Byrek me qepë të njoma dhe djathë nga zonja Albana

13 Maj, 10:53 | Përditesimi: 13 Maj, 10:53

Byrek me qepë të njoma dhe djathë

Përbërësit:

  • 2 petë sfoliat
  • 3-4 qepë të njoma
  • 200 gr djathë ose gjizë
  • Pak majdanoz ose koper
  • Kripë, piper
  • Vezë për lyerje
  • Fara susami të zeza

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepët e njoma të grira imët me pak vaj ulliri, kripë, piper. Marrim petën e parë vendosim mbushjen me qepë, djathë dhe bimë aromatike. Vendosim sipër petën e dytë. Në qendër vendosim një pjatë dhe bëjmë një prerje, pa e çuar deri në fund. Më pas e presim në segmente të drejta si rreze dielli. Përdredhim segmentet e prera, i lyejmë me të verdhë veze dhe në mes hedhim fara susami të zi. E pjekim në 180°C për 25–30 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com