• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 7 dhjetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga grushte kreut të opozitës te çfarë i dhembi më shumë Saliut e deri tek Portugali spektakolare Spanjën e zë "mallkimi" gjerman.

  • VIDEO

    Samiti/ Meçe: Ballkani Perëndimor, pjesë e BE! Kalaja: Lajm i mirë! Karaj: U sfumua nga protesta! Muça kundër: S’ndikoi grushti ndaj Berishës

    TIRANË- Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ka bërë bashkë të gjithë, të cilët janë të mendimit se sot ka qenë një ditë historike për Shqipërinë. Të katër të ftuarit në ‘Repolitix’, opinionisti Arben Mecaj, anëtari i Këshillit kombëtar të PD, Aulon Kalaja, avokati Leonard Karaj dhe gazetari Flogert Muca, tha se ishte një tregues i qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 6 dhjetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga BE në Tiranë ,opozita në shesh kundër Ramës te përse u bojkotuan masivisht Primaret në Tiranë e deri tek "Samba do Brasil"

  • VIDEO

    KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 5 dhjetorit

    Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’.

  • VIDEO

    Debate ‘5 pyetjet’, Klosi: PS do ju mundë, jeni pjesëza! Bumçi: PD është e Berishës!

    Në vetëm pak orë që na ndajnë nga samiti i BE-së në Tiranë por edhe nga protesta e Berishës, sërish mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës diskutimet nuk puqen në asnjë argument.

  • VIDEO

    Musa Sina: Jeta e një qëndrestari në 5 dosje të regjimit

     

    Kjo është historia e një burri të zakonshëm, por që diktatura e mbajti nën vëzhgim e përgjim për më shumë së 4 dekada. Regjimi ka prodhuar për të 5 dosje voluminoze, të cilat na bëjnë të kuptojmë se sa i vogël dhe i pavlerë është njeriu dhe jeta e tij përballë makinës së përbindëshme të diktaturës, dhe sa të lehtë e ka diktatura të rrëmojë, të rëndojë e të shkatërrojë jetët e njerëzve, qofshin këta edhe më të thjeshtët, por të indeksuar si armiq të betuar të saj. Ai quhet Musa Sina, dhe prej pak javësh, historia e tij, përmes dokumenteve të këtyre 5 dosjeve që regjimi krijoi për të, është zbërthyer në librin e studiuesit Jozëf Radi me titull "Njëriu përballë përbindëshit". Ky personazh i rrallë, është shembulli i një qëndrestari të veçantë që me mençurinë dhe qëndresën e tij arriti ta sfidojë diktaturën duke ruajtur të pastër profilin e tij, përgjatë gjtihë dekadave të vështira të regjimit komunist.

  • VIDEO

    Protesta e 6 dhjetorit, Enno Bozdo në Report Tv: Do të zhvillohet në Bulevard

    Anëtari i Rithemelimit në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, tha se protesta do të zhvillohet në Bulevard.  Bozdo tha ato nuk po protestojnë për të krijuar trazira, por që t’u thënë miqve evropiane se me kë po negocion.

     
  • VIDEO

    Nesër samiti i BE-së, Gjikondi: Historike! Hap zyrtar për të përshpejtuar hyrjen e vendit në Union! Protesta e Berishës? Interesa personale, të çoroditur e të mllefosur

    E nesërmja është një ditë historike për Shqipërinë sipas aktivistes Brizida Gjikondi.

  • VIDEO

    Çfarë pritet nesër nga Samiti i Tiranës? A ka më të ardhme 'Ballkani i Hapur'! Sonte në 21:00 te '5 pyetjet nga Babaramo'

    Çfarë pritet nesër nga Samiti i Tiranës? Përse kryetaret e shteteve dhe qeverive evropiane mblidhen në kryeqytetin shqiptar ? A do përshpejtohet procesi i integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në sfondin e invazionit rus në Ukrainë?

  • VIDEO

    Primaret e Berishës, Enno Bozdo: Procesi kishte të meta, por bëmë hapa para! Vangjeli: Ushtrim demokracie, zhbën vullnetin ndaj kryetarit

    Anëtari i kryesisë së Rithemelimit Enno Bozdo i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, pranoi se procesi i Primareve të Rithemelimit ishte një proces që kishte të meta, por megjithatë në tërësi shkoi shumë mirë. Sipas Bozdos ky proces, tejkalon jo vetëm kryetarin e partisë, por edhe kryesinë

  • VIDEO

    Thellohet skandali me motrat e abuzuara/ Shërbimit Social: Ne e kemi bërë punën tonë

    Ndërkaq skandali thellohet edhe më tej kur gjatë transmetimit live moderatorja Odeta Dume telefonoi live Keler Sufja, Drejtorin e Shërbimit Social Shtetëror, Lezhe mohoi se vajzat nuk janë ndihmuar.

     

    Odeta Dume: Jam Odeta Dume dhe po trajtoj një histori shumë të rëndë në qytetin e Lezhës, atë të abuzimit seksual të tre motrave nga të rinj dhe të moshuar.

     

    Keler Sufaj: Si më merrni live dhe më kërkoni tashi...kjo nuk është etike, e para punës...

    Odeta Dume: Për ju nuk është etike, por për mua është dramatike ajo që po ndodh në qytetin e Lezhës

    Odeta Dume: Ka 6 vite sipas të afërmit, që mbi këto vajzat abuzohet seksualisht dhe kanë sjellë në jetë fëmijë që janë lënë në jetimore

    Keler Sufaj: E njoh rastin shumë mirë

    Odeta Dume: Po çfarë është bërë për këto tre motra ? Janë pa kujdestar

    Keler Sufaj: Unë do t’ju vë në dispozicion gjithë korrespondencën, se çfarë ka bërë Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Social Shtetëror

    Odeta Dume: Po çfarë është bërë, ato janë në situatë rruge dhe abuzohen seksualisht

    Keler Sufaj: Jo nuk është e vërtetë, atë e thoni ju. Mos abuzoni me informacionin

    Odeta Dume: Por ne kemi qenë atje me kamera, i kemi parë nga afër

    Keler Sufaj: Jo, ato nuk janë në situatë rruge e kanë një banesë

    Odeta Dume: Po a kanë një kujdestar?

    Keler Sufaj: Kujdestari nuk merret me fjalë, duhet të ketë një situtatë shëndetësore specifike për të përfituar kujdestar, e kështu me rrallë. Ju vë në dispozicion të gjithë procedurën, mirupafshim

  • VIDEO

    Pa Gjurme zbulon skandalin-Përdhunohen motrat e sëmura/ Një 75-vjeçar në burg, vajzat pa kujdestari

    ’Pa Gjurmë’ denoncon skandalin në qytetin e Lezhës, nga ku të lëna në mëshirë të fatit tri motra me probleme të shëndetit mendor prej më shumë se 6 vitesh abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike. Të moshës 38, 40 dhe 41-vjeçare, motrat i sheh në çdo orë të ditës në qytet, ndërsa abuzohen nga të rinj dhe të moshuar.

    ‘Shkojnë me djem dhe burra, edhe më të moshuar për 100-200 lekë. Më parë këta vinin edhe në shtëpi, por tani ikin në vende të tjera. Nuk janë vetëm nga Lezha. Njëra nga vajzat ka lindur dy fëmijë vajzën 4 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, por ato janë dërguar në jetimore. Tani e kam vajzën prapë shtatzënë 7-muajshe-thotë nëna

    Lidhur me këtë skandal i cili ndodh nën hundët e policisë gazetari i emisionit ’Pa Gjurmë’ Freard Rista iu drejtua Shërbimit Social në Bashkinë e Lezhës, ku punonjësja e këtij institucioni nuk ndodhej në vendin e punës. Viktima të abuzimit seksual të trija motrat janë lënë pa kujdestari ligjore, ndërsa në 6 vite abuzime, dënimi është dhënë vetëm për një 75-vjeçar. Në vitin 2019 i moshuari u dënua nga Gjykata e Lezhës me 5 vite heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të paaftë për t’u mbrojtur”. Gjithcka u zbulua nga një video në rrejte sociale, ku i moshuari abuzonte me vajzën prapa një dyqani. Kjo situatë rëndohet edhe më shumë kur si pasojë e abuzimeve në jetë kanë ardhur dhe 3  fëmijë që kanë përfunduar në jetimore. Aktualisht njëra nga motrat ka mbetur sërish shtatzënë. Më herët, xhaxhai i vajzave të abuzuara ka bërë denoncim në polici, por sipas tij nuk është marr asnjë masë, ndërsa abuzimet rishtazi ndaj tyre nuk janë zbardhur ende. 

    ’3 vajzat kanë dalë nga qendra në vitin 2016, pasi kanë qenë në moshë madhore. Kujdestarinë e tyre nuk e ka marrë askush. Qendra i ktheu në rrugë pasi ato dolën nga atje. Kur erdhën në familje abuzimi i parë ndodhi me vajzën e dytë. Ato nuk tregonin por ne e kuptuam kur kishte mbetur shtatzënë. Unë kërkova të ndalonte shtatzaninë por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Një person mbi 70 vjeç ka abuzuar me një nga vajzat. Kjo video është bërë virale në rrjete sociale. Ai u dënua me 3.4 vite burg. Kam shkuar disa herë në polici por më kanë thënë: “Kemi halle te tjera, krime te tjera” Gazetari Elvis Hila sqaroi në studio se 3 motrat trajtohen me kemp dhe duket se institucionet justifikohen me këtë ndihmë të dhënë, duke ia hedhur topin njëri-tjetrit. Që prej vitit 2016 pasi u larguan nga qendra ku strehoheshin, vajzat u bënë viktima të abuzimeve seksuale. ’Vajzat kalojnë afër komisariatit çdo ditë dhe abuzimet aty kanë ndodhur. Një person ka qenë brenda në shtëpi ku ka abuzuar me vajzën. Nëna ka bërë kërkesë për ndihmë për t’u strehuar në një qendër sepse janë bërë agresuar dhe dhunojnë edhe atë’. Nëse ka një dosje hetimore për rastin në fjalë, padyshim ajo fle në sirtarët e prokurorisë ndërsa abuzuesit shëtisin të lirë në rrugët e qytetit të Lezhës, aty ku krimi nuk po ka gjetur ndëshkim. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv