Gjizanik nga zonja Albana

27 Qershor 2023, 11:50

Gjizanik

Përbërësit:

  • 1 kg gjizë
  • 5 të verdha veze
  • 2 lgj miell misri
  • 3 lgj miell gruri
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 150 gr gjalpë
  • Nenexhik
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë pak vaj ulliri, qepët e njoma të grira hollë, kripë dhe erëza. Më pas shtojmë dy llojet e miellit duke i situr. E trazojmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë balte. Në fund shtojmë gjizën të cilën e nivelojmë më gjalpë. Sipërfaqes i japim pak formë me majën e një luge. E spërkasim gjizanikun me pak piper të kuq dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-30 minuta.