-
VIDEO
Ç’të bëjmë kur kemi kolektiv toksik dhe nuk na shkohet në punë?
Ambienti i punës mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tuaj, prandaj është e rëndësishme që të siguroheni se nuk jeni vetëm të kënaqur, por jeni edhe të lumtur në praninë e njerëzve që ju rrethojnë aty. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Anila Kaba Bashllari, mentore dhe Arjeta Pelinku, punonjëse sociale treguan tiparet e kolegëve toksikë dhe si t’i shmangni këto sjellje në një ambient pune.
-
VIDEO
Patëllxhanë me mish të grirë në salcë të aromatizuar nga zonja Albana
Patëllxhanë me mish të grirë në salcë të aromatizuar
Përbërësit:
1 kg patëllxhanë
300 gr mish të grirë
3 thelpinj hudhër
2 lgj salcë domate
1 karrotë
1 qepë
1 domate
Pak sheqer
Karafil
Djathë të grirë
Piper i kuq
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët një rresht po – një rresht jo dhe më pas i vendosim të skuqen në vaj të bollshëm. I shpëlajme me pak ujë.
Kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me mishin e grirë, shtojmë thelpinjtë e hudhrës, karrotën e grirë në rende dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, pak sheqer dhe kanellë si dhe vendosim një kokërr domate ku kemi ngulur disa karafil. E lemë salcën të ziejë në temperaturë mesatare. Më pas shtojmë patëllxhanët të cilët i kemi prerë në rondele, hedhim pak ujë të ngrohtë dhe e lemë gatimin dhe 5 minuta në zjarr. Në fund e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë.
-
VIDEO
Mish qingji me kos nga zonja Albana
Mish qingji me kos
Përbërësit:
500 gr mish qingji
1 kg kos
1 lgj miell
5 thelpinj hudhër
500 ml ujë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Gjethe dafine
Përgatitja:
Ziejmë mishin me gjethet e dafinës dhe me piper të zi. Më pas shtojmë pak kripë dhe pasi mishi të ketë zjerë largojmë gjethen e dafinës. Shtojmë pak vaj ulliri në tenxhere. Tresim miellin me gjysëm gote ujë, shtojmë kosin dhe e rrahim mirë. Më pas shtojmë hudhrat e shtypura. Këtë salcë e shtojmë tek mishi dhe e lemë të marrë valë në zjarr të ulët. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
-
VIDEO
Bugaçe e ëmbël nga zonja Albana
Bugaçe e ëmbël
Përbërësit:
270 gr sheqer
4 vezë të plota
2 të verdha vezësh
400 ml qumësht
400 ml pana
1 lç vanilje
1 lç fryrës
1 majë luge kripë
150 gr gjalpë
1 lç kanellë
450 gr peta
Sheqer pluhur për servirje
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Tresim gjalpin dhe lyejmë tepsinë nga të gjitha anët. Vendosim 2 petë si bazë dhe më pas petët e tjera i lyejmë me gjalpë dhe i vendosim duke i palosur për së gjati. Pjesën e mbetur të gjalpit e hedhim mbi petët dhe i vendosim të piqen në furrë për 20-25 minuta.
Ndërkohë në një tas rrahim vezët (4 vezë të plota dhe 2 te verdha) me sheqerin. Pasi sheqeri të tretet shtojmë vaniljen, fryrësin, qumështin dhe panën. E trazojmë mirë dhe këtë masë e hedhim me garuzhde mbi petët e pjekura. E spërkasim sipërfaqen me pak sheqer kaf dhe e vendosim dhe njëherë në furrë për 25 minuta. Në fund e spërkasim me sheqer pluhur dhe kanellë.
-
VIDEO
Si të palosni veshjet që të krijoni hapësirë në dollapë dhe të mos bëni rrëmujë
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, konsulentja e imazhit Aida Rustemaj tregoi disa mënyra se si të palosim veshjet që të mos zënë shumë hapsirë në garderobë dhe të qëndrojnë sa më gjatë të palosura, pa rrëmujë.
-
VIDEO
Si të sistemoni veshjet dhe të krijoni hapësirë në garderobë, këshilla nga specialistja Aida Rustemaj
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, konsulentja e imazhit Aida Rustemaj tregoi disa mënyra se si të palosim veshjet që të mos zënë shumë hapsirë në garderobë dhe të qëndrojnë sa më gjatë të palosura, pa rrëmujë.
-
VIDEO
Dosja K\Gjokë Margjoni: Jeta në burgjet e Spaçit dhe Burrelit
Jeta kishte një rrjedhë gati strikte në burgun e Spaçit. rutina e përditshme brenda rrethimit dhe aktiviteti i tyre në punë në miniera ishte i rregulluar me ekzaktësinë më preçize. gjithçka ishte përllogaritur për të vjellë rendimentet më të larta të nxjerrjes së bakrit dhe piritit në minierat e atyre shpateve të malit në krah të kampit. ata ishin skllevër të këtij qëllimi që regjimi kishte vendosur në kurriz të tyre. Gjokë margjoni do të kalonte plot 6 vite në atë skllavëri, dhe atëherë kur po mendonte se po i afrohej liria, një tjetër dënim do e çonte sërish në burg, këtë herë në një tjetër lloj burgu, ën Burrel, ku izolimi isahte më i gër e dhuna ekstreme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Martë 26 Prill 2022
Titujt e gazetave per sot,nga Nano te Pellumbi,Kodheli e Dokle emrat e deputeteve te PS propozuar per President te ekspertet thone se paketa e qeverise per krizen eshte e pamjaftueshme e deri tek cfare synon Berisha me peticionin kunder Kim?
-
VIDEO
Klosi te ‘5 pyetjet’: S’ka shpërbërje të opozitës, Milo: Rezultati i Macron surprizues!
Në një kohë kur të gjithë po flasin për shpërbërjen e opozitës, socialisti Blendi Klosi, e shikon të gjithën në një tjetër këndvështrim. Në studion e “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv të gazetarit Ilir Babaramo, Klosi tha se është fuqizuar Partia Socialsiste dhe kjo gjë e ka bërë të vogël opozitën përpara tyre.
-
VIDEO
Paskal Milo në ‘5 Pyetjet’: Rezultati i Macron surprizues! Zgjedhjet parlamentare në Francë kyçe për negociatat me Shqipërinë
Zgjedhjet Legjislative që do të mbahen në Paris do të jenë të rëndësishëm sa i përket qëndrimi që do të mbajë Franca për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Historiani Paskal Milo në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, thotë se vendimi i Francës mund të përdoret nga partitë politike për të bindur elektoratin e tyre për zgjedhjet legjislative.
-
VIDEO
Klosi te ‘5 pyetjet’: S’ka shpërbërje të opozitës, por forcim të PS! Presidenti i ri? Opozita asnjë sinjal pozitiv për bashkëpunim, rri merret me ne
Në një kohë kur të gjithë po flasin për shpërbërjen e opozitës, socialisti Blendi Klosi, e shikon të gjithën në një tjetër këndvështrim. Në studion e “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv të gazetarit Ilir Babaramo, Klosi tha se është fuqizuar Partia Socialsiste dhe kjo gjë e ka bërë të vogël opozitën përpara tyre.
-
VIDEO
Historia e nesërme e PD, shkruhet sot!