Kulaç me sodë nga zonja Albana

13 Maj, 11:18 | Përditesimi: 13 Maj, 11:18

Kulaç me sodë

Përbërësit:

  • 450-500 gr miell
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji kripë
  • 100 ml vaj ulliri
  • Ujë i vakët

Përgatitja:

Në një tas përziejmë miellin me sodën dhe kripën. Shtojmë vajin e ullirit dhe hedhim ujin pak nga pak duke e përzier derisa të krijohet një brumë i butë. E punojmë lehtë me dorë dhe i japim formë të rrumbullakët. Vendosim brumin në tavë të lyer me pak vaj. Sipër bëjmë prerje të lehta me thikë ose pirun dhe e pjekim në 200°C derisa të marrë ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com