Ringritja e kullave në Kurbin (25 qershor 2023)

25 Qershor 2023, 13:57

Një bujtinë e re ngritur mbi themelet e një kulle të vjetër të familjes Reçi në fshatin Gjorm të Kurbinit - kjo është fabula e reportazhit të radhës, me personazh banorin autokton Esat Reçi. Historia, tradita, kultura e jetesës dhe veshjet e familjes kurbinase. Çfar përfaqson lahuta si instrument mijra vjeçar në trevat e Kurbinit. Më pas një minimuze etnografik, por edhe një minifermë shpendësh, ndërsa prodhimet për nevojat e bujtinës Esati i mer nga banorët e fshatit Gjorm. Ndiqni reportazhin “Ringritja e kullave në Kurbin”, realizuar nga moderatori i emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa