-
VIDEO
Pas 59-vitesh Hasan Sinaja mëson të vërtetën/Nëna iu abuzua në familje... (10 korrik 2023)
Hasani me Hysenin erdhën në jetë më 9 dhjetor 1963. Ata u lindën në maternitetin e Tiranës ku edhe u braktisën nga nëna e tyre Leme Hysa. Menjëherë pas braktisjes, binjakët u dërguan në shtëpinë e foshnjes po në kryeqytet ku qëndruan deri në moshën 1-vjeçare. Fati donte që binjakët të birësoheshin brënda një fisi,ku do mbanin të njëjtin mbiemër. Hasani u birësua nga Hajdar dhe Hankushe Sinanaj nga Lapardhaja e Beratit, ndërsa Hyseni nga çifti tjetër Sinanaj, në Kuçovë. Me vëllain u rritën bashkë edhe pse jetonin në familje të ndara. Ishin në moshën 14 vjeçare kur njerëzit i thonin se ishin vëllezër, por ato nuk e besonin edhe pse habiteshin për shkak të ngjashmërisë si dy pika ujë. Hasani u rrit me shumë dashuri nga prindërit birësues dhe nuk do ta kishte menduar kurrë se ato nuk ishin gjaku i tij. Ishte në moshën 20-vjeçare kur Hasanit i vjen letra për ushtar, dhe aty zbulon të vërtetën. Përherë të parë, lexon emrat e prindërve biologjik Halil dhe Leme Hysa nga Dibra. Kureshtja për ti njohur e vendosi në lëvizje dhe në moshën 27 vjeçare zbulon historinë e tij dhe të vëllait binjak.
-
VIDEO
Vera përvëluese, Spak-u, godet shumë lartë! (10 korrik 2023)
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me dosjen e ish-ministrit. Sipas Vangjelit, dy pikat kryesore ku po heton SPAK janë dy vilat e Arben Ahmetajt, njëra në Hamllaj dhe tjetra në një resort jug të vendit, të cilat ish-ministri nuk i justifikon dot. Më tej Vangjeli tha se një nga vilat, sipas pretendimit të Ahmetajt i përket një shtetase zvicerane
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Korrik 2023 – Receta / Horoskopi javor / Kistet në vezore
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë me salcë kosi dhe djathra / Pite pa petë me mish pule dhe kunguj.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 10-16 korrik 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë rrezatuese në lidhje me ekonominë. Përgjatë kësaj jave do të merren vendime shumë të rëndësishme të cilat kryesisht do të kenë lidhje me fushën e punës dhe dokumentacionit. Eshtë një periudhë shumë e mbarë në këtë drejtim për të bërë lëvizjet e duhura. Ndërsa sa i takon shenjës me ndikime më favorite planetare, është Shigjetari. I favorizuar si në ekonomi ashtu dhe në një çështje shit-blerje. Mund të themi se është java e Shigjetarit për të stabilizuar çdo problematikë në jetën e tyre, kjo falë ndikimit planetar. Gjithashtu kjo javë do të ofrojë shumë mundësi për të gjitha shenjat e horoskopit, ndaj duhet të tregohen të vëmendshme për të shfrytëzuar në më të mirën e tyre çdo moment.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, folëm për kistet në vezore dhe trajtimin alternativ përmes bimëve mjekësore. Sot një pjesë e madhe e femrave vuan nga kjo problematikë. Po çfarë janë kistet në vezore dhe nga se shkaktohen ato? Vezoret janë pjesë e sistemit riprodhues të femrës. Ato janë të vendosura në pjesën e poshtme të barkut në të dy anët e mitrës. Gratë kanë dy vezore që prodhojnë vezë, si dhe hormonet estrogjen dhe progesterone. Ndonjëherë, një qese e mbushur me lëng e quajtur çist zhvillohet në një nga vezoret. Shumë gra zhvillojnë të paktën një çist gjatë jetës së tyre. Në përgjithësi, ato shpesh nuk krijojnë shqetësime të mëdha dhe si pasojë mund të mos shfaqin simptoma të dukshme, por tek disa gra, luhatjet hormonale mund të shkaktojnë dhimbje të konsiderueshme. Zbulimi i kisteve në vezore është i rëndësishëm për nisjen e trajtimit të tyre, pasi sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja, ka shumë bimë të cilat ndihmojnë në balancimin hormonal dhe në pastrimin e kisteve. Merja rekomandoi një sërë bimësh mjekësore të cilat vajzat dhe gratë mund t’i pijnë gjatë ditës në formë çaji.
-
VIDEO
Vangjeli zbulon detaje për dosjen e Ahmetajt: Dy vilat janë pikat kyçe e SPAK, s’i justifikon dot! Mbrojta e tij pretendon se njëra i përket një zviceranie
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me dosjen e ish-ministrit. Sipas Vangjelit, dy pikat kryesore ku po heton SPAK janë dy vilat e Arben Ahmetajt, njëra në Hamllaj dhe tjetra në një resort jug të vendit, të cilat ish-ministri nuk i justifikon dot. Më tej Vangjeli tha se një nga vilat, sipas pretendimit të Ahmetajt i përket një shtetase zvicerane
-
VIDEO
Si të pastrojmë kistet në vezore përmes balancimit hormonal me bimë mjekësore
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për kistet në vezore dhe trajtimin alternativ përmes bimëve mjekësore.
Sot një pjesë e madhe e femrave vuan nga kjo problematikë. Po çfarë janë kistet në vezore dhe nga se shkaktohen ato? Vezoret janë pjesë e sistemit riprodhues të femrës. Ato janë të vendosura në pjesën e poshtme të barkut në të dy anët e mitrës. Gratë kanë dy vezore që prodhojnë vezë, si dhe hormonet estrogjen dhe progesterone. Ndonjëherë, një qese e mbushur me lëng e quajtur çist zhvillohet në një nga vezoret. Shumë gra zhvillojnë të paktën një çist gjatë jetës së tyre. Në përgjithësi, ato shpesh nuk krijojnë shqetësime të mëdha dhe si pasojë mund të mos shfaqin simptoma të dukshme, por tek disa gra, luhatjet hormonale mund të shkaktojnë dhimbje të konsiderueshme.
Zbulimi i kisteve në vezore është i rëndësishëm për nisjen e trajtimit të tyre, pasi sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja, ka shumë bimë të cilat ndihmojnë në balancimin hormonal dhe në pastrimin e kisteve. Merja rekomandoi një sërë bimësh mjekësore të cilat vajzat dhe gratë mund t’i pijnë gjatë ditës në formë çaji.
-
VIDEO
Tragjedia në Vilë-Bashtovë, arrestohet administratorit i plazhit ku u mbytën babai me dy djemtë! Mungonte roja bregdetare
Pas tragjedisë që ndodhi mesditën e djeshme në plazhin e Vilë-Bashtovës ku u mbytën babai Elvis Halilaj, bashkë me 2 djemtë e tij të mitur, 13 dhe 17 vjeç, policia ka arrestuar sot Pëllumb Nikën.
-
VIDEO
Vëmendje ‘kapni’ momentin...javë rrezatuese / Horoskopi 10-16 korrik nga astrologu Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 10-16 korrik 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë rrezatuese në lidhje me ekonominë. Përgjatë kësaj jave do të merren vendime shumë të rëndësishme të cilat kryesisht do të kenë lidhje me fushën e punës dhe dokumentacionit. Eshtë një periudhë shumë e mbarë në këtë drejtim për të bërë lëvizjet e duhura. Ndërsa sa i takon shenjës me ndikime më favorite planetare, është Shigjetari. I favorizuar si në ekonomi ashtu dhe në një çështje shit-blerje. Mund të themi se është java e Shigjetarit për të stabilizuar çdo problematikë në jetën e tyre, kjo falë ndikimit planetar. Gjithashtu kjo javë do të ofrojë shumë mundësi për të gjitha shenjat e horoskopit, ndaj duhet të tregohen të vëmendshme për të shfrytëzuar në më të mirën e tyre çdo moment.
-
VIDEO
Patëllxhanë me salcë kosi dhe djathra nga zonja Albana
Patëllxhanë me salcë kosi dhe djathra
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 200 gr salcë domate
- 3 lgj vaj ulliri
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 djathë i butë pice
- 1 domate
Për salcën:
- 1 gotë kos
- 1 vezë
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Patëllxhanët i lajmë dhe i presim në feta të gjata. I vendosim në ujë me uthull, më pas i thajmë me pecetë dhe i skuqim me vaj bimor. Tavën e lyejmë me salcë domate, vendosim një shtresë me patëllxhanë, e spërkasim me salcë dhe djathë të bardhë. Vazhdojmë sërish me një ose dy shtresa të tjera me patëllxhanë. Në fund përziejmë kosin me vezët, kripën dhe piperin e kuq.
E shtrojmë salcën e bardhë mbi shtresat me patëllxhanë. Domaten e presim në feta rrumbullake, e vendosim mbi salcë, e spërkasim me pak djathë dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë derisa salca të marrë faqe dhe të mpikset.
-
VIDEO
Pite pa petë me mish pule dhe kunguj nga zonja Albana
Pite pa petë me mish pule dhe kunguj
Përbërësit:
- 500 gr gjoks pule
- 500 gr kunguj
- 2 qepë
- 3 vezë
- 100 gr kos
- Majdanoz
- Kripë, piper
- Miell sa të marrë
- Djathë i grirë kaçkavall
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë mishin e pulës, më pas e copëtojmë. Kungujt i kalojmë në blender ose në rende. Vezët i rrahim në një tas me pak kripë, shtojmë kosin dhe një pjesë të djathit kaçkavall. I bashkojmë të gjithë përbërësit duke rregulluar shijen me kripë e piper. Vendosim letër kuzhine në një tavë ku hedhim masën e përgatitur. E spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 10 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama shkarkon Çuçin pas ngjarjes horror në Krujë e emëron Taulant Ballën ministër të Brendshëm te tragjedi në plazh mbyten babai me dy djemtë e mitur e deri tek a po gabon Uashingtoni?
-
VIDEO
Floreta e bletëve (9 korrik 2023)
Veri Jug ju propozon të shkojmë në fshatin Karkavec të zonës së Prrenjasit, për t’ju njohur me bletërritësen Floreta Sula. Miqësia me bletët qysh se ishte fëmijë dhe ngritja e një parku të madh bletësh pranë shtëpisë së saj. Dashuria për insektet më të mençura në botë, mjalti si product ushqyes dhe kurativ, disa nga shqetësimet e fermeres dhe raportet e saj me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Ndiqni reportazhin “Floreta e bletëve” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 8 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga sherri për guroren në Krujë Rrajat masakrojnë kushërinjtë te Jo tvsh edukimit e deri tek Luizi nuk mbështet Kiarën në biznes.