave në fushën e kulinarisë. Katerina Gremo jeton prej disa vitesh në Athinë.
Çokollata diabetike
Përbërësit:
- 200 gr çokollatë e zezë
- 200 gr tahini
- Cipë portokalli
Përgatitja:
Në një enë copëtojmë çokollatën dhe e shkrijmë në banjomari. Shtojmë më pas tahinin duke e përzier si dhe cipën e grirë të portokallit. Pasi e kemi punuar mirë brumin e çokollatave e vendosim në forma. I lëmë të ftohen dhe i kemi gati për konsumim duke i mbajtur në një vend të freskët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 6 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga studentët e mjekësisë 5 vjet peng në Shqipëri te muaji i acarit mes Ramës e Kurtit e deri tek KLSH evidenton 138 miliardë lekë dëm ekonomik në buxhet gjatë 2022.
-
VIDEO
Ligji kundër largimit të mjekëve (5 korrik 2023)
Qeveria shqiptare prezantoi ditën e sotme projektligjin që ka si synim frenimin e largimit të bluzave të bardha, i cili parashikon që studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.
-
VIDEO
Detyrim të punojë 5 vite në vendin tonë, studenti i mjekësisë në ‘Repolitix’: Jam gati t’i shërbej Shqipërisë, por jo me detyrim
Studenti i Mjekësisë, Mario Rabiaj thotë në Report Tv se është gati t’i shërbejë Shqipërisë, por jo me detyrim siç e ka parashikuar qeveria përmes projektligjit të fundit ku i detyron ata të punojnë 5 vite në vendin tonë pasi të përfundojnë studimet e më pas të marrin diplomën. Ai thotë se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se do të vazhdojnë me protestat.
-
VIDEO
Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri: Mentoi Kikia në ‘Repolitix’: Masa emergjente! Të hartohet edhe për agronomët e profesionet e tjera
Gazetari Mentor Kikia foli në Report Tv për projektligjin e qeverisë për detyrimin e studentëve të mjekësisë 5 vite në vendin tonë. Kikia thotë se e mbështet këtë zgjidhej pasi jemi në kushtet ku vendi mund të mbesë pa mjekë, por sipas tij janë një sërë problemesh të tjera pasi politika shqiptare ka dështuar për të motivuar të rinjtë që të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Kikia ngrenë alarmin edhe për profesione të tjera, si agronomët, ku thotë se qeveria duhet të marrë masa pasi mundtë ngelim edhe pa agronomë. Ai thotë se ka vetëm 260 agronomë në vend.
-
VIDEO
Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri, zv.ministrja: Synojmë të frenojmë largimet! Gjini: Ju sigurojmë shqiptarëve shërbim për vitet e ardhshme
Qeveria shqiptare prezantoi ditën e sotme projektligjin që ka si synim frenimin e largimit të bluzave të bardha, i cili parashikon që studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.
-
VIDEO
Babai e akuzoi për zhdukjen e të vëllait/I biri:Edhe unë jam i humbur (05 korrik 2023)
Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Kampioni i pëshëngritjes në ekipin e Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët më 14 maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri. Nga studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ familjarët kanë bërë apel për ndihmë, ndërsa pas publikimit të rastit ata kanë marrë kërcënime nga persona të panjohur. Një fakt të tillë e dëshmon në një lidhje me skype nga Greqia motra e të humburit Ardiana Kalemaj. Përpos shantazheve që ka marrë, ajo nuk ka hequr dorë së kërkuari vëllanë. E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri. Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që Almiri ka besuar se është djali i tij, rëndoi edhe më shumë gjendjen psikologjike të të riut.
-
VIDEO
Bashkëjetoi me 30 qen në shtëpi, flet Ali Bali: Oraret e punës m'i sistemon Zoti (5 korrik 2023)
Ai ka arritur të kuptojë botën e qenve dhe herë pas here merret me trajnimin e tyre. Gjithashtu një pjesë të konsiderueshme e kalon duke u kujdesur për qentë që kanë nevojë për hotel ose për kopsht kur pronarët shkojnë me pushime. Aliu është praktikant i fesë islame dhe na tregon se falë besimit jeta e tij është më e thjeshtë. Na informon më shumë rreth botës së katërputroshave, si të kuptojmë sjelljet e tyre, karakteristikat e qenve dhe kujdesin që kërkojnë.