Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Nga hambar i Shqipërisë në vështirës, Myzeqeja përballet me rënien e prodhimit të grurit

3 Maj, 20:03 | Përditesimi: 3 Maj, 20:03

Myzeqeja, dikur hambari i Shqipërisë për drithëra buke, sot po përjeton kohë të vështira për shkak të rënies së sipërfaqeve të mbjella me grurë. Shkojmë në njësinë administrative të Krutjes, ku fermeri Gjon Lito rrëfen problematikat e arave me grurë: kostot e larta të shërbimeve, nga punimi i tokës, farat dhe pesticidet, deri te korrja me kombajna, tashmë e rënduar edhe nga rritja e çmimit të karburantit. Ndiqni reportazhin ‘Në Myzeqe pakësohet mbjellja e grurit’, të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

E.H/Shqiptarja.com