-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 18 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Dita e përballjes finale për kreun e PD te tri të vërtetat e parrëfyera Berisha-Basha e deri tek Mehmet Shehu 40 vjet pas vetëvrasjes.
-
VIDEO
Luan Baçi në ‘Pa Protokoll’: Basha nuk ka kuorum për Kuvendin, edhe në korrik nuk e kishte, gënjyem të gjithë bashkë me mua
Pak orë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha, por deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë në Report Tv se kryedemokrati nuk e ka plotësuar kuorumin e nevojshëm. Baçi u shpreh se Basha nuk e kishte kuorumin as në kuvendin e 17 korrikut, pasi morën pjesë 1700 delegatë nga 3801 që duhet të ishin të pranishëm për të aprovuar ndryshimet në statut.
-
VIDEO
‘Gafa’ e policisë/Komisariati i Krujës identifikoi kufomën e aksidentit më 5 dhjetor, policia e Tiranës e shpalli të humbur më 9 dhjetor! Prania e familjarëve në 'Pa Gjurmë' zbulon vdekjen e Edmond Markaj
Policia e deklaroi të humbur më datë 9 dhjetor, por i riu nga Shkodra me banim në Tiranë kishte ndërruar jetë katër ditë më parë. Falë emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV mësohet fati i 37-vjeçarit Edmond Markaj, trupi i pajetë i të cilit prej 12 ditësh mbahej në morgun e spitalit rajonal të Krujës.
-
VIDEO
Kompozitori në ‘Report Tv’: Shumë e vështirë të bësh art në Shqipëri! Të krijohen hapësira për të rinjtë, muzika klasike e preferuar
Kompozitori deklaroi se është shumë e vështirë të bësh art në Shqipëri. Si pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, Naçi tha se të rinjtë në vendin tonë, kanë një talent të jashtëzakonshëm por kërkojnë mbështetje nga prindërit, shkollat, dhe duhet të kenë hapësira të caktuara që të shkojnë në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare.
-
VIDEO
Fluksi i tretë në PD, as Basha, as Berisha
-
VIDEO
Kryesia e PD-së vendos ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor, ja kush janë 6 anëtarët
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur ngritjen e Komisionit të Përhershëm Staturor i cili përbëhet nga 6 anëtarë. Anëtarë të Komisionit Statuor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çolllaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.
-
VIDEO
Nesër referendumi i Berishës, këshilltari ligjor në PD: Është nul, nuk do i njihet asnjë vendim! Statutin e dërguam 5 muaj me vonesë për shkak të përplasjeve brenda partisë
Ditën e nesërme Sali Berisha do të zhvillojë aksionin e tij për shkarkimin e Bashës, ku pritet votimi i anëtarëve të degëve të PD-së do të votojnë, por sipas këshilltarit të grupit parlamentar të PD-së, Marash Logut ky referendum është nul pasi statuti i PD-së nuk e njeh referendumin si një organizëm vendimmarrjeje.
-
VIDEO
Propozimi i Bozdos: Nuk kishte nevojë për dy kuvende, mjaftonte një referendum për krizën në PD
Për Enno Bozdon kriza e lidershipit të PD-së dhe mungesa e opozitarizmit kundrejt mazhorancës është një emergjencë që duhet zgjidhur sa më parë. Për ‘Kontrast’ në Report TV ai tha se edhe organizimi i dy kuvendeve është i tepërt për aq kohë sa palët mund ta zgjidhnin bashkërisht përmes një referendumi.
-
VIDEO
‘Gafa’e policisë/Kruja e gjen të vdekur,Tirana shpall të humbur të ndjerin
Policia e deklaroi të humbur më datë 9 dhjetor, por i riu nga Shkodra me banim në Tiranë kishte ndërruar jetë katër ditë më parë. Falë emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV mësohet fati i 37-vjeçarit Edmond Markaj, trupi i pajetë i të cilit prej 12 ditësh mbahej në morgun e spitalit rajonal të Krujës. Ai kishte ndërruar jetë nga një aksident automobilistik të ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin Fushë Krujë-Milot më datë 5 dhjetor, një ditë pasi i riu humbi gjurmët nga Tirana. 37-vjeçari u kërkua në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga familjarët, të cilët bënin apel për ndihmën pa e ditur se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. I tronditur dhe i befasuar nga ky lajm i kobshëm, Ilir Markaj tregon për ’Pa Gjurmë’ si e zbuloi fatin tragjik të vëllait binjak Edmondit. ’Ju falenderoj për përpjekjet që bëtë. Fatkeqësisht ky ishte fati I vëllait tonë, ky ishte fati i keq i tij. Ne shkuam me urgjencë drejt Krujës, sapo mësuam për këtë lajm që na trishtoi shumë.Ne konfirmojmë se është vëllai ynë Edmondi.Jemi hidhëruar shumë, pasi nuk e prisnim që Edmondi të kishte përfunduar në këtë mënyrë, që të humbte jetën nga një aksident. Ne shpresuam deri në fund, që Edmondin ta gjenim të gjallë, por ishte fati i tij i keq-shprehet me hidhërim i vëllai Ilir Markaj Moskoordinimi institucional e la trupin e pajetë të Edmond Markaj në morg, ndërkohë që familja bënte kërkime duke shpresuar që ta gjente gjallë. Për ironi të fatit, policia e Krujës e kishte identifikuar kufomën e aksidentit të datës 5 dhjetor Edmond Markaj, ndërsa policia e Tiranës, pak ditë më pas, e shpalli të ndjerin të humbur. Nga burimet u mësua se një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç kishte përplasur për vdkeje këmbësorin Edmond Markajn. Policia e Krujës e kishte identifikuar duke bërë publike inicialet e tij, por nuk njoftoi familjen e viktimës në Tiranë. U desh publikimi i rastit në program, që uniformat blu të viheshin në lëvizje për të gjetur familjen, duke u lidhur menjëherë më emisonin ’Pa Gjurmë’ në Report TV.
-
VIDEO
Gjendet i pajetë në rrugë 37-vjeçari Edmond Markaj, zhdukur mëngjesin e 4 dhjetorit

Enno Bozdo në Report Tv: Kuvendi i 11 Dhjetori shterues, por duhet një lidership përtej Berishës dhe Bashës
Për Enno Bozdon, Partia Demokratike ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Deklarata u bë në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV ku Bozdo tha se treguesi kryesor që demokratët duan ndryshim është edhe pjesëmarrja e madhe te Kuvendi i Berishës.
-
VIDEO
Ja si ta bëni bakllavanë turke lehtë dhe shpejtë që t’ju shkrijë në gojë
Blogerja Elona e cila zotëron në youtube kanalin e saj ‘Elona you can cook it’ sjell në ‘’Rreze Dielli’’ gatimin festiv të ëmbëlsirës së shumë kërkuar bakllavas turke, shikojeni se si mund ta përgatisni edhe ju në shtëpi.