-
VIDEO
Një shtetas gjerman nis video në Pa Gjurme! ’Më gjeni babanë, unë jam shqiptar’
’Përshëndetje! Emri im është Adrian Tahiri, unë jam 26 vjeç vij nga Hamburgu, momentalisht punoj si shofer autobusi. Jam në kërkim të babait tim Bajram Tahiri. Nëpërmjet një kolegu shqiptar që punon me mua, kam parë disa prej emisioneve tuaja dhe si mua dhe mamasë sime Andrea Tahiri do të na bëhej shumë qejfi, nëse nëpërmjet jush do të gjenim babain. Do ju falenderoja shumë, ne do ta gjenim, pasi kontaktet me të janë shkëputur shumë kohë më parë. Kemi bërë të pamundurën për ta gjetur, por nuk ka funksionuar. Ne na mungon shumë ai. Shumë faleminderit dhe ju uroj një ditë të bukur!’
-
VIDEO
Zhduket ‘Bushi’ i Tepelenës/Familja:‘Lë letrën mbi tavolinë, me vete mori…’(2.12.22)
Askush nuk din të thotë pse e paralajmëroi ikjen e tij duke lënë mbi tavolinë një letër. I riu nga fshati Kamqisht i Tepelenës, ka humbur gjurmët qershorin e vitit 2018 nga Greqia. Hamit Memlika me pseudonimin Bushi, për herë të parë emigroi në vitin 2017 dhe u vendos në Spartë. Atje nisi punë si çoban tek një pronar shqiptar Klement Sina për afro 1 vit. Ai kishte kontakte të rregullta me familjarët me të cilët komunikonte nëpërmjet rrjeteve sociale apo edhe numrit celular që kishte në përdorim. Gjithnjë shprehej se ishte shëndoshë e mire dhe se nuk kishte asnjë problem. Këto kontakte zgjatën deri në qershor të 2018. Më datë 12 qershor ai për herë të fundit komunikoi me villain e tij Ervin Memlikën. Ndërsa pas 4 ditësh më datë 16 qeshor Klementi pronari shqiptar i telefonon Ervinit ku e njofton se i vëllai nuk ndodhej në stan dhe se ishte larguar. Sipas tij, Hamiti kishte shkuar në stan mbrëmjen e datës 15 qershor por të nesërmen ai nuk e kishte gjetur aty. Ai i dorëzon edhe një letër që Hamiti e kishte lënë mbi tavolinë pak para se të zhdukej. Pronari e mohon kategorikisht që mes tyre të ketë patur konflikte. Fill pasi u zhduk papritur telefoni rezulton i fikur, ndërsa në rrjetin social Facebook ka qenë aktiv deri ne fund te vitit 2018. Familjarët kanë tentuar të komunikojnë, por kanë mundur të marrin asnjë përgjigje.I vëllai ka bërë një denoncim në policinë greke për zhdukjen e Hamitit, por ende asgjë derimë sot. Fatkeqësitë do të ndiqnin njëra-tjetrën, kur një vit pas zhdukjes babai i Hamitit do të ndërronte jetë, e nga gjithë këto tronditje nëna Dituri Memlika ka pësuar një paralizë dhe sot ndodhet në shtrat. Një familje e madhe me 8 fëmijë, djali i katërt Hamiti rezulton i zhdukur prej vitesh. Sot me zemër të ngrirë familja Memlika janë në pritje të një lajmi që mund t'ua qetësojë sadopak zemrën.
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit, Xhafaj në Report Tv: ‘Non grata’ do t’u bëj karshillëk liderëve të BE! Lapaj: S'ka ndikim në organizmin e samitit
Protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha në ditën historike për Tiranën, 6 dhjetor, deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj e sheh si një karshillëk që një ‘non grata’ po i bën liderëve të Bashkimit Europian. Ndonëse Berisha deklaron se do jetë një protestë paqësore, Xhafaj tha në Report Tv qëllimi i vetëm i Berishës është që t’iu japë një mesazh liderëve të BE-së që ta llogarisin edhe atë.
-
VIDEO
Gëzim Kame, jeta e një regjisori mes dy kohëve
Ai është regjisori më imponues mes dy kohëve,para dhe pas viteve 90’. Një prej profesionistëve më avangard në botën e kinemasë dhe teatrit,gjithnjë pararojë e një stili futurist që është ndjekur e marrë model edhe nga brezat e rinj. Një karrierë e gjatë më shumë së 40 vjeçare,që prej vitit 1981 kur nisi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, me pas si regjisor, udhëheqës artistik dhe drejtor i Teatrit Kombëtar. Në “Esence” Kame na rrëfeu një rrugëtim personal dhe profesional,mes fotosh,premierash,filmash e shfaqjesh teatri e kujtimesh familjare. Një moment emocionues ishte dhe video mesazhi i aktorit dhe regjisorit Mevlan Shanaj,një mik dhe bashkëpunëtor i vjetër i Kames,për të cilin ai ndau kujtime të vyera dhe konsideratë të lartë. Një tribut për Fernando Krafin,erdhi përmes një monologu të intepretuar nga Elsa Ymeri. Nipërit dhe mbesat ishin finalja e ëmbël e bisedës dhe sigurisht një emocion i bukur për regjisorin i cili si gjysh, ka një lidhje të ngushtë dhe tepër të dedikuar ndaj tyre.
-
VIDEO
1 vjeçari me HIV/AIDS i infektuar nga mjekët? Harxhi: Po bëhet investigim i hollësishëm! Të mos neglizhohet testi gjatë shtatzënisë
Një ditë më parë u konfirmua se një fëmijë 1-vjeç ka rezultuar pozitiv me HIV/AIDS ndonëse nëna dhe babai ishin negativ, e për këtë mjeku Arjan Harxhi tha se kanë nisur hetimi epidemiologjik.
-
VIDEO
KATAR 2022/ Korrespondeti i Report Tv në Doha: Flamuri shqiptar s’do mungojë në ndeshjen Serbi-Zvicër
Në ndeshjen Serbi-Zvicër nuk do të mungojë flamuri shqiptar! Korrespondeti i Report Tv në Katar, Antan Metaj tha se do jenë një grup shqiptarësh që do të bëjnë tifo për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
-
VIDEO
Gjeniu 7-vjeçar shqiptar triumfon mes 25 mijë rivalëve në Dubai, mbaroi 40 ushtrime për 4 minuta
Lum Rrahmani është 7-vjeçari nga Kosova I cili ka triumfuar mes 25 mijë konkurentëve nga Dubai, në një garë matematike. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ai tregoi për këtë eksperiencë që na bëri krenarë të gjithëve.
-
VIDEO
Sfida e muajve të ftohtë! Si harxhohet energjia në dimër
-
VIDEO
Seksi pas të 50-ve, Linda Kalemi këshilla grave shqiptare si të jenë sa më atraktive
Në një intervistë përmes skype nga Turqia, ishte e ftuar në “Rreze Dielli” Linda Kalemi, kuratore imazhi e cila prej vitesh jeton dhe punon në Turqi. Ajo ndau disa këshilla për gratë shqiptare pas të 50-tave.
-
VIDEO
Spinaq furre me pana dhe djathë nga zonja Albana
Spinaq furre me pana dhe djathë
Përbërësit:
- 1 tufë spinaq
- 3 lgj vaj ulliri
- 50 gr oriz
- 3 vezë
- 1/2 tufë koper
- 120 ml pana
- 200 gr djathë kaçkavall
- 1 lgj miell misri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim me pak vaj ulliri spinaqin derisa të ulë pak vëllimin. Më pas shtojmë orizin e zier paraprakisht dhe koper. E kalojmë gatimin në një tavë të cilën e spërkasim më pak miell misri. Rrahim vezët bashkë me panën. Shtojmë kripë dhe piper dhe këtë masë e hedhim mbi spinaqin. E spërkasim në fund sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.
-
VIDEO
Fileto derri me birrë nga zonja Albana
Fileto derri me birrë
Përbërësit:
- 800 gr fileto derri
- 1 birrë
- 2 karota
- 2 degë selino
- 1 qepë
- 2 lugë mjaltë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim mirë tiganin, vendosim pak vaj ulliri dhe kaurdisim fileton e derrit mirë nga të dy anët. Më pas shtojmë qepën, karrotën dhe selinonë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas e shuajmë mishin me birrë. Pasi ka avulluar alkooli shtojmë mjaltin. E lemë mishin të gatuhet dhe salcën të mpikset për rreth 30 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
-
VIDEO
Qofte pa mish me bukë bajate dhe erëza nga zonja Albana
Qofte pa mish me bukë bajate dhe erëza
Përbërësit:
- 7-8 feta bukë
- 1 vezë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 spec i kuq
- Bishta spinaqi
- Djathë kaçkavall
- Galetë
- Koncentrat
- Fara speci djegës
- Piper i kuq i ëmbël
- Majdanoz, nenexhik
- Kripë, piper i zi, rigon
Salca shoqëruese:
- 2 lgj majonezë
- 1 lgj mustardë
- 1 lgj mjaltë
- Lëng limoni
Përgatitja:
Vendosim në një tas të gjithë përbërësit e qofteve. E punojmë mirë brumin dhe e lemë në frigorifer të pushojë për rreth 30 minuta. Më pas realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në vaj të nxehtë. Ndërkohë përgatisim një salcë me majonezë, mustardë, mjaltë, lëng limoni, kripë dhe piper.