-
VIDEO
Pulë me qull nga zonja Albana
Pulë me qull
Përbërësit:
- 1 pulë të vogël
- 500 ml qumësht
- 1 lgj miell
- 1 lgj gjalpë
- 4 thelpinj hudhër
- 120 ml pana
- Djathë kaçkavall
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ndajmë pulën në copëza, e kriposim dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Pasi pula ka marrë pak ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë.
Kaurdisim miellin me gjalpë dhe më pas e shuajmë më pak nga lëngu i zierjes së pulës. Shtojmë më pas thelpinjtë e hudhrës të shtypura, panën dhe djathin e grirë. Vendosim copat e pulës duke rregulluar në fund dhe shijen e qullit me kripë dhe piper të zi.
-
VIDEO
Musaka me presh nga zonja Albana
Musaka me presh
Përbërësit:
- 1 kg presh
- 2 qepë
- 200 ml qumësht
- 4 vezë
- 80 gr oriz
- 150 gr djathë kaçkavall
- 150 gr djathë të bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Preshin dhe qepët i presim në rrethore dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. I spërkasim me pak kripë dhe i lemë për pak minuta sa të ulin vëllimin. E vendosim preshin në një tavë, e spërkasim me pak oriz dhe me djathë të bardhë të thërrmuar. Rrahim vezët me kosin duke shtuar dhe pak djathë të grirë. E shtojmë këtë masë në tavë dhe e spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë. E vendosim musakanë të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë me mollë nga zonja Albana
Ëmbëlsirë me mollë
Përbërësit:
- 3 mollë
- 1 vezë
- 4 lgj sheqer
- 10 lgj miell
- 2 fç qumësht
- ½ fk gjalpë i tretur
- 1 limon
- Kanellë pluhur
- Sheqer pluhur
Përgatitja:
Pastrojmë fillimisht mollët nga lëkura dhe më pas i presim në feta rrethore duke larguar dhe pjesën e farave. I spërkasim mollët me pak lëng limoni që të mos na nxihen.
Në një enë vendosim miellin, pluhurin pjekës, sheqerin, vezën dhe qumështin e ngrohtë. I kalojmë fetat e mollëve në brumin e përgatitur dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Pasi t’i kemi skuqur të gjitha fetat e mollëve i lemë të ftohen pak dhe i servirim pudrosur me sheqer pluhur dhe kanellë.
-
VIDEO
KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’, Andrea Marko parashikon Brazil-Angli në finale, publiku sheh Francën si favorite
Specialisti Andrea Marko parashikon një finale Brazil-Angli për Botërorin që po zhvillohet në Katar. I Ftuar në emisionin “ E vëmë me bast” në Report Tv Marko e sheh shumë të fortë Brazilin e kësaj Kupe Bote dhe e dërgon në finale ndërsa nga ana tjetër mendon se “Tre luanët” do kapërcejnë edhe një pengesë të madhe siç është Franca kampione e Botës në fuqi
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 8 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga 8 dhjetori,grushti dhe Saliu te opozita e bashkuar thotë se sulmi vjen nga gjuha e Edi Ramës e deri tek Daja në balotazh me Kambiason për stolin e Kombëtares.
-
VIDEO
'I infiltruar’ apo me probleme të shëndetit mendor personi që goditi Berishën? Kalaja: Ishte agjent, ka prova! Valteri: Teori konspirative! Xhaferi: Kishte përgatitje fizike
Një person me probleme të shëndetit mendor apo një ‘i infiltruar’ ishte Gert Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha? Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin e ditës së sotme “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv.
-
VIDEO
Zbuloi tradhtinë/Burri ia plas gruas:Na dhe valium shkove me tjetër,postove foto në TikTok
Nëna e dy fëmijëve kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ pak ditë më parë, teksa denoncoi ish-partnerin, i cili prej një 1 viti i braktisi. Gruaja e akuzon për tradhëti, ditën që ai u nis drejt Dubait për punë. 27-vjeçarja e cila pret të sjellë në jetë fëmijën e tretë, me partnerin e saj të ri. Ajo rrëfeu historinë e jetës dhe kërkoi një përballje me ish-bashkëshortin, pasi sipas saj, ai i la të mbytur në borxhe. Pas deklaratave publike dhe akuzave nga ish-partnerja 35-vjeçari reagoi duke lënë një mesazh në numrin tonë të redaksisë. “Ju lutem shumë, dua të kontaktoj me ju. Jam ish-bashkëshorti i nënës me dy fëmijë që është edhe shtatzënë. Kërkoj ballafaqim, po të doni bashkë me prova që s’jam fajtor”. Menjëherë pas këtij mesazhi, stafi i ’Pa Gjurmë’ kontaktoi me 35-vjeçarin, i cili pretendon se nuk është ai shkaktari i problemeve në çift dhe se fëmijët nuk i ka braktisur. Çifti ishin njohur në Elbasan, ku kishin qenë bashkë kolegë në punë, ndërsa vendosën të bashkëjetonin. Sot, pas akuzave të njëri-tjetrit për tradhti i kanë fund marrëdhënies së tyre 4-vjeçare.
-
VIDEO
Besnik Mustafaj rrëfen kënaqësitë dhe pendesat e jetës së tij
Diplomat,politikan,shkrimtari Besnik Mustafaj në studion e Esencë rrëfen një pjesë të mire të jetës personale dhe profesionale. Një pjesë e lidhin më shumë figurën e tij me politikën e një pjesë me shkrimtarin. Por Besnik Mustafaj e nis bisedën me dëshirën që nuk ndryshon,për të qënë gjithnjë në kërkim të lexuesve. Por kur i rikthehet fëmijërisë shkon drejt e tek kujtimet që kanë shënuar jetën e tij,si fakti i të pasurit një nënë autoritare. Por sensi dhe lidhja e saj me të bukurën, ka brumosur tek ai shumë gjëra gjatë rrugës. Një eksperiencë e bukur ka qenë edhe fakti që ka qënë trombonist,i vetmi në vendlindjen e tij në Tropojë. Pasi u largua 14-vjeç nga vendlindja,erdhi në Tiranë për të ndjekur studimet e mëtejshme,një kohë të cilën e kujton si ndikuese dhe formuese. Ai thekson se jetën studentore e shijoi në liri dhe e kujton si një kohë të vyer dhe të bukur. Mes fotosh dhe kujtimesh ai tregon kohën kur është bërë baba dhe se rritja e dy djemve të tij, ka qenë për të gjithnjë prioritet. Që prej 2007-ës jeton në Priskë dhe kjo jetesë larg rutinës urbane ka zhvilluar tek ai një dëshirë dhe përkushtim për tokën,pemët dhe natyrën,një lidhje e fortë e krijuar me kohën. Një video mesazh emocionues erdhi për Besnikun nga i biri,Andi,i cili nga Parisi i shprehu edhe njëherë të atit,dashurinë dhe mirënjohjën për mënyrën sesi ai ka qenë një baba i përkushtuar dhe i ka ndikuar jetën në mënyrën më të bukur. I emocionuar nga i biri ai rrëfen se komunikimi ka qenë gjithnjë mënyra e tij e prindërimit. Ndërsa flet për të shoqen thotë: “Kam shkruar shumë poezi për të”. Teksa flet për botimet e tij kujton se romani i tij “Vera Pa Kthim” është përshtatur për film dhe teatër. “Unë punoj nëntë orë në ditë,kur vjen puna tek të shkruarit. Nëse e llogaris, 1/4 e jetës sime e kam kaluar në tavolinën e shkrimit”. Ai na rrëfen se e vetmja pendesë që ka është se do të kishte dashur t’i kushtonte më shumë kohë librit, sesa politikës.
-
VIDEO
Goditja ndaj Berishës/ Çupi: E inskenuar nga vetë ai! Agresori ka punuar në familjen e tij! Genc Burimi: S’të vjen turp, më vjen për të vjellë nga këto deklarata
Gazetarët dhe analistët Frok Çupi dhe Genc Burimi ishin të ftuar në "Shqipëria live sot" me gazetaren Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu në Report Tv për të folur për incidentin që i ndodhi Berishës në protestën e djeshme dhe për samitin Be-Balkani Perëndimor, por duket se incidenti i Berishës ka marë fokus më të madh në bisedën midis analistëve duke krijuar ehe përplasje ndërmjet tyre.
-
VIDEO
Qofte (tuç mak) në petë nga zonja Albana
Qofte (tuç mak) në petë nga zonja Albana
Përbërësit:
300 gr mëlçi
30 gr gjalpë
1 kokërr qepë
1 lgj oriz
300 gr miell gruri
1 kokërr vezë
250 ml lëng mishi
Pak niseshte
Nenexhik, majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një enë vendosim miell, vezë, kripë dhe ujë të vakët. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhë më pas hapim një petë të madhe të cilën e ndajmë në kuadrate të vegjël.
Mëlçitë i presim në copa të vogla, i vendosim në një tas ku shtojmë qepën e grirë imët, orizin, një të bardhë veze, kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe vendosim nga një lugë në çdo kuadrat pete. I mbështjellim si bohçe të vogla dhe i vendosim të skuqen në vaj të nxehtë. Pasi qoftet e mbështjella në petë i kemi skuqur i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë shtojmë lëngun e mishit. E lemë të marrë valë dhe më pas vendosim qoftet e mbështjella. I lëmë për disa minuta në mënyrë që të përthithin mirë lëngun e mishit.
-
VIDEO
Bukëvale me sheqer nga zonja Albana
Bukëvale me sheqer nga zonja Albana
Përbërësit:- 500 gr miell gruri
- 500 gr sheqer
- 130 gr gjalpë
- 1 e ½ litër ujë
- Vanilje
Përgatitja
Sitim miellin, shtojmë ujë derisa të krijohet një masë e butë dhe gjalpë në kubikë. Në një tepsi të lyer me gjalpë shtojmë brumin. Kulaçin e pjekim në 180 gradë për 30 minuta. Pasi të piqet e lemë të ftohet dhe e ndajmë në copëza të vogla.
Në një tenxhere vlojmë siç veprojmë me shërbetin ujë me sheqer dhe vanilje. E shtojmë sherbetin tek kulaçi i thërrmuar dhe e lemë të ftohet. Sipas dëshirës mund t’a servirim spërkatur me pak kanellë.
-
VIDEO
Supë me qiqra nga zonja Albana
Supë me qiqra nga zonja Albana
Përbërësit:
1 qepë
1 thelpi hudhër
2 karrota
2 kunguj
1 patate
2 degë selino
300 gr qiqra
100 gr pançetë
Kripë, piper
Vaj ulliri
Crackers
Përgatitja:
Fillimisht kemi vendosur qiqrat në ujë një natë më parë ose dhe mund t’i ziejmë paraprakisht. Presim qepën në shkopinj ndërsa perimet e tjera në kubikë të vegjël. Nisim gatimiun e supës duke kaurdisur fillimisht qepën me vaj ulliri të cilin e kemi aromatizuar më parë me një thelpi hudhër. Më pas shtojmë me rradhë sipas fortësisë perimet e tjera. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar dhe pançetën e prerë në copëza. Shtojmë qiqrat dhe buljonin (ose ujë) derisa të mbulohen të gjithë përbërësit. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare. Nga fundi i proçesit të gatimit shtojmë kungujt, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Supën e servirim të ngrohtë, vendosim crackers-at dhe e spërkasim me pak vaj ulliri dhe piper.