-
VIDEO
Denoncohet i panjohuri në Kuçovë/‘Pa Gjurme’zbulon identitetin,i zhdukur prej kohësh
Nje mesazh mbërriti në redaksinë e emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ku qytetarët dërguan foton e një personi, që bën jetën e endacakut. Ai është parë në qytet afro një muaj, ndërsa kalon natën në lulishte. Qytetarët thonë se ai është një person i qetë dhe jo agresiv, ndaj kërkuan ndihmën e programit për t’i gjetur familjen personit të panjohur
-
VIDEO
Frederik Ndoci vendos të rikthehet përfundimisht në Shqipëri: Bota po na merr djemtë e mirë
Kantautori i mirënjohur Frederik Ndoci rikthehet përgjithmonë në vendlindje.Fillimisht lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk do të emigrojë më në vise të tjera. Për herë të parë pas rikthimit Frederik Ndoci dha një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ku sqaron për admiruesit e artit të tij rikthimin e papritur dhe arsyet që e bindën të kthehet në vendlindje.
-
VIDEO
Petulla me qumësht nga zonja Albana
Petulla me qumësht
Përbërësit:
- 4 vezë
- 1 lç sodë
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- 2 pika lëng limoni
- 200 ml qumësht
- 1 gotë miell
Përgatitja:
Rrahim vezët duke shtuar pak vanilje lëng, pak kripë, sheqer dhe sodë buke. Shtojmë miellin në mënyrë graduale dhe më pas qumështin ku kemi shtuar dy pika lëng limoni. E trazojmë mirë brumin e petullave dhe i skuqim duke i dhënë forma në madhësi sipas preferencës. Petullat mund t’i servirkm me djathë, mjaltë apo reçel.
-
VIDEO
Qofte me miell misri dhe djathë nga zonja Albana
Qofte me miell misri dhe djathë
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 1/2 lk sodë
- 3 vezë
- 5 lgj djathë kaçkavall dhe të bardhë
- 3-4 gota ujë
- Pak miell gruri
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim fillimisht ujin në një tigan të gjerë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë pak kripë dhe hedhim gradualisht miellin e misrit duke e trazuar. Ulim temperaturën e sobës dhe vazhdojmë trazimin me lugë druri. E largojmë tiganin nga zjarri që të bie nxehtësia në mënyrë që të kemi mundësi që qoftet t’i punojmë me duar. Rrahim vezët, shtojmë pak kripë, piper dhe sodën e bukës. Shtojmë vezët tek mielli i misrit, djathin e bardhë të thërrmuar dhe nenexhikun. E punojmë mirë brumin e qofteve me duar dhe më pas realizojmë qoftet, të cilat i skuqim spërkatur me miell gruri në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Qumështor nga zonja Albana
Qumështor
Përbërësit:
- 5 vezë
- 5 lgj miell gruri
- 4 lgj niseshte
- 500 gr sheqer
- 750 ml qumësht
Përgatitja:
Fillimisht rrahim vezët, më pas shtojmë sheqerin dhe e trazojmë derisa vezët të zbardhen dhe sheqeri të tretet. Shtojmë pak vanilje për aromë, hedhim miellin gradualisht duke e situr si dhe dhe niseshten. E trazojmë me një spatul dhe në fund shtojmë qumështin dhe gjalpin e tretur. E trazojmë mirë derisa masa të homogjenizohet dhe të mos mbetet me kokrriza.
E vendosim qumështorin në një tavë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për aq minuta sa të marrë një faqe të kuqerremtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 15 korrik 2022
Titujt e gazetave për sot, nga deklarata e fortë e Majkos se prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës te paralajmërimi i socialistëve se do heqin Berishën nga Parlamenti e deri tek Shqipërinë e nderon Laçi e Partizani ikën me sherr nga Europa.
-
VIDEO
Spartak Ngjela analizon sezonin politik
Avokati Spartak Ngjela ka analizuar sezonin politik, zhvillimet në PD dhe lëvizjen e Sali Berishës në intervistën për Report Tv në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga.
-
VIDEO
Ngjela pro hartës së re gjyqësore: Që kur isha ministër drejtësie kërkova 12 gjykata! Ja argumenti që kishte
Avokati Spartak Ngjela është pro hartës së re gjyqësore. Në intervistën për 'Repolitix' nga gazetari Denis Minga, Ngjela u shpreh se që në vitin 1998 kishte kërkuar 12 gjykata në të gjithë vendin pasi përdori argumentin e karakterit metropolitan, por pati ndërhyrje.
"Kanë njëfarë të drejte që i kërkojnë zgjidhje qeverisë se do bëhet me ligj parlamentar. Qeveria ka shumicën. Ata thonë mos bëni ligjin. KLGJ nuk kanë cfarë ti thonë. Nuk ndërhyn dot avokatia. Qeveria nuk është shprehur do e votojë ligjin apo jo.
Që në 1998, kur kam qenë ministër i drejtësisë kam kërkuar 12 gjykata. Argumenti im është i filozofisë së të drejtës në funksion të gjyqësorit që gjykata ka karakter metropolitan. Gjykata ka karakter metropolitan. Metropol do të thotë qytet i madh. Thërrita ekspertët e popullsisë së një qyteti dhe më analizuan metropolet, dolën 12. E mora me ekspertë. I thashë më nxirrni banorët me mbi 60 mijë banorë. Më ndërhynë andej e këtej dhe hoqa dorë. Nuk mund të dal nga ideja ime", tha Ngjela.
-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: Berisha kërcënohet nga Perëndimi, nuk ka strukturë mendore për të ardhur në pushtet
Avokati Spartak Ngjela ka analizuar sezonin politik, zhvillimet në PD dhe lëvizjen e Sali Berishës në intervistën për Report Tv në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga.
-
VIDEO
E papritur/Nëna e kërkon prej 5 vitesh, ’Pa Gjurme’ zbulon live adresën e Altin Spahiut
Me familjarët ka humbur kontaktet 5 vite më parë nga Anglia. Altin Spahiu jetonte në këtë shtet prej 22 vitesh, por kurrë nuk u kthye në atdhe. Djali nga Berati u rrit jashtë vendit, pasi emigroi ilegalisht që në moshë të re. Përgjatë gjithë këtyre viteve kontaktet i ka patur të rregullta me familjen, por vetëm me telefon, pasi kurrë nuk e shfaqte imazhin e tij. Familjarëve u ka mbetur në kujtesë fytyra e Altinit 25-vjeçar, mosha kur ai u largua dhe ka informacione të pakta mbi jetën që bënte në Angli. Sa më shumë kalonin vitet aq më shumë rralloheshin telefonatat me familjarët në Shqipëri. Me raste dërgonte para dhe u thoshte se ishte i pajisur me dokumenta angleze, por në Shqipëri nuk erdhi asnjëherë. Motrat ruajnë si kujtim vetëm një foto, që e gjetën në rrjetet sociale, por Altini e mbylli edhe atë adresë. Vitet e fundit nga pohimet e të birit, prindërit mësuan se ai punonte në një dyqan peshku dhe se bashkëjetonte me një vajzë. Nga telefonata e fundit me Altinin kanë kaluar 5 vite dhe 47-vjeçari nuk është bërë më i gjallë. Familjarët kanë dyshimet e tyre lidhur me aktivitetin e tij në Londër. Sot ata kërkojnë të mësojnë për fatin e të birit, duke iu drejtuar emisionit “Pa Gjurmë“, me një apel për ndihmë. Dy shokët e vetëm me të cilët ai shoqërohej janë kapur nga autoritetet britanike, një prej të cilëve ekstraduar në Shqipëri.
-
VIDEO
Vëzhguesja zgjedhore në Report Tv: Vota e diasporës po pengohet nga partitë politike! Emigrantët s’votojnë në zgjedhjet lokale
Partitë politike janë vetë pengesë për votën e emigrantë. Kështu deklaroi, Gerta Meta, vëzhguese zgjedhore, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ku u shpreh se emigrantët nuk do të kenë mundësinë për të votuar në zgjedhjet lokale të 2023. Sipas Metës duhet nja angazhim maksimal nga polët politike dhe mos të jenë thjeshtë premtime fasadë sa për të kaluar kohën
-
VIDEO
Myfarete Laze gatuan në “Rreze Dielli” recetën e preferuar dhe rrëfen për pasionin e gatimit
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën ‘ Nostalgji’ ishte e ftuar këngëtarja Myfarete Laze. Me një karrierë mbi 35 vjecare, pothuajse një jetë në skenë. Në këtë rrëfim pa dorashka ajo tregon emocionet e saj si artiste. Ndër të tjera tregoi edhe pasionin e saj të gatimit, duke gatuar edhe një nga recetat e saj të preferuara.