-
VIDEO
'Dua sërish një fanellë të Kombëtares', Hysen Memolla: Egnatia kërkon të bëjë mirë në Evropë, kam rinovuar për dy sezone
Egnatia do luajë për herë të parë në Evropë dhe konkretisht në Conference League kundër Ararat Armenia, me rrogozhinasit që janë në fazën përgatitore në Bolu të Turqisë.
-
VIDEO
Ylli Merja: Ju tregoj sekretin si të shpëtoni nga mushkonjat një herë e mirë
Vera është e mahnitshme, ditë të gjata, netë të ngrohta por dhe shumë “mysafirë të paftuar” si mushkonjat. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur ato dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme?
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat. Së pari shprehet Merja, pickimet e mushkonjave përveç se të bezdisshme mund të transmetojnë dhe infektojnë viruse të ndryshëm, në rast se një mushkonjë ka pickuar një person me hepatit ekziston mundësia që nëse pickon dhe një individ tjetër t’a infektojë atë.
Bima e rigonit është një nga bimët më të mira që vijnë në ndihmë për largimin e mushkonjave por dhe të insekteve të tjera, pasi aroma ngacmuese e gjetheve të rigonit paralizon instiktin nuhatës të insekteve. Gjithashtu degët e domateve janë shumë efikase në largimin e mushkonjave. Specialisti Merja tregoi dhe disa mënyra efikase të përdorimit të bimëve të ndryshme dhe vajrave të tyre esencial për të lyer fëmijët dhe të rriturit. Përpos këshillave, në fund të bisedës treguam sesi të realizojmë pa kosto një “çark” për mushkonjat, shumë efikase për shtëpitë me oborr apo në plazh.
-
VIDEO
Bimët shqiptare po përdoren edhe nga të huajt, emri i Ylli Merjas ka depërtuar larg në ...
“Bima dhe Shëndeti” në Report Tv ndiqet në vende të ndryshe të botës, ky emision përqafohet më së miri nga ndjekësit tanë brenda dhe jashtë vendit. Me krenari, themi që kemi ndihmuar pafund bashkëatdhetarët tanë… dy prej të cilëve janë Alketa dhe Ralph Schindler çifti shqiptaro - gjerman të cilët pas eksperiencës personale të trajtimit me bimë medicinale të sëmundjeve që i ndryshuan cilësinë e jetës, vendosën që bimët shqiptare t’i çojnë deri në Gjermani, dhe përmes ndihmës së Ylli Merjas, emigrantët shqiptarë por edhe shtetas gjermanë të njihen me to dhe t’i përdorin në trajtimet e shumë sëmundjeve.
Sot, në studion e “Rreze Dielli” morëm shumë videomesazhe falenderimi nga të huajt që janë njohur me mrekullitë e bimëve shqiptare medicinale në kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
-
VIDEO
GjKKO refuzoi lirimin e Fredi Belerit, Kristaq Kume për Report TV: Nuk i ndërpritet mandati! Goro në detyrë derisa gjykata të japë vendim përfundimtar
Ish kryetari i KQZ-së Kristaq Kume bën një intepretim ligjor të situatës politike në të cilën ndodhet Himara, në kohën kur GJKKO refuzoi ti japë leje për të dalë nga burgu Fredi Belerit për të bërë betimin para këshillit bashkiak.
-
VIDEO
Aksioni i policë/ Pastrohen trotuaret e Shkodrës nga tendat e lokaleve
Bashkia e drejtuar tashmë nga Benet Beci ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Shkodër. Po pastrohen trotuaret nga tendat e çadrat e lokaleve nëpër trotuare e rrugë.
-
VIDEO
Safet Gjici u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë Kukës, kamera e fshehtë ishte instaluar në gotën prej kartoni
Detaje të reja kanë dalë nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Saft Gjici, i cili u filma duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Report Tv mëson se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. Gjici del sot para Gjykatës në orën 13:00.
-
VIDEO
‘Javë me ndikime pozitive! Vëmendje shenja e…’ Horoskopi javor 26 qershor-2 korrik nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 26 qershor – 2 korrik 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me ndikime pozitive dhe favorite. Më 27 qershor, Mërkuri kalon në Gaforre duke na dhënë mundësi për bashkëpunime dhe lidhje në çështjet e pasurive të paluajtshme. Në të njëjtën kohë, ne mund të zgjidhim rastet që kanë të bëjnë me mjedisin familjar duke treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri ndaj nevojave dhe opinioneve të të tjerëve. Në përgjithësi java është e mbarë, por një vëmendje të vogël duhet të bëjë shenja e Ujorit. Në lidhje me disa çështje pune duhet të jenë të kujdeshëm aty ku firmosin dhe vulosin si dhe një diçka të lënë përgjysmë t’a shikojnë mirë.
-
VIDEO
Karabec, Tavë me miell misri dhe fasule nga zonja Albana
Karabec, Tavë me miell misri dhe fasule
Përbërësit:
- 500 gr miell misri
- 250 gr fasule të kuqe
- Vaj ulliri
- Kripë
- Piper
Përgatitja:
Kaurdisim miellin e misrit me yndyrë në një tigan. Fasulet e kuqe i kemi zjerë me pak vaj të shtuar në ujë. Bashkojmë fasulet me miellin e kaurdisur, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shtrojmë masën në një tavë. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë derisa të krijojë një ngjyrë në sipërfaqe.
-
VIDEO
Supë mishi me patate dhe makarona nga zonja Albana
Supë mishi me patate dhe makarona
Përbërësit:
- 100 gr mish
- 1 qepë
- 2 domate
- 2 patate të mëdha
- 150 gr makarona
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Majdanoz
Përgatitja:
Kaurdisim mishin me qepën në yndyrë duke shtuar dhe pak kripë. Shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël dhe më pas domatet të grira në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, më pas shtojmë masën me ujë që të ziejnë. Në 10 minutat e fundit shtojmë makaronat dhe rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike. E lëmë supën derisa të trashet lëngu dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Liker me verë të kuqe nga zonja Albana
Liker me verë të kuqe
Përbërësit:
- 1 gotë raki
- 400 ml verë e kuqe
- 400 gr sheqer
- Disa gozhdë karafili
Përgatitja:
Zjejmë rakinë me një pjesë të sheqerit, shtojmë karafilat me verën dhe pjesën tjetër të sheqerit. I lëmë të ziejnë në zjarr të ulur derisa pija të marrë trashësinë e duhur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 26 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga ja ç'fshihet pas skandalit të Gjicit te qëndër e re për llogaritjen e pensioneve të shqiptarëve e deri tek Tirana dhe Vllaznia titujt e luftës mund të përfundojnë në gjykatë.
-
VIDEO
Ringritja e kullave në Kurbin (25 qershor 2023)
Një bujtinë e re ngritur mbi themelet e një kulle të vjetër të familjes Reçi në fshatin Gjorm të Kurbinit - kjo është fabula e reportazhit të radhës, me personazh banorin autokton Esat Reçi. Historia, tradita, kultura e jetesës dhe veshjet e familjes kurbinase. Çfar përfaqson lahuta si instrument mijra vjeçar në trevat e Kurbinit. Më pas një minimuze etnografik, por edhe një minifermë shpendësh, ndërsa prodhimet për nevojat e bujtinës Esati i mer nga banorët e fshatit Gjorm. Ndiqni reportazhin “Ringritja e kullave në Kurbin”, realizuar nga moderatori i emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa