-
VIDEO
Turi i takimeve të kryeministrit Rama me homologët e Ballkanit për proçesin e Berlinit (8 korrik 2023)
Pa Protokoll nga Anduela Ndreu Kryeministri Rama vijon turin e takimeve me homologet e Ballkanit per procesin e Berlinit. Kryeministri Albin Kurti refuzon ta takoje. Cilat ishin arsyet e ketij vendimi? Nenshkruhen ne distance 13 marreveshjet mes qeverive, shkak shtyrja e mbledhjes nga se perbashket te 14 qershorit. A do te vije Kurti ne takimin e 17 korrikut ? Rama sqaron se nuk ka asgje personale me Kurtin dhe bashkepunimi duhet te jete institutocional. “Pa Protokoll” ne Report TV me te ftuarit Lavdrim Krashi, Sylë Ukshini Shpend Gashi Zef Bushati Arber Hitaj
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Korrik 2023 – Receta / Si të largojmë mendimet negative / Shqipëria turistike
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me kunguj dhe bottarga / Tasqebap me pulë / Embëlsirë me krem në petë.
Çfarë janë mendimet negative, dëmet që sjellin në shëndetin mendor dhe mënyrat e shëndetshme si t’i largojmë nga vetja… Në studion e “Rreze Dielli” flasim për personat që kanë vazhdimisht mendime negative. Mjekja psikiatre e cila jeton në Gjermani, Denisa Hoxha, u ndal në dëmet që sjellin mendimet negative në shëndetin tonë mendor dhe mënyrat e shëndetshme për t’i larguar nga vetja. Duke u ndalur tek ankthi dhe mendimet negative tek adoleshentët, mjekja psikiatre dha disa këshilla për prindërit të cilët duhet të jenë tepër të kujdesshëm në çdo ndryshim të sjelljes së fëmijëve adoleshentë, duke mos ia lënë këto probleme thjesht moshës së tyre, por diçkaje tjetër që fshihet pas saj.
Shqipëria turistike përmes fluturimeve me parashutë dhe paragliding. Piloti Arbër Xhaja rrëfen historitë mbresëlënëse të eksperiencave plot adrenalinë të turistëve vendas dhe të huaj si dhe vendet më piktoreske shumë pak kilometra larg kryeqytetit… I ftuar në studion e "Rreze Dielli", piloti i njohur Arbër Xhaja prezantoi Shqipërinë turistike me pamjet e mrekullueshme nga lart përmes fluturimeve me parashutë dhe paragliding. Duke u ndalur tek kërkesat e shumta të këtij sporti ekstrem, Arbri rrëfeu historitë më mbresëlënëse të eksperiencave të turistëve vendas dhe të huaj, e po ashtu sugjeroi të vizitohen vendet më piktoreske si Qerreti të cilin e quajti "Turqia e vogël" , gjiri i Karpenit me plazhin fantastik shumë pak kilometra larg kryeqytetit, etj. Mes videove të shfaqura me pamjet më të bukura të xhiruara gjatë fluturimeve, piloti tha se këtë sezon e kanë prenotuar pjesa më e madhe e personazheve të "Big Brother 2", ku me shaka u shpreh se për shkak të peshës së Ronaldo Sharka, i është dashur të porositë një motor të ri për paratrike-un.
-
VIDEO
Qerreti ‘Turqia e vogël’, piloti Arbër Xhaja tregon vendet magjike pak km larg kryeqytetit
Shqipëria turistike përmes fluturimeve me parashutë dhe paragliding. Piloti Arbër Xhaja rrëfen historitë mbresëlënëse të eksperiencave plot adrenalinë të turistëve vendas dhe të huaj si dhe vendet më piktoreske shumë pak kilometra larg kryeqytetit…
I ftuar në studion e "Rreze Dielli", piloti i njohur Arbër Xhaja prezantoi Shqipërinë turistike me pamjet e mrekullueshme nga lart përmes fluturimeve me parashutë dhe paragliding. Duke u ndalur tek kërkesat e shumta të këtij sporti ekstrem, Arbri rrëfeu historitë më mbresëlënëse të eksperiencave të turistëve vendas dhe të huaj, e po ashtu sugjeroi të vizitohen vendet më piktoreske si Qerreti të cilin e quajti "Turqia e vogël" , gjiri i Karpenit me plazhin fantastik shumë pak kilometra larg kryeqytetit, etj. Mes videove të shfaqura me pamjet më të bukura të xhiruara gjatë fluturimeve, piloti tha se këtë sezon e kanë prenotuar pjesa më e madhe e personazheve të "Big Brother 2", ku me shaka u shpreh se për shkak të peshës së Ronaldo Sharka, i është dashur të porositë një motor të ri për paratrike-un…
-
VIDEO
Si të largojmë mendimet negative? Mjekja psikiatre nga Gjermania: ja si të veproni / Prindër kujdes!
Çfarë janë mendimet negative, dëmet që sjellin në shëndetin mendor dhe mënyrat e shëndetshme si t’i largojmë nga vetja
Në studion e “Rreze Dielli” flasim për personat që kanë vazhdimisht mendime negative. Mjekja psikiatre e cila jeton në Gjermani, Denisa Hoxha, u ndal në dëmet që sjellin mendimet negative në shëndetin tonë mendor dhe mënyrat e shëndetshme për t’i larguar nga vetja. Duke u ndalur tek ankthi dhe mendimet negative tek adoleshentët, mjekja psikiatre dha disa këshilla për prindërit të cilët duhet të jenë tepër të kujdesshëm në çdo ndryshim të sjelljes së fëmijëve adoleshentë, duke mos ia lënë këto probleme thjesht moshës së tyre, por diçkaje tjetër që fshihet pas saj…
-
VIDEO
Tasqebap me pulë nga zonja Albana
Tasqebap me pulë
Përbërësit:
- 1 pulë e ndarë në pjesë
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 karrotë
- 3 domate
- 1/2 gotë verë e bardhë
- 1 gjethe dafine
- Baharna
- Piper i kuq i ëmbël
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë pulën në pjesë dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë njëkohësisht qepën e grirë hollë dhe karrotën të prerë në disqe. Vazhdojmë kaurdisjen, më pas e shuajmë gatimin me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën dhe erëzat. Në fund hedhim buljonin dhe një gjethe dafine. E lëmë tasqebapin të ziejë dhe më pas e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Makarona me kunguj dhe bottarga nga zonja Albana
Makarona me kunguj dhe bottarga
Përbërësit:
- 2 kunguj të njomë
- 320 gr makarona linguine
- 1 bustinë shafran
- 1 lgj gjalpë
- 80 gr djathë dhie të freskët
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë e imët
Përgatitja:
Lajmë kungujt dhe i presim për së gjati në feta të holla. Në një tenxhere të mbushur me ujë, vendosim kungujt dhe i lëmë të vlojnë për 5 minuta. Kullojmë kungujt e zbutur dhe i përziejmë me djathin e dhisë. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë bottargën e grirë dhe kremin e kungujve të njomë me djathin e dhisë. Në ujin në të cilin gatuam kungullin e njomë, shtojmë qeskën me shafran dhe vendosim makaronat të ziejnë (jo plotësisht).
Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin me kremin e kungujve dhe bottargën, Përfundojmë zierjen dhe i shërbejmë, me një spërkatje të fundit me botargën e grirë.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë e shpejtë me krem në petë nga zonja Albana
Ëmbëlsirë me krem në petë
Përbërësit:
- 750 ml qumësht
- 180 gr sheqer
- 70 gr miell misri i hollë
- Lëkura e 1 limoni
- 40 gr gjalpë i ftohtë
- 3 të verdha veze
- 1 bustinë vanilje
- Pak kripë
- 5 petë të gatshme
- Gjalpë për spërkatjen e petëve
Për servirje:
- Sheqer pluhur
- Kanellë
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim qumështin së bashku me sheqerin dhe e lëmë në temperaturë mesatare. Sapo qumështi të marrë valë shtojmë miellin e misrit duke e trazuar derisa masa të lidhet dhe të bëhet e njëtrajtshme. Më pas shtojmë vaniljen, lëkurën e limonit dhe gjalpin e ftohtë duke e trazuar me tel dore. Në fund shtojmë vezët një e nga një duke i trazuar. E mbulojmë kremin me një membranë dhe e lëmë të ftohet në frigorifer.
Në një tavë shtrojmë petët e holla të gatshme të spërkatura me gjalpë. Vendosim kremin e përgatitur, e mbulojmë kremin me dy petë dhe e vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë. Pasi të piqet e lëmë të ftohet, e presim në copa të vogla dhe e servirim spërkatur me sheqer pluhur dhe kanellë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 7 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Kurti nuk e pret Ramën në takim te studentët e mjekësisë protestojnë kundër punësimit të detyruar për 5 vjet e deri tek SPAK kërkoi 10 vite burg Lefter Koka heqjen e të gjitha akuzave.
-
VIDEO
29-vjeçarja gjermane kërkon ndihmë në Pa Gjurmë/Nëna fut babain shqiptar në burg,e bija:Dua ta takoj (6 korrik 2023)
29-vjeçarja gjermane kërkon ndihmë në Pa Gjurmë/Nëna fut babain shqiptar në burg,e bija:Dua ta takoj Përshëndetje Odeta! Unë sot jam tek ju për një çështje timen. Unë jam në kërkim të babait tim, të cilin kam 20 vite që e kërkoj. Ka pasur shumë probleme në familjen time, prindërit e mi kishin zënka dhe probleme me njeri-tjetrin. Mamaja ime më mbante larg nga babai. Ata kishin një zënkë të madhe dhe babai për fat të keq u fut në burg pasi mamaja ime tha shumë gënjeshtra për një kohë të gjatë, që i kushtuan shtrenjtë atij. Më vjen shumë keq! Unë dëshiroj ta shoh sërish babain tim. Ai quhet Artan Kuqa, unë kam lindur në 9 prill 1994, babai im me sa di unë tani jeton në Vlorë, kam një motër në Shqipëri që quhet Ersida. Mamaja ime e ka emrin Manuela Langheinrich. Gjyshërit e mi Kristel dhe Reina Langheinrich. Tezja e ka emrin Anett Langheinrich. I them babait që nëse e dëgjon këtë video dhe shpresoj të më shohësh, nëse nuk dëshiron kontakt dua të dëgjoj a jeton apo jo, a je mirë apo keq, çfarë ka ndodhur në këto vite me ty. Më ka marrë malli shumë dhe shpresoj që të të gjej. Faleminderit!
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Korrik 2023 – Receta / Shëndeti i veshkave / Vlerat e shalqinit / Aloe vera
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka kotoletë / Akullore pa qumësht me shalqi. E ftuar në këndin e gatimit të “Rreze Dielli” Katerina Gremo, shefe kuzhine si dhe autore e disa librave në fushën e kulinarisë, e cila përgati Byrek me speca gogozhare si dhe Çokollata diabetike.
Me specialistin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim për shëndetin e veshkave, shenjat paralajmëruese se ky organ po dëmtohet dhe ushqimet që ndihmojnë për pastrimin e tyre… Cili është roli i veshkave në organizëm? Ka njerëz që kanë 3 veshka, a janë më të rrezikuar nga sëmundjet e këtij organi? Cilat janë simptomat më të zakonshme që paralajmërojnë problemet në veshka? Çfarë zakonesh, ushqimesh apo shkaqesh na dëmtojnë veshkat? A funksionon kura popullore që njihet masivisht: me limon e majdanoz për veshkat? Cilat janë ushqimet që ndihmojnë për një veshkë të shëndetshme, apo që e pastrojnë atë?
Me nutricionistin Altin Joka flasim për vlerat ushqyese të shalqinit, a duhet ta konsumojmë përditë dhe disa mënyra sesi ta dallojmë shalqinin e pjekur, pa hormone dhe nitrate… Shalqini është një nga frutat më të lëngshme dhe më të preferuara të stinës së verës. Po cilat janë vlerat e tij shëndetësore dhe përfitimet që marrim nga konsumi i tij. Sa shpesh duhet konsumuar shalqini në javë? Cila pjesë e tij është më e shëndetshme. A është e vërtetë se pjesa e bardhë e shalqinit ka më shumë vlera? Po farat e shalqinit si duhen konsumuar, sasia dhe çfarë benefitesh sjellin ato në shëndetin tonë? Si mund të dallojmë një shalqi cilësor pa nitrate apo hormone, apo sa i pjekur është?
Ditët e fundit ka një debat mes specialistëve në lidhje me një raport të OBSH, sa i takon futjes së Aloe Verës në listën e substancave kancerogjene. Si qëndron e vërteta? A është Aloe Vera kancerogjene? Çfarë mendon nutricionisti dhe specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka?
-
VIDEO
A është Aloe Vera kancerogjene? Reagon nutricionisti Altin Joka: Ja ku qëndron problemi!
Ditët e fundit ka një debat mes specialistëve në lidhje me një raport të OBSH, sa i takon futjes së Aloe Verës në listën e substancave kancerogjene. Si qëndron e vërteta? A është Aloe Vera kancerogjene? Çfarë mendon nutricionisti dhe specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka?
-
VIDEO
Mos e flakni të bardhën e shalqinit, është më e shëndetshme/ Mos iu ndani as farave, ju ndihmojnë për...
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me nutricionistin Altin Joka flasim për vlerat ushqyese të shalqinit, a duhet ta konsumojmë përditë dhe disa mënyra sesi ta dallojmë shalqinin e pjekur, pa hormone dhe nitrate…
Shalqini është një nga frutat më të lëngshme dhe më të preferuara të stinës së verës. Po cilat janë vlerat e tij shëndetësore dhe përfitimet që marrim nga konsumi i tij. Sa shpesh duhet konsumuar shalqini në javë? Cila pjesë e tij është më e shëndetshme. A është e vërtetë se pjesa e bardhë e shalqinit ka më shumë vlera? Po farat e shalqinit si duhen konsumuar, sasia dhe çfarë benefiteshe sjellin ato në shëndetin tonë? Si mund të dallojmë një shalqi cilësor pa nitrate apo hormone, apo sa i pjekur është?