Thellohet skandali me motrat e abuzuara/ Shërbimit Social: Ne e kemi bërë punën tonë

5 Dhjetor 2022, 19:12 | Përditesimi i fundit: 2022-12-05 21:25:20

Ndërkaq skandali thellohet edhe më tej kur gjatë transmetimit live moderatorja Odeta Dume telefonoi live Keler Sufja, Drejtorin e Shërbimit Social Shtetëror, Lezhe mohoi se vajzat nuk janë ndihmuar.

 

Odeta Dume: Jam Odeta Dume dhe po trajtoj një histori shumë të rëndë në qytetin e Lezhës, atë të abuzimit seksual të tre motrave nga të rinj dhe të moshuar.

 

Keler Sufaj: Si më merrni live dhe më kërkoni tashi...kjo nuk është etike, e para punës...

Odeta Dume: Për ju nuk është etike, por për mua është dramatike ajo që po ndodh në qytetin e Lezhës

Odeta Dume: Ka 6 vite sipas të afërmit, që mbi këto vajzat abuzohet seksualisht dhe kanë sjellë në jetë fëmijë që janë lënë në jetimore

Keler Sufaj: E njoh rastin shumë mirë

Odeta Dume: Po çfarë është bërë për këto tre motra ? Janë pa kujdestar

Keler Sufaj: Unë do t’ju vë në dispozicion gjithë korrespondencën, se çfarë ka bërë Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Social Shtetëror

Odeta Dume: Po çfarë është bërë, ato janë në situatë rruge dhe abuzohen seksualisht

Keler Sufaj: Jo nuk është e vërtetë, atë e thoni ju. Mos abuzoni me informacionin

Odeta Dume: Por ne kemi qenë atje me kamera, i kemi parë nga afër

Keler Sufaj: Jo, ato nuk janë në situatë rruge e kanë një banesë

Odeta Dume: Po a kanë një kujdestar?

Keler Sufaj: Kujdestari nuk merret me fjalë, duhet të ketë një situtatë shëndetësore specifike për të përfituar kujdestar, e kështu me rrallë. Ju vë në dispozicion të gjithë procedurën, mirupafshim