• VIDEO

    Ju ka marrë malli? Ja cilat ishin recetat e shijshme që gatuanim për Vitin e Ri dikur

    Festat e fundvitit po afrojnë duke na bërë edhe pak nostalgjik për mënyrat se si festohej dikur Viti I Ri. Ata që e kanë jetuar periudhën e festave të fundvitit para viteve 90’ shpesh bëjnë edhe krahasime se si festohej dikur, me receta të thjeshta dhe plot shije që sot I mungojnë tryezës festive pasi janë zëvendësuar me receta të tjera më moderne. Zonja Lefteri Gjosha amvisë dhe ekspertja e kulinarisë Dhurata Thanasi na rikthyen në periudhën para viteve 90’ në festimet që bësheshin dikur ku nuk mungonte ushqimi I mirë.
     

  • VIDEO

    Shkarkohet Agim Ismaili si drejtor i Burgjeve, në vend të tij emërohet Admir Abrija

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar, Admir Abrija ish Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

  • VIDEO

    Nuk njeh statutin që votoi në Kuvendin e 11 dhjetorit, Shehu për Report Tv: Pasi ta shkarkojmë, Basha mund të rikandidojë për kryetar! I bindur, nesër pjesëmarrja e lartë

    Do të ketë garë në PD, çdokush mund të kandidojë madje edhe Basha nëse do të jetë i barabartë mes të barabartëve” , kanë qenë këto fjalët e deputetit Tritan Shehu për Report Tv në prag të Referendumit, teksa po fliste për situatën në PD që sipas tij nuk është në krizë.

    “Basha mund të kandidojë”, tha Shehu, por Statuti i ri i Partisë Demokratike të cilin vetë votoi në Kuvendin e 11 dhjetorit thotë të kundërtën.

    Specifikisht në Nenin 46/8 thuhet se nëse partia nuk shpallet forcë fituese, mandati i kreut të saj përfundon autotikisht dhe *nuk mund të rikandidojë*!

    Neni 46/8: Në rast se pas shpalljes së rezultatin të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.  

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Mini qofte thjeshtë dhe shpejtë

    Mini qofte 

    Përbërësit:

    1 kg mish i grirë

    1 qepë e madhe

     2 thelpinj hudhër

     1 lgj vaj ulliri

     1/2 lgj uthull

     majdanoz

     nenexhik

     piper i zi

     piper i kuq

     kripë

    Përgatitja:

    Përgatisim brumin, mish të grrië, qepë e grirë imët, erza dhe kripë, qepë , hudhër, vaj ulliri uthull, pasi përgatisim brumin duke I përzierjë së bashku, I bëjmë në toptha të vegjël dhe I skuqim në tigan ose në furrë sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Toptha gjize festive

    Toptha gjize festive

    Përbërësit:

    500 gr gjizë pa kripë

    1 tufë kopër

     1/2 tufë majdanoz

     piper i zi

     piper i kuq

     kripë

    Përgatitja:

    Tek gjiza do të shtojmë erza të ndryshme sipas dëshirës, kripë, piper të kuq dhe i japim formë të rrumbullakët, më pas I servirim në një pjatancë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Shufër gjalpi aromatike

    Shufër gjalpi aromatike  

    Përbërësit.

    250 gr gjalpë

    bimë të ndryshme aromatike

    Përgatitja:

    Tek gjalpi do të hedhim kripë, piper, bimë aromatike, e punojmë me duar gjalpin dhe pastaj të gjithë masën e gjalpit e vendosim tek celefoni i kuzhinës e mbështjellim si shufër dhe e vendosim në frigorifer.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Antipastë festive

    Antipastë festive

    Përbërësit:

     6 degë rozmarine

      djathë kaçkavall

     proshutë e tymosur

     ullinj

     mjedër

     boronicë

    Përgatitja:

    Vendos në fillim degës e rozmarinës në formën e pemës dhe I mbushim me përbërësit, duke I prerë në kubikë për të formuar një antipastë festive në formën e bredhit të Vitit të Ri. 

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Byrek role me brumë pice

    Byrek role me brumë pice 

    Përbërësit:

    1 pako brumë pice

    200 gr sallam fshati

    200 gr djathë kaçkavall

     1 vezë

     Kripë

     Piper

    Përgatitja:

    Hapim në tryezen e punës  petën dhe e presim në trekëndësh ose  me fundin e një gotë bëjmë rrathë të vegjël dhe I mbushim me pak proshutë ose sallam të grirë dhe djath kackacall. Më pas me të kuqen e vezëz lyejmë secilën prej tyre dhe I vendosim në furrë për t’u pjekur.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 17 dhjetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga afera e plehrave, koicidenca mes arrestimit të Lefter Kokës te prokuroria ka një dëshmitar të ri për 21 janarin e deri tek sharlatanë dhe batakçinj.

  • VIDEO

    PD në kaos, referendumi i Berishës përballë Kuvendit të Bashës

     

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik, zhvillimet në PD me referendumin e Berishës dhe Kuvendin e Bashës në të njëjtën ditë, 18 dhjetor. Gjithashtu pjesë e emisionit ishte dhe arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka. Të ftuar Plarent Ndreca, Gent Malko, Arben Skënderi dhe Flogert Muça.

  • VIDEO

    Mbi 2 mijë kërkesa në javë, drejtoresha Cano shpjegon në Report Tv: Ja si marrin zgjidhje ankesat e qytetarëve përmes Bashkëqeverisjes

    TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka dhënë detaje në Report Tv për funksionimin e platformës. Në 4 vite qeverisje, Cano tha se në platformë kanë mbërritur mbi 143 mijë ankesa nga qytetarët, ku nga të cilat rreth 103 mijë kanë marrë zgjidhje, ndërsa të tjerat janë në proces shqyrtimi.

    Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Cano u shpreh se vetëm në një javë, në Agjencinë për Dialog e Bashkëqeverisje, mbërrijnë rreth 2 mijë ankesa, ku shumica e tyre kanë në fokus problemet me pronën.

  • VIDEO

    Arrestimi i Lefter Kokës/ Malko në ‘Report Tv’: Reagimi i Ramës, tallje me opinionin! Skënderi: SPAK-u s’është i paanshëm dhe i pavarur

    Në emisionin 'Repolitix’ të gazetarit Denis Minga në Report Tv, këtë mbrëmje u diskutua në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. Të ftuar në studio ishin Plarent Ndreca, ish-anëtarët e Kryesisë së PD Gent Malko, Arben Skënderi, dhe gazetari Flogert Muça.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv