Premtimi i Këlliçit për transport falas, Vangjeli në Report Tv: Klonim i premtimit të socialistëve për shëndetësi falas

10 Prill 2023, 15:10

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në emisonin ‘Kontrast’ në Report Tv, premtimin e Belind Këlliçit për transport falas. Vangjeli tha se Këlliçi ka klonuar premtimin e socialistëve për shëndetësi falas.

“Këlliçi në Tiranë, Boçi në Elbasan, në fakt është e nxjerra në rrugë nëse ata nuk fitojnë, me idenë që pas dy ditësh do riktheheni më të fortë. Ishin lëvizje të detyruara. Shumë zgjedhje nuk kishte. Ky është klonim i premtimit të socialistëve në rang kombëtar, që ishte kuajt kryesore të fitores në 2013 për shëndetësinë falas. Kjo frazë është goxha bombastike, të thuash që po jep një shërbim falas. Në fakt në këtë dynja asgjë nuk është falas. Edhe transporti publik falas është e njëjta shpikje. Si gjetje nuk është e keqe, por në thelb është e gabuar. Tregon qasjen tmerrësisht dembele që ka politika shqiptare për të dhënë zgjidhje”, tha Vangjeli.