Kima e Iftarit me mish viçi dhe vezë nga zonja Albana

30 Mars 2023, 12:26

Kima e Iftarit me mish viçi dhe vezë

Përbërësit:

  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 kg qepë
  • 500 gr mish viçi
  • 1 lç spec i kuq
  • 1 lgj oriz
  • 1 lgj salcë domate e koncentruar
  • 1 vezë për person
  • Pak spec djegës
  • Rreth 1 litër ujë

Përgatitja:

Presim qepët imët dhe i kaurdisim mirë me vaj ulliri. Pasi qepët janë zbutur shtojmë mishin e grirë ose të prerë në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza dhe më pas shtojmë salcën e domates të tretur në pak ujë. E lemë salcën të marrë valë dhe të përthithet uji dhe më pas shtojmë orizin dhe pjesën tjetër të ujit. E lemë kimën të gatuhet dhe në fund shtojmë nga 2 vezë për përson. I lemë vezët të mpiksen dhe e servirim gatimin të ngrohtë.