Krypanec me presh dhe hithra nga zonja Albana

12 Prill 2023, 11:40

Krypanec me presh dhe hithra

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 gotë kos
  • 1 tufë koper
  • 1 gotë miell misri
  • 2 gota miell gruri
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 3 presh
  • 1 dorë hithra
  • 200 gr djathë
  • Kripë, piper 

Përgatitja:

Preshët i presim në rondele të holla. I kalojmë në kaurdisje me vaj ulliri ose me pak sallo (yndyrë nga mishi i derrit). Shtojmë hithrat që kemi larë të marrin një valë të pakët.

Në një enë rrahim vezët bashkë me kosin, vajin e ullirit, kripën, pluhurin pjekës, koperin dhe djathin. I përziejmë mirë dhe shtojmë gradualisht masën e miellit dhe më pas preshin e kaurdisur dhe hithrat. Spërkasim një tavë me pak vaj dhe miell dhe shtrojmë masën e përgatitur. E spërkasim sipërfaqen me pak miell dhe e lagim me qumësht. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.