-
VIDEO
Primaret/ Kë mbështeti Këlliçin apo Alimehmetin? Përgjigjet Ilir Meta
Ilir Meta thotë se nuk ka pasur asnjë preferencë të veçantë për kandidatët e primarve në Bashkinë e Tiranës. I ftuar në Report Tv, Meta tha se kjo çështje i takonte Partisë Demokratike.
Meta u shpreh i bindur se opozita do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa theksoi se do të marrin edhe Bashkinë e Tiranës.
“Nuk kam patur asnjë preferencë të veçantë. I takonte vetë PD ta zgjidhte. Mendoj që kjo gjë është vendosur prej tyre dhe kjo zgjidhje që është bërë mes Këlliçit dhe Alimehmetit, tregon se përveçse primareve kemi një frymë të re, një frymë ekipi që do vijë në drejtimin e bashkisë së Tiranës. Nëse PL do jetë partia e dytë dhe vendimtare, nëse do jetë Partia Agrare do ta ketë ajo. Partia e dytë brenda koalicionit, e rëndësishme është që Tirana po ecën drejt në ndryshimi të pandalshëm. Me një ekip që do rikthejë normalitetin në drejtimin e bashkisë.
Strategjia e PL është e qartë, synon rivendosjen e demokracisë të shtetit të së drejtës, kjo është arsyeje përse në marrëveshjen me PD e kemi vënë të angazhimi për referendumit, që është çështje madhore për PL. Për ne parësore është rivendosja e llogaridhënies, në nivel vendor dhe kombëtar. Nuk është nëse morëm ne një bashki më shumë apo një më pak.
Në Durrës, Elbasan opozita ka super kandidatë që do bashkojnë të gjithë qytetarët që duan të dëgjohen dhe që duan të jenë pjesë e qeverisjes dhe bashkive të tyre”, tha Meta në Report Tv.
-
VIDEO
Nëse fitojnë zgjedhjet Meta apo Berisha non grata kryeministër? Kreu i PL: Unë pranoj çdo lloj pozicioni
Çfarë do të ndodhë nëse opozita fiton zgjedhjet parlamentare në 2025? Kush do të vendoset kryeministër, Sali Berisha non grata, apo do të krijohet një mundësi për Ilir Metën?. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Konstrat’, Meta tha se do të pranonte çdo lloj pozicioni.
“Këto janë histori që nuk kanë asnjë rëndësi për momentin? Për momentin? Po edhe në të ardhme nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Për Ilir Metën ka një mision instalimi i referendumeve në Shqipëri siç e ka vendosur vetë populli shqiptar në kushtetutë dhe rivendosja e llogaridhënies në këtë vend në çdo nivel. Se ku do jetë ilir meta në të ardhmen, e kam thënë që në tre dekadat e ardhme do jem aktiv në politikë dhe nuk përjashtoj asnjë lloj pozicioni përveç atij të presidentit për mandatin e dytë se nuk mund të ndodhë në 20 vitet e ardhshme. Këto janë çështje që i vendos demokracia, i vendos vota. Nuk është kjo çështja kryesore që më intereson më shumë mua në jetën politike”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta: Berisha e dha sot mesazhin e rëndësishëm që ‘jetën e japim, votën se falim’! Rama do ikë me zgjedhje dhe protesta
Jetën e japim, votën se falim’. Ky ishte mesazhi që Ilir Meta e përdori në Report Tv duke ‘cituar’ Sali Berishën. Ai tha se mbrojtja e votës është e vetmja mënyrë për të mundur Ramën dhe kjo është detyra e opozitës.
“Çdo protestë ka të veçantën e saj. Edi Rama do të iki me zgjedhje dhe protesta. Me protesta dhe zgjidhje. Berisha dha sot një mesazh të rëndësishëm ‘jetën e japim, votën se falim’. Baza e çdo të keqe në Shqipëri është deformimi i votës së lirë. Ndaj beteja për mbrojtjen e votës është vendimtare. Ai përpiqet të imponohet në mënyrë të dhunshme dhe arbitrare. Është detyrë e opozitës t’i përdorë të gjitha format e aksionit politik për t’i mbrojtur shqiptarët nga një armik i votës së lirë. Ai do të ikë përmes zgjedhjeve dhe protestave. Do të ikë si Millosheviçi, me protesta dhe me zgjedhje. Me ngjarjen që ndodhi më 6 dhjetor nuk besoj se ka ndokush ndonjë iluzion që bëhet fjalë për një njeri që mund të bëjuë veprime patriotike apo në të mirë të vendit”, vijoi Meta.
-
VIDEO
Sulmi me grusht ndaj Berishës, Meta në Report Tv: Rama porositi atentatin mafioz
Njëjtë si Sali Berisha edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sulmi me grusht në protestë ndaj ish-kryeministrit është porositur nga kreu i qeverisë Edi Rama.
"Nuk ka patur ide për të krijuar probleme nga opozita. Qeveria ka qenë e vetmja që i ka fryrë idesë së konflikteve, provokimeve. Opozita ka vepruar në mënyrën më paqësore, demokratike. Kështu veproi përgjatë manifestimit. S’kishte qëllim për të krijuar tension të panevojshme, kur Tirana ishte vend i mikpritjes së një samiti. Shqetësimet që ngritëm i kishim në raport me qeverinë tonë. Qëndrim ndaj një vendi që prodhon qytetarë për gomonet e La Manshit. Është një inskenim mafioz, që ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën që vuri në direkt në punë makinerinë e propagandës. Vetëm qeveria mund ta vendosë në dispozicion. Të gjithë e kanë të qartë se kush janë autorët dhe në ca shteti jetojmë”, tha Meta.
Sipas Metës, ky sulm ndaj Berishës është bërë me qëllim nga Rama në mënyrë që të provokonte opozitën që situata të dilte jashtë kontrollit.
“Ngjarja mund të kishte vajtur edhe në drejtime të tjera, sipas atyre që do kishte dëshiruar Rama të reagonte opozita. Autori është vetëm një, Rama është porositësi i këtij atentati kundër Berishës, gjuha e tij e dhunës dhe gjithë mjetet që ka pasur në dispozicion në mënyrë të paligjshme. Skenar shumë i lexueshëm për ne dhe tashmë i dështuar”, tha Meta në Report Tv.
-
VIDEO
Pas 4 vitesh bëhet i gjallë,babai mohon djalin/Nëna i kërkon live divorcin
Ky është mesazhi që një 8-vjeçar i dërgon të atit, pasi ai e braktisi. Prej katër vitesh babai nuk ka kontakte me dy fëmijët e mitur. Në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ gruaja 33-vjeçe rrëfen këtë histori, e cila zë fill që prej vitit 2008. Të dy me origjinë nga Puka u njohën me shkuesi dhe kështu ranë dakord të lidhnin kurorë. Ata u zhvendosën në qytetin e Durrësit duke menduar se kështu do të ndërtonin një jetë më të mirë sëbashku. Morën një shtëpi me qira, ndërsa pak vite më pas, në jetë erdhi fëmija i tyre i parë. 36-vjeçari emigroi drejt Mal të Zi për të punuar, kohë në të cilën lindën edhe konfliktet e para mes çiftit. Paratë që ai fitonte nuk ia dorëzonte bashkëshortes edhe pse tashmë ishin prindër të një vajze, por nënës së tij. Në 7 vite martesë vështirësitë ekonomike shkaktonin shpesh konflikte. Kryefamiljari ikte dhe vinte jashtë vendit për të siguruar të ardhura, të mira materiale të cilat pak i shkonin familjes së tij. Në vitin 2015 kur prisnin të bëheshin prindër të një djali, bashkëshorti emigron sërish. Për dy muaj me radhë ai humbi kontaktet me bashkëshorten shtatzënë dhe nuk u bë i gjallë. Periudhë e cila nuk u përjetua mirë nga bashkëshortja e cila madje rrezikoi të humbte fëmijën e saj. U desh kjo ngjarje në familje për ta kthyer më në fund në banesë kryefamiljarin. Situata u normalizua deri në vitin 2018, kur ai largohet sërish me pretekstin e punës. Por në fakt ndodhi e kundërta. Ai u kthye tek prindërit në Pukë duke ndërruar madje edhe numrin e telefonit. Kështu ai braktis sërish familjen e tij, duke mos e kthyer kokën pas, as për dy fëmijët e mitur 7 dhe 9-vjeçarë. Tentativës së gruas për të ditur shkakun, për të cilin burri u largua në këtë mënyre, ai iu përgjigj se nuk ishte më i intresuar për ta. Mesa duket 10 vite martesë i përkisnin të shkuarës, duke nënkuptuar se ai tashmë kishte vendosur të mohonte gjithkça, madje edhe fëmijët e tij. Këta të fundit kanë kërkuar gjithnjë të takohen me të atin, por ai gjithnjë u është shmangur. Ndaj si bashkëshorte, si nënë, si grua 33-vjecarja i drejtohet nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ me një mesazh ish-partnerit të saj...
-
VIDEO
Si e përjetoi sulmin ndaj Berishës dhe çfarë ndodh tani? Protesta dhe Samiti i BE! Ilir Meta përgjigjet sot në ‘Kontrast’ në Report Tv
Sot në Kontrast i ftuar Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë. Si e përjetoi Ilir Meta sulmin ndaj Sali Berishës dhe cili do të jetë reagimi i opozitës pas kësaj ngjarje?
-
VIDEO
Punonte si barist në Beograd dhe u zhduk dhe historia burrit që braktisi gruan dhe 2 fëmijët! Sot në ‘Pa Gjurmë’ në 16:00 në Report Tv
Me babin foli për herë të fundit në vitin 1997, i riu humbi përgjithnjë kontaktet edhe me nënën. ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv sjell historinë e 36-vjeçarit që u zhduk nga Beogradi ku punonte si barist në një pub veror.
-
VIDEO
Shpërthimet në veri të Kosovës, Mustafi: Një komunitet i tërë terrorizohet nga disa banditë! Nuk pranojnë dot realitetin se është vend i pavarur
Situata vijon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës ku përgjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 6 sulme me bombë dhe të shtëna në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok dhe raportohen se kanë ndodhur pranë zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor.
-
VIDEO
Nesër masa e sigurisë për Gert Shehun, sekuestrohen kartelat mjekësore të agresorit që goditi Berishën! I gjobitur për dhunë e i arrestuar për kanabis
Gjatë marrjes në pyetje 31-vjeçari i ka qëndruar deklarimeve që ka dhënë që në fillim në lidhje me incidentin, ndërsa prokuroria ka sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të tij
-
VIDEO
Maska më e famshme me majdanoz për elasticitetin e lëkurës dhe njollave të fytyrës
Blogerja Erdona Bjeshkaj solli sot në rubrikë “Bëje vet” në Rreze Dielli maskën më të famshme me majdanoz.
-
VIDEO
Habit fizioterapisti: Ja si bëhet zgjatja e trupit deri ne 2 cm
Fizioterapisti Gjergj Biba në emisionin Rreze Dielli foli më tepër për Hernien Diskale si dhe tregoi ushtrimet praktike që ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve që shkaktohen nga kjo sëmundje.
-
VIDEO
'Fëmijëri e thinjur', një libër dedikuar fëmijëve të '97 në periudhën e tranzicionit
Zhaneta Barxhaj sapo ka botuar librin e saj ‘Fëmijët e thinjur’, në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo foli më tepër për këtë libër dedikuar fëmijëve të '97 dhe fatit të vajzave në periudhën e tranzicionit