Omletë me djathë në furrë
Përbërësit:
- 6 vezë
- 300 gr djathë i grirë i fortë
- 100 gr djathë mocarela
- Vaj për spërkatje
Përgatitja:
Në një tavë shtrojmë letër pjekje, vendosim vezët, shtrojmë një sipërfaqe me djathë të grirë kaçkavall të fortë dhe më pas djathin mocarela përsipër. E spërkasim me vaj ulliri dhe e vendosim në furrë për 20 minuta në 180 gradë.




















