• VIDEO

    Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë nga zonja Albana

    Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë

    Përbërësit:

    • 500 gr peta të gatshme
    • 200 ml qumësht
    • 100 ml vaj
    • 1 kanaçe sode
    • 1 vezë
    • 300 gr gjizë
    • 1 lk kripë
    • 1 lgj gjalpë

    Përgatitja:

    Vendosim në një tas qumështin, vajin, soden e gazuar, vezën, kripën dhe gjizën dhe i përziejmë mirë. Lyejmë një tepsi me vaj duke kaluar dhe qoshet me një furçë dhe vendosim një letër pjekje. Mbi letrën e pjekjes vendosim copëza gjalpi duke i shpërndarë mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Tre petët e para i vendosim në drejtim të kundërt nga njëra tjetra duke lënë gjysmat e tyre jashtë tavës. Hedhim me garuzhde pak nga masa e trazuar me qumësht, gjizë dhe vezë. Më pas vendosim petët 2 e nga 2 të rrudhosura duke i spërkatur mirë me qumështin me vezë. Kthejmë pjesët anësore brenda në tavë dhe pjesën e mbetur të qumështit me vezë e hedhim mbi byrek. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta. Më pas e nxjerrim byrekun nga furra dhe e kthejmë në një tepsi tjetër. E rivendosim në furrë të piqet dhe nga ana tjetër për rreth 10 minuta.

  • VIDEO

    Lepur në furrë me patate nga zonja Albana

    Lepur në furrë me patate

    Përbërësit:

    • 1 kg lepur të butë
    • 500 gr patate
    • 100 ml vaj ulliri
    • 1/2 gotë verë të bardhë
    • 1 thelpi hudhër
    • Rozmarinë
    • Gjethe dafine
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë mirë lepurin, e lajmë me ujë të rrjedhshëm, e thajmë mirë dhe e ndajmë në racione. Ndezim furrën, derisa të arrijë temperaturën 180°C.

    Rregullojmë lepurin me vaj ulliri, kripë, piper, hudhër, gjethe dafine dhe degë rozmarine. Vendosim lepurin në një tavë së bashku me patatet të prera në copa jo shumë të vogla dhe e rregullojmë sërish me pak vaj, pak kripë dhe rozmarinë. E pjekim lepurin dhe patatet në furrë në 170°C për rreth 50-60 minuta, duke e kthyer herë pas here mishin dhe patatet për të siguruar gatim uniform. Në gjysmën e gatimit e spërkasim lepurin me gjysmë gote verë të bardhë. E shërbejmë lepurin me patatet dhe sipas dëshirës mund ta shoqërojmë me perime të stinës, si kunguj të njomë dhe domate qershi. 

  • VIDEO

    Kompekaj, receta origjinale e ëmbëlsirës tradicionale nga zonja Albana

    Kompekaj

    Përbërësit:

    • 8 vezë
    • 8 lgj sheqer
    • 2 lgj gjalpë
    • 8 lgj miell
    • 2 lgj kakao
    • 1 filxhan arra të thërrmuara
    • 2 petë sfoljatë / 4 petë të zakonshme

    Për shërbetin:

    • 2 e 1/2 gotë sheqer
    • 2 gota ujë

    Përgatitja:

    Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet volumi dhe vezët të zbardhen.  Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë. Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat e thërrmuara dhe e shtojmë në mënyrë graduale duke e trazuar lehtësisht nga poshtë lart, në mënyrë që të mos ulet vëllimi.

    Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim një petë duke e ngritur pak në anët e tavës. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë me delikatesë petën tjetër. E vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë në temperaturën 180-200°C për 30-35 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Pasi kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Qershor 2023 – Receta tradite / ‘I dashur ditar…’ / Rrëfehet Blerina Bajko

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjizanik / Qifqinjtë e Gjirokastrës / Qofte patëllxhani në salce domateje me sallam.  

     “I dashur ditar po kthehem sërisht tek ti, miku im i vjetër. E di që ka kaluar shumë kohë që kur të kam shkruar për herë të fundit. Kam qenë shumë e zënë me mësime...” Me këto fraza niste ditari dikur. Në fëmijërinë tonë, pothuajse të gjithë mbanin ditar. Çdo fëmijë dikur kishte fletoren me një bravë të dashur dhe mbishkrimin "Personal!". Të gjitha sekretet dhe të gjitha përvojat regjistroheshin aty, lotët për dashurinë e pashpërblyer, gëzimet nga një shikim kalimtar dhe ankesa të vazhdueshme për keqkuptimin nga prindërit. Fëmijët u rritën dhe gradualisht i transferuan zakonet e tyre për të përshkruar jetën dhe mendimet tashmë në IPad. Dikur kemi shkruar ditarët ekskluzivisht për veten tonë, për t'i rilexuar dhe kujtuar ato ndjenja, për të kuptuar dhe gjetur shkaqet e së tashmes në të kaluarën, por në fakt, mbajtja e një ditari të mbyllur vetëm për veten mund t'ju ndihmojë shumë kur merrni vendime të rëndësishme. Oscar Wilde, si një mendje e ndritur me opinione dhe pasione të forta, shkruante: "Unë nuk udhëtoj asnjëherë pa ditarin tim. Duhet të kesh gjithmonë diçka fantastike për të lexuar në tren”. Po çfarë mendojnë të ftuarat në “Rreze Dielli”, shkrimtarja Helena Halilaj dhe dy psikologet Qerime Daçi dhe Manjola Daçi Koka, a e ka zbehur teknologjia mbajtjen e ditarit? Çfarë përfitimesh kemi nga mbajtja e një ditari dhe cilat mosha janë më të predispozuara të mbajnë ditar? 

    Në studion e Rreze Dielli, Blerina Bajko, vajza e aktorit të humorit dhe satirës Agim Bajko, ndan kujtimet e fëmijërisë me të atin pas perdes së skenës dhe peshën e mbiemrit që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj. E apasionuar pas volejbollit që në fëmijëri, sport në të cilin luajti në Itali për 16 vite rresht, e më pas studimet me ekselencë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Blerina rrëfeu në studio vendimin për t'u rikthyer përfundimisht në Shqipëri. Tashmë në rolin e drejtueses së marketingut dhe komunikimit në Klubin e Futbollit "Partizani", Blerina rrëfen ambiciet dhe imazhin që do dëshironte të kishte ky klub tradite në Shqipëri. Pasionin për modën dhe koleksionin e orave, biondja bukuroshe u shpreh se e ka trashëguar nga i ati, ndërsa marrëdhënien me të emën e veçoi si më të veçantën për karakterin dhe disiplinën në punë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 28 Qershor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Beleri mbetet në qeli PS merr kreun e Bashkisë Himarë mes tensioneve te mediatori i Ballkanit e deri tek misioni Champions ja 8 dilemat e Partizanit.

  • VIDEO

    Beleri në burg, zgjedhje të reja në Himarë? (27 qershor 2023)

    Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet ende një temë e nxehtë diskutimi, kjo edhe për shkak se ende është plot aludime sesi do të shkojë “fati i tij”. Në studion e Repoltix me gazetarin e Report Tv, Denis Minga të shumta ishin opinionet nëse Beleri do duhet të ishte në burg apo jo, por edhe për përgjigjen e ashpër që Greqia rezeveron sa i takon gjykimit të tij.

  • VIDEO

    Si sillen femrat dhe meshkujt në rrjete sociale? Kush pranohet dhe kush bëhet “block”? (27 qershor 2023)

    Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer... Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Rrjetet sociale në kohët moderne, konsiderohen si pjesë e angazhimeve dhe jetës së përditshme. Jo rrallë, është trajtuar çështja nëse këto rrjete janë me të vërtetë sociale apo asociale, sidomos te të rinjtë, por secili ka interpretuar në formën dhe mënyrën e vet, që kryesisht niset nga qëllimi për çka dhe sa kohë përdoren ato nga të rinjtë. Një shprehje me humor e kohëve të rrjeteve sociale thotë: “Më thuaj si sillesh në rrjete sociale të të them se cili je”. Dhe jo me kot, pasi shpesh njerëzit në rrjete sociale pavaresisht se konsiderohen “fake” shfaqin atë që janë në të vërtetë. Nga postimet shpesh kuptojmë natyrën e njerëzve, gjendjen shpirërore e pse jo janë një menyrë për të perçuar një mesazh diku thjesht me një foto në story apo një kengë me një Në “Esencë” rrëfyen eksperiencën e tyre Arba Gramo, Dj Endrin Naipi dhe moderatorja Xhensila Pere.

  • VIDEO

    Sefedin Greshica/Ushtari i atdheut, jo gjenerali i bolshevikëve (27 qershor 2023)

    Në Stambollin e fillimviteve ‘900, në familjen e një ushtaraku shqiptar nga Greshica e Mallakastres po rritej dhe shkollohej një atdhetar e nacionalist i kulluar, i cili jetën e tij do tia kushtonte cështjes atdhetare dhe lirisë deri ditën që komunistët do ta pushkatobnin për ti hapur rrugën pushtetit të tyre të përgjakshëm. Kjo është historia e Sefedin Greshicës, i cili la gjurmë në karrierën e tij si ushtarak dhe intelektual i mbrujtur me frymë perëndimore, duke vënë përherë në qëndër të vëmendjes dhe angazhimeve intersat e atdheut, në kohë luftë dhe paqeje, dhe pa u pajtuar kurrë me frymën bolshevike e cila sundoi Shqipërinë sidomos në fund të luftës së Dytë botërore dhe me instaqlimin e regjimit komunist menjëherë më pas.

  • VIDEO

    Mbeti shtatzënë me kolegun, familjes i’a mbajti sekret/22-vjeçares i marrin vajzën… (27 qershor 2023)

    Brenga për të motrën e sjellë 69-vjeçaren nga Fieri, Lefteri Rredhi në studion tonë televizive, për të kërkuar gjakun e saj.Këto ishin fjalët e fundit para se të ndërronte jetë në moshën 26- vjeçare nëna e vogëlushes, Nasta Rredhi. Nuk mundi dot ta rriste të voglën e saj, që e solli nga një lidhje jashtë martesore, por kushtet e detyruan ta dorëzonte në befotrof.Nasta ishte një vajzë e re nga Patosi, kur nisi një lidhje dashurie në qytet, ku askush nuk e dinte. Nga kjo dashuri shumë shpejt, 22-vjeçarja e asaj kohe mbeti shtatzënë dhe frika nga familja apo fqinjët e ndrydhën duke mos treguar se brënda vetes po rriste një krijesë.Kur barku nuk mundej më të mbulohej, Nasta i kërkon ndihmë nënës së saj. Familja vendosi ta dërgonte në Libofsh vajzën, aty ku kaloi dhe muajt e fundit të shtatzanisë, deri sa erdhi momenti …. Shtator 1975, Nasta u bë me vajzë! E quajti Irma dhe i dha mbiemrin e saj, por ditët me të bijën do të ishin të pakta, pasi duhet ta dorëzonte në institucion. 40-ditë e ushqeu me gji dhe u kujdes vetë për Irmën, derisa në fund të tetorit vajza kaloi në shtëpinë e fëmijës Vlorë, dhe nëna u rikthye duar boshë nga materniteti në Patos.Jeta do të bëhej më e veshtirë për nënën, e cila u rikthye punës dhe paragjykimet e vranë shumë. Nuk mjaftoi ndarja me të bijën, por nisi të kishte problem edhe me shëndetin e saj.Mes motrave dhe vëllezërve, ajo asnjëherë nuk foli për partenrin, ai mbeti anonim. Askush nuk e mësoi cfarë kishte ndodhur me atë histori dashurie, Nasta heshti përgjithmonë…. derisa në vitin 1980, kur e bija ishte vetëm 5 vjeçe, ajo ndërroi jetë nga azotemia në veshkë

  • VIDEO

    Rrëfehet Blerina Bajko, nga raporti me të atin Agim Bajko tek pasioni për sportin, modën dhe orat

    Me Blerina Bajko, pesha e një mbiemri, raporti me babain Agim Bajko dhe rikthimi në Shqipëri pas studimeve jashtë…

    Në studion e Rreze Dielli, Blerina Bajko, vajza e aktorit të humorit dhe satirës Agim Bajko, ndan kujtimet e fëmijërisë me të atin pas perdes së skenës dhe peshën e mbiemrit që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj. E apasionuar pas volejbollit që në fëmijëri, sport në të cilin luajti në Itali për 16 vite rresht, e më pas studimet me ekselencë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Blerina rrëfeu në studio vendimin për t'u rikthyer përfundimisht në Shqipëri. Tashmë në rolin e drejtueses së marketingut dhe komunikimit në Klubin e Futbollit "Partizani", Blerina rrëfen ambiciet dhe imazhin që do dëshironte të kishte ky klub tradite në Shqipëri. Pasionin për modën dhe koleksionin e orave, biondja bukuroshe u shpreh se e ka trashëguar nga i ati, ndërsa marrëdhënien me të emën e veçoi si më të veçantën për karakterin dhe disiplinën në punë.

  • VIDEO

    'I dashur ditar...' sot nuk mbahet më, por përfitimet nga mbajtja e një ditari janë të mëdha...

    ‘I dashur ditar…’, a e ka zbehur teknologjia mbajtjen e ditarit? Çfarë përfitimesh kemi nga mbajtja e një ditari dhe cilat mosha janë më të predispozuara të mbajnë ditar?

    “I dashur ditar po kthehem sërisht tek ti, miku im i vjetër. E di që ka kaluar shumë kohë që kur të kam shkruar për herë të fundit. Kam qenë shumë e zënë me mësime...” Me këto fraza niste ditari dikur. Në fëmijërinë tonë, pothuajse të gjithë mbanin ditar. Çdo fëmijë dikur kishte fletoren me një bravë të dashur dhe mbishkrimin "Personal!". Të gjitha sekretet dhe të gjitha përvojat regjistroheshin aty, lotët për dashurinë e pashpërblyer, gëzimet nga një shikim kalimtar dhe ankesa të vazhdueshme për keqkuptimin nga prindërit. Fëmijët u rritën dhe gradualisht i transferuan zakonet e tyre për të përshkruar jetën dhe mendimet tashmë në IPad. Dikur  kemi shkruar ditarët ekskluzivisht për veten tonë, për t'i rilexuar dhe kujtuar ato ndjenja, për të kuptuar dhe gjetur shkaqet e së tashmes në të kaluarën, por në fakt, mbajtja e një ditari të mbyllur vetëm për veten mund t'ju ndihmojë shumë kur merrni vendime të rëndësishme. Oscar Wilde, si një mendje e ndritur me opinione dhe pasione të forta, shkruante: "Unë nuk udhëtoj asnjëherë pa ditarin tim. Duhet të kesh gjithmonë diçka fantastike për të lexuar në tren”.

    Po çfarë mendojnë të ftuarat në “Rreze Dielli”, shkrimtarja Helena Halilaj dhe dy psikologet Qerime Daçi dhe Manjola Daçi Koka.

  • VIDEO

    Pagoi 80 mijë euro për të vrarë një person me të cilin kishte konflikt, arrestohet Albert Pashaj! Vrasësit me pagesë i bënë dy atentate shënjestrës

    Me urdhër të SPAK është arrestuar nga policia Albert Pashaj, i cili akuzohet se ka paguar 80 mijë euro për të vrarë Aredin Beharin me të cilin kishte konflikt. Albert Pashaj pagoi Henrik Hoxhajn e Skerdi Tasen, të cilët i bënë dy herë atentat Aredin Beharit, një herë në vitin 2017 dhe një një vitin 2019, atentate të cilat dështuan

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv