• VIDEO

    SPAK operacion antidrogë në bashkëpunim me autoritetet italiane, 21 urdhër-arreste në 5 qytete për trafik të lëndëve narkotike

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik të lëndëve narkotike.

  • VIDEO

    Gjizanik nga zonja Albana

    Gjizanik

    Përbërësit:

    • 1 kg gjizë
    • 5 të verdha veze
    • 2 lgj miell misri
    • 3 lgj miell gruri
    • 1 tufë qepë të njoma
    • 150 gr gjalpë
    • Nenexhik
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq

    Përgatitja:

    Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë pak vaj ulliri, qepët e njoma të grira hollë, kripë dhe erëza. Më pas shtojmë dy llojet e miellit duke i situr. E trazojmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë balte. Në fund shtojmë gjizën të cilën e nivelojmë më gjalpë. Sipërfaqes i japim pak formë me majën e një luge. E spërkasim gjizanikun me pak piper të kuq dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-30 minuta.  

  • VIDEO

    Qifqinjtë e Gjirokastrës nga zonja Albana

    Qifqinjtë e Gjirokastrës

    Përbërësit:

    • 1 gotë oriz
    • 3-4 kokrra vezë
    • 2 fk vaj për skuqje
    • Kripë, piper, nenexhik

    Përgatitja:

    Orizin pasi e kemi larë e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë dhe e lemë derisa të përthithë komplet ujin. E largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe hedhim vezët një e nga një duke i përzier me lugë druri. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik. Në një tigan me gropëza vendosim nga pak vaj në çdo gropëz dhe me lugë hedhim nga masa e përgatitur. I skuqim qifqitë nga të dyja anët.  

  • VIDEO

    Qofte patëllxhani në salcë të kuqe me sallam nga zonja Albana

    Qofte patëllxhani në salcë të kuqe me sallam

    Përbërësit:

    • 2 patëllxhanë
    • Vaj ulliri
    • Bukë e thërrmuar
    • Djathë i grirë
    • Kripë, piper
    • Majdanoz
    • Pak miell
    • 1 qepë
    • 3 lgj salcë domate
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 spec i kuq
    • Sallam FIX

    Përgatitja:

    Patëllxhanët i presim në kubikë, i kaurdisim në yndyrë dhe sapo të zbuten shtojmë bimët aromatike, kripën, piperin, bukën e thërrmuar dhe djathin e grirë. I skuqim qoftet në një tigan që nuk ngjit, ku më parë i kemi spërkatur me pak miell.

    Në një tigan kaurdisim qepën e grirë imët, sallamin të prerë në feta ose të kaluar në blender sipas dëshirës. Shtojmë 1 thelpi hudhër si dhe salcën e domates. Kur salca të fillojë të ziejë vendosim qoftet brenda në salcë dhe i lëmë për 5 minuta në proces termik. Në fund rregullojmë shijen dhe bëjmë një spërkatje më majdanoz dhe pak spec të kuq të grirë hollë.

  • VIDEO

    5 pyetjet nga Babaramo- Jeniçerët e Putinit dhe qershori i Çamërisë (26 qershor 2023)

    Në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv nga Ilir Babaramo ishte i ftuar kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, i cili u shpreh se shteti shqiptar ka zgjedhur rrugën e heshtjes sa i përket kësaj çështjeje.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 27 Qershor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Serbia liron 3 policët shqiptarë BE paralajmëron masa ndaj Kosovës te sfida për Sali Berishën nga një "non grata" e deri tek vetting në universitete për pastrimin nga nepotizmi,korrupsioni dhe mediokriteti.

  • VIDEO

    Prindërit i divorcohen nga xhelozia, nëna e braktis së bashku me tre të tjerët (26 qershor 2023)

    Letra e hapur pak javë më parë në program erdhi nga një emigrant me banim në Greqi, ku na solli jetën e dy foshnjeve të braktisura, që ditën që lindën në spital nga nëna e tyre. Historia e binjakëve të rritur në jetimore, që për ironi të fatit u birësuan të dy brenda një fisi. Ata erdhën në jetë më 9 dhjetor të viti 1963 dhe quheshin Hasan dhe Hysen. Të dy fëmijët, u rritën shumë pranë njëri tjetrit, Hasani u birësua në familjen Sinanaj në Lapardha të Beratit, ndërsa Hyseni nga cifti tjetër Sinanaj në Kucovë. Fëmijët takoheshin shpesh, luanin bashkë, dhe ishin si dy pika ujë…. por pa e ditur se ishin vëllezër dhe mbi të gjitha binjakë... Me kalimin e viteve, ata filluan të dyshonin për ngjashmërinë që kishin, dhe këtë të vërtetë e zbuluan vonë. Por fati nuk deshi të qëndronin bashkë dhe pse prindërit biologjik nuk i njohën kurrë, pasi njëri nga vëllezrit Hyseni u largua përgjithmonë para 4 viteve…..Ai ndërroi jetë nga një akisdent i rëndë në Durrës. I mbetur vetëm pas vdekjes së binjakut, dëshira e madhe e Hasanit për të njohur familjen e tij biologjike ishte e madhe. Ndaj nisi kërkimet për të zbuluar rrënjët bilogjike. Në një dokument, ai lexon për herë të parë emrat e prindërve të tij bilogjik, ku mëson historinë e dhimbshme të familjes së tij. Sot, ai është bërë baba i 4 fëmijëve dhe gjysh i 11 nipërve dhe mbesave, por pengu për të njohur rrënjët biologjike e mundon çdo ditë e më shumë.

  • VIDEO

    Lirimi i policëve , shans për çtensionim (26 qershor 2023)

    Serbia ka liruar tre policët e rrëmbyer të Kosovës. Analisti Gazmir Raci komentoi në Report Tv lirimin e policëve, ndërsa theksoi se Shqipëria ka pasur një rol të rëndësishëm duke i kërkuar në mënyrë të prerë Vuçiçit që t’i kthejë efektivët në shtëpinë e tyre.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Qershor 2023 – Receta / Horoskopi javor / Merja: Ja si të shpëtoni nga mushkonjat

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë mishi me patate dhe makarona / Karabec, tavë me miell misri dhe fasule / Liker me verë të kuqe.

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 26 qershor – 2 korrik 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me ndikime pozitive dhe favorite. Më 27 qershor, Mërkuri kalon në Gaforre duke na dhënë mundësi për bashkëpunime dhe lidhje në çështjet e pasurive të paluajtshme. Në të njëjtën kohë, ne mund të zgjidhim rastet që kanë të bëjnë me mjedisin familjar duke treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri ndaj nevojave dhe opinioneve të të tjerëve. Në përgjithësi java është e mbarë, por një vëmendje të vogël duhet të bëjë shenja e Ujorit. Në lidhje me disa çështje pune duhet të jenë të kujdeshëm aty ku firmosin dhe vulosin si dhe një diçka të lënë përgjysmë t’a shikojnë mirë.

    Vera është e mahnitshme, ditë të gjata, netë të ngrohta por dhe shumë “mysafirë të paftuar” si mushkonjat. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur ato dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat. Së pari shprehet Merja, pickimet e mushkonjave përveç se të bezdisshme mund të transmetojnë dhe infektojnë viruse të ndryshëm, në rast se një mushkonjë ka pickuar një person me hepatit ekziston mundësia që nëse pickon dhe një individ tjetër t’a infektojë atë. Bima e rigonit është një nga bimët më të mira që vjen në ndihmë për largimin e mushkonjave por dhe insekteve të tjera, pasi aroma ngacmuese e gjetheve të rigonit paralizon instiktin nuhatës të insekteve. Gjithashtu degët e domateve janë shumë efikase në largimin e mushkonjave. Specialisti Merja tregoi dhe disa mënyra efikase të përdorimit të bimëve të ndryshme dhe vajrave të tyre esencial për të lyer fëmijët dhe të rriturit. Përpos këshillave, në fund të bisedës treguam sesi të realizojmë pa kosto një “grackë” për mushkonjat, shumë efikase për shtëpitë me oborr apo në plazh.

  • VIDEO

    Lirimi i policëve, Vangjeli në ‘Kontrast’: Rama, kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur retorikë aq të ashpër kundër Serbisë

    Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lirimin e tre policëve të Kosovës, që ishim rrëmbyer prej 12 ditësh nga forcat serbe. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vnagjeli vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje, i cili me këmbëngulje ka kërkuar nga Serbia që të lirojë tre efektivët, ose marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë do të ngrihen. Vangjeli thotë se Rama kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur një retorikë kaq të ashpër ndaj Serbisë.

     
  • VIDEO

    Greqia ‘ngjyroset’ sërish blu, Mitsotakis merr mbi 40% dhe siguron shumicën

    Kyriakos Mitsotakis ka siguruar një fitore aboslute në zgjedhjet e mbajtura të dielën, çka i siguron mundësinë që të qeverisë i vetëm. Partia Demokracia e Re mori 40.5% të votave, ndërsa Mitsotakis garantoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve. Disfatë pësoi Syriza e ish-kryeministrit Tsipras që mori vetëm 17. 8 % të votave.

    • VIDEO

      Lezhë, droni zbulon parcelat me kanabis në 4 fshatra, asgjësohen mbi 1200 rrënjë kanabis

      Në Lezhë vijojnë kontrollet intensive edhe me dronë në fshatrat e thella malore në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv