Fileto gici e mbushur me patate furre nga zonja Albana

30 Mars 2023, 12:35

Fileto gici me patate

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 2 kg fileto gici
  • 200 gr djathë të butë
  • 1 karrotë
  • 1 spec
  • 1 lgj mustardë
  • 1 lgj mjaltë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Lëngu i 1 limoni
  • Lëngu i 1 portokalli
  • Lëngu i 5 mandarinave
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Kripë, rigon

Përgatitja:

Fillimisht filetojmë biftekun e gicit, e hapim e marinojmë me mustardë, kripë dhe piper. Presim djathin kaçkavall në feta, karrotat në rondele dhe specat në shirita. Vendosim mbi fileton e gicit karrotat, specin dhe djathin dhe e mbështjellim në role dhe e lidhim me spango kuzhine. Patatet i qërojmë, i presim në kubikë mesatare dhe i vendosim në një tas. Përziejmë lëngun e agrumeve me vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe pak mjaltë dhe e hedhim mbi patate duke i marinuar mirë. Vendosim në qendër të tavës fileton e mbushur dhe e vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për 1 orë.