Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, Bensik Rika nga Kuçova gjen nënën biologjike. Emocione të papërshkrueshme për 41-vjecarin kur për herë të parë ai sheh imazhin e gruas që e solli në jetë. ’Pa Gjurmë’ gjen 64-vjeçaren nga Durrësi, Rudina. , ajo e cila në vitin 1981 solli në jetë një djalë, të cilin më pas do ta braktiste në maternitet. Foshnja u birësua pa mbushur ende një vjeç nga çifti Xhezmie dhe Qani Rika nga Kuçova. Historia e Besnikut preku zemrat e mjaft qytetarëve, më së shumti atyre nga qyteti i Durrësit, ku ky sekret u mbajt i fshehur për afro 41 vitesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Shega, Besnik Rika mëson të vërtetën e jetës, ndërsa moderatorja Odeta Dume i komunikon lajmin e mirë. Odeta Dume: Ne ta kemi gjetur nënën Besnik Besnik Rika: Jooo ku është. Është këtu? Ka ardhur? Odeta Dume: Nuk e di, nuk shoh gjë. Besnik e di që je pushtuar nga emocionet... (Qan bashkëshortja Shega) Besnik Rika: Jam i përgatitur për gjithçka Minutat në vijim të transmetimit live bëhen edhe më emocionuese, pasi për Bensikun nuk është e lehtë të dëgjojë atë se çfarë do të komunikonte nëna biologjike, e cila sot jeton në Itali. Rudina Gj.: Unë e dëgjova këtë, se e ndjek programin tuaj. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur 41 vite parë. Më vjen keq, se nuk kishte bërë një jetë të mirë. Mgjth unë e kam mbyllur këtë muhabet kam familjen time tani, jam e martuar dhe kam 20 e ca vjet dhe këtë histori unë e kam patur tepër sekrete. Atëherë kam qenë e re, ndodhi dhe nuk dija ku me e mbajt, rrethanat dhe kaq. Odeta Dume: Ti dëshiron të lidhesh me djalin? Rudina Gjata: Jo, jo, jo. Nuk do të kthehem mbrapsh, se është gjynah edhe për atë. Sepse po u lidha nëpërmjet telefonit, unë duhet ta shoh, të flas, do t’i pres, t’i përcjell duhet të shkoj dhe unë këto gjëra nuk i du. Ti pri e mbara...atje ku është më nënën, me gruan me kalamajtë Odeta Dume: Rudina, ju jeni e martuar me shqiptar apo shtetas italian? Rudina Gjata: Jo jo me shqiptar, durrsak Odeta Dume: Ka motra, apo vëllezër Besniku keni ju fëmijë të tjerë? Rudina Gjata: Jo, një djalë që pata më ka vdekur 7 muajsh. Të rroj ai të bëhet 100 vjeç. 41-vjeçari emocionet, ndërsa nuk ka fjalë të përshkruaj ndjenjat e veta të trazuara ndoshta për shkak të refuzimit. Ai largohet nga studio me shpresat se një ditë nëna e tij biologjike do të kërkojë të vij tek ai. ’Të paktën t’i njihja fytyrën. Kaq doja. Një gllënkë qumësht nga ajo do ta kem pirë. Nëse do ta kisha përballë do ta përshëndetja. Unë i pres të gjtha. Ajo e dashka të jetë mister kjo gjë, por tashmë u bë publike. Unë nuk po bëj krim. Edhe unë nuk dua ti prishja jetën asaj. Thjeshtë ta dinë edhe të tjerët që paska lindur një fëmijë. Unë i pres të gjitha dhe të zezën dhe të bardhën.Ndoshta një ditë do të pendohet, e do jetë ajo që do të dojë të lidhet me mua, e të më takojë. Pas nëna e refuzoi, ’Pa Gjurmë’ zbuloi emrin e babait biologjik të Besnikut Lutfi E. , 66-vjeçarit që jeton po në qytetin e Durrësit. ’Nuk guxoj t’i dërgoj një mesazh as babait, pasi nuk dua që t’i prish jetën atij. Mbase edhe ai nuk don, ndoshta e ka sekret edhe ai. Nëse më ka ndjekur, po të dojë le të vijë të më takojë’-përfundon i pushtuar nga emocionet 41-vjeçari
Nëna e mohon pas 41 vitesh ’Pa Gjurme’ i jep fotot, djali: Ndoshta një ditë do trokasë tek unë!
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nëna ma abortoi shtatzëninë në moshë të re’/Vajza: Prej vitesh s’flas, dua të përballem
27 Prill, 19:55 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28
