-
VIDEO
Pastiçe greke nga zonja Albana
Pastiçe greke
Përbërësit:
1 pako makarona
1 kg mish i grirë
2 thelpinj hudhër
1 qepë
1 gotë verë e kuqe
2 lgj salcë domate
300 gr domate të grira
1 lç sheqer
1 shkop kanelle
1 lgj galetë
100 ml pana
200 gr djathë kaçkavall
1 tufë majdanoz
Arrë moskat
Kripë, piper i zi
Beshameli:
100 gr gjalpë
4 ls miell
5 fç qumësht
2 të verdha veze
kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë. Ndërkohë kaurdisim fillimisht mishin e grirë derisa të përthithë lëngjet. Më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe hudhrat. Vazhdojmë kaurdisjen duke e shuar me pak verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e grira dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper dhe 1 shkop kanelle. Ndërsa salca me mish të grirë gatuhet përgatisim beshamelin. Kaurdisim në gjalpë miellin derisa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë qumështin e vakur. E trazojmë derisa beshameli të lidhet dhe në fund shtojmë 2 të verdha veze, pak kripë dhe arrë moskat.
Spërkasim një tavë me galetë, vendosim makaronat tek të cilat kemi hedhur djathë të grirë kaçkavall. I nivelojmë mirë, vendosim shtresën me kimë dhe më pas beshamelin. E spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Supë krem pule nga zonja Albana
Supë krem pule
Përbërësit:
1 gjoks ose 4 krahë pule
2 lgj miell
2 lgj gjalpë
4 thelpinj hudhër
1 kokërr limon
500 ml qumësht
1 litër ujë
1/2 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Krahët e pulës ose gjoksi skuqen në yndyrë, në një nxehtësi mesatare që brenda mishi të jetë i bërë, pasi hiqet mishi nga zjarri, shtojmë hudhrën e grirë dhe mielli, kaurdisen derisa të marrin ngjyrën e artë, shtohet bulioni dhe përzihet mirë që mielli mos të ketë kokrriza, në fund fare pasi mielli të jetë tretur ,e lëmë 10 minuta të ziejë, e spërkasim me pak gjalpë, kripë dhe piper. Shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë hollë.
-
VIDEO
Hallva tradicionale e natës së kadrit nga zonja Albana
Hallva tradicionale e natës së kadrit
Përbërësit:
300 gr miell
100 gr gjalpë
50 ml vaj
300 gr sheqer
600 ml ujë të nxehtë
Arra ose bajame
Përgatitja:
Në një enë shtojmë gjalp dhe vaj bashkë, presim sa të tretet gjalpi, shtojmë arrat e thyera, i kaurdisim derisa të lirojnë aromën, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë me lugë, kërkon një përzierje të gjatë, derisa mielli të marri ngjyrën e artë, shtojmë ujin gradualisht, në momentin që mielli fillon dhe krijon atë masën e butë, shtojmë sheqer, vazhdimisht e përziejmë, duke shtuar ujin masa masa. Këtu shtohet edhe një pjesë e gjalpit që kemi lënë më parë, në momentin që masa shkëputet nga tigani, e punojmë edhe 10 minuta formën e vendosim në një filxhan, duke e lyer me vaj dhe duke e kthyer në pjatë, mund ta shtojmë lugë -lugë por nëse mielli është i fortë nuk na ndihmon luga. Forma duhet të jepet kur hallva është e ngrohtë, në momentin që ftohet nuk merr formë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 27 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK përgjon me pajisjet e SHBA e BE 1500 autorë të dyshuar te këshilltari holanddez letër Ramës se spitalet janë ferr e njerëzit vdesin kot e deri tek Siti thyen Realin mes spektaklit.
-
VIDEO
A po kthehet PD e Berishës në forcë anti amerikane? Situata e Covid në vend
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të jetë pjesë e Kuvendit të 30 prillit. Megjithatë, kjo shton Hajdari, nuk është mbështetje për Sali Berishën. Për këtë të fundit, Hajdari thekson se demokratët e dinë mjaft mirë që Berisha është 'ofertë e vjetër'. Më pak se 50 raste me COVID në ditë apo edhe heqja e të gjithë masave që ishin deri më tani në fuqi, ka bashkuar të gjithë ekspertët për të dalë njëzëri që pavarësisht këtyre treguesve, pandemia nuk ka përfunduar.
-
VIDEO
Rakacolli: Në Shqipëri asnjë humbje jete si pasojë e vaksinave! Alimehmeti: COVID-i do të kthehet në virus që do prekë më shumë fëmijët
Më pak se 50 raste me COVID në ditë apo edhe heqja e të gjithë masave që ishin deri më tani në fuqi, ka bashkuar të gjithë ekspertët për të dalë njëzëri që pavarësisht këtyre treguesve, pandemia nuk ka përfunduar.
-
VIDEO
Hajdari: Do jem në Kuvendin e 30 prillit! Demokratët e dinë që Berisha është 'ofertë e vjetër'! S'do lejoj kurrë më asnjë kryetar tjetër të më përjashtojë nga PD
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të jetë pjesë e Kuvendit të 30 prillit. Megjithatë, kjo shton se kjo nuk është mbështetje për Sali Berishën. Për këtë të fundit, Hajdari thekson se demokratët e dinë mjaft mirë që Berisha është 'ofertë e vjetër'.
-
VIDEO
Lehtësohen masat anti-COVID, epidemiologu: Vaksinimi i rëndësishëm, në qarkullim nënvarainte të reja që transmetohen më shpejt! Grupmosha 18-40 vjeç neglizhon vaksinën
TIRANË- Ndonëse Komitet Teknik i Ekspertëve vendosi sot lehtësimin e masave anti-COVID, epidemiologët e vënë theksin tek rëndësia e madhe që ka vaksinimi, si e vetmja mënyrë për të luftuar pandmeinë. Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku shpjegoi në Report Tv se qytetarët duhet të vaksinohen pasi në vjeshtë dhe dimër do të përballemi me rritjen e infeksioneve me koronavirus. Por, në vendet e tjera po qarkullon edhe Varianti BA1 dhe BA2, ku Simaku shprehet se ka një transmetueshmëri tepër të lartë dhe prek personat e pavaksinuar.
Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, epidemiologu thekson se edhe përse jemi duke pritur stinën e verës, qytetarët duhet të vaksinohen pasi do kemi një fluks me turistë ç’ka do të rrisë kontaktet dhe rrezikohet përhapja e infeksionit. Ai thekson se grupmoshat 18-40 vjeç janë me neglizhonte sa i përket vaksinimit
-
VIDEO
Viti i parë i mandatit të tretë. Efektet e zgjedhjeve në Francë
Në një kohë kur të gjithë po flasin për shpërbërjen e opozitës, socialisti Blendi Klosi, e shikon të gjithën në një tjetër këndvështrim. Në studion e “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv të gazetarit Ilir Babaramo, Klosi tha se është fuqizuar Partia Socialsiste dhe kjo gjë e ka bërë të vogël opozitën përpara tyre.
-
VIDEO
Zgjedhjet e Berishës, anëtarja e ‘Rithemelimit’ në Report Tv: S’janë të njëanshme, kandidatë edhe të Bashës! Ndërhyrja e Kim, e pafalshme, ne jemi më pro-amerikanët
Sipas anëtares së “Rithemelimit”, Mimoza Hajdarmataj zgjedhjet e zhvilluar nëpër struktura, të organizuara nga Sali Berisha kanë për qëllim bashkimit e demokratëve, ndërsa shtoi se në garë ka pasur edhe kandidatë të “palës tjetër”.
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit mjekësor, sociologu në Report Tv: Vlerat e dobishme, por s’kemi institucione për t’u mbrojtur! Varësia nga droga është rritur, ulet mosha e përdorimit
Sociologu Gëzim Tushe, i ftuar në Report Tv tha se varësia ndaj drogës është rritur ndjeshëm në vendin tonë, ndërsa theksoi se nga ana tjetër mosha e përdoruesve të saj është ulur, duke filluar nga 12 vjeç.
-
VIDEO
Cilat janë tiparet e një kolegu toksikë, ja si t’i kuptoni nëse keni pranë një të tillë
Ambienti i punës mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tuaj, prandaj është e rëndësishme që të siguroheni se nuk jeni vetëm të kënaqur, por jeni edhe të lumtur në praninë e njerëzve që ju rrethojnë aty. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Anila Kaba Bashllari, mentore dhe Arjeta Pelinku, punonjëse sociale treguan tiparet e kolegëve toksikë dhe si t’i shmangni këto sjellje në një ambient pune.