Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Vitaminat në verë, muskujt dhe shëndeti mendor! Ekspertet japin përgjigjet që duhen

2 Maj, 15:14 | Përditesimi: 2 Maj, 15:14

 

A duhet ta marrim suplementin e vitaminës D gjatë verës apo mjafton ekspozimi në diell? Pse në stinën e nxehtë duket sikur përthithja e vitaminave bie dhe si ndikon kjo në organizëm? Në rubrikën ‘Fjala i takon farmacistit’ do të mësoni si të zgjidhni magnezin e duhur për nevojat tuaja dhe cilat forma janë realisht efektive. Më pas, nutricionistja në studio shpjegon kur fillon rënia e masës muskulare dhe sa të sakta janë peshoret që përdorim në shtëpi, duke dhënë këshilla konkrete për mirëmbajtjen e trupit. Në fund, diskutojmë për shëndetin mendor: sa ndikon familja te ankthi dhe depresioni dhe a është e mundur që dy të afërm të ndjekin terapi në të njëjtën kohë.

E.H/Shqiptarja.com