Emocione dhe lot në ’Pa Gjurmë’ ! Gjen pas 41 vitesh nënën, ajo e refuzon: Nuk bëra dot më fëmijë, mbrapa s’kthehem! Djali: Ndoshta një ditë do trokasë tek unë

23 Dhjetor 2022, 21:05

Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, Besnik Rika nga Kuçova gjen nënën biologjike. Emocione të papërshkrueshme për 41-vjeçarin kur për herë të parë ai sheh imazhin e gruas që e solli në jetë. ’Pa Gjurmë’ gjen 64-vjeçaren nga Durrësi, Rudina. , e cila refuzon për herë të dytë të birin. Ajo e solli në jetë në vitin 1981 dhe e braktisi në maternitet.