-
VIDEO
‘Lufta’ në PD, Kaso në ‘Report Tv’: Basha të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së! Anëtari i Këshillit Kombëtar: Berisha nuk kthehet kurrë në krye të partisë
Kryedemokrati Lulzim Basha duhet të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ish-sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso. Sipas tij, zgjidhja e situatës në të cilën ndodhet PD është vetëm ‘kutia e votimit’ ku demokratët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Ai thotë se nuk është e drejtë që Basha mos ta hapë garën për kryetar me pretendimin se sapo është zgjedhur.
-
VIDEO
Vathi në ‘Studio Live’: Turizmi, industria më e prekur nga pandemia! Qeveria nuk i dëgjon apelet tona! Picori: Shqiptarët të kenë kujdes me prenotimet
Turizmi gjatë vitit 2021 dhe problematikat që ka patur në vendin tonë për shkak të pandemisë ishte një nga temat e diskutimit këtë pasdite ne 'Studio Live' në Report Tv.
-
VIDEO
A është fëmija ime autik? Si të dalloni shenjat dhe simptomat e hershme
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ logopedisti Spiro Saqellari i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të prindërve për mënyrën e sjelles së fëmijëve dhe shenjat e hershme të autizmit. Sipas tij janë disa veprime të thjeshta që zbulojnë nëse fëmija është autik:
-
VIDEO
Rezultoi pozitive në testin e drogës me normë të lartë kokaine, përjashtohet efektivja e policisë në Elbasan! Drejt shkarkimit edhe një tjetër
Burimet konfirmojnë se punonjësja e policisë ka rezultuar pozitive me një normë të lartë të testit të drogës të llojit kokainë, çfarë ka bindur drejtuesit për përjashtim nga radhët e policisë. Efektivja, menjëherë pas daljes së rezultatit të parë është tërhequr nga policia vullnetarisht, por më pas është zyrtarizuar edhe me përjashtim
-
VIDEO
I akuzuar se vrau 25-vjeçarin Xhulian Bullari në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga Spitali i Burgut në Tiranë! 3 muaj më parë tentoi të vetëvarej në Peqin
Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ishte për mjekim. Ai më parë ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit.
Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.
-
VIDEO
Marrëveshjet në ‘Open Balkan’, Zusi: Ne do të jemi përfitues më të mëdhenj se dy vendet e tjera të rajonit! Rrapaj: Sektori i ushqimit është i avantazhuar, hiqen një sërë pengesash
Pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e Tiranës të Open Balkan për tregun e lirë të punës, identifikimit elektronik të qytetarëve, bashkëpunimin në fushën e veterinarisë e të sigurisë ushqimore do të japin efektet që në janar të vitit të ardhshëm. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi dhe kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj thanë në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv se me nënshkrimin e 5 marrëveshjeve vendi do të ketë shumë përfitime ekonomike. Zusi e cilësoi si revolucion ekonomik, duke shtuar se do të ndodhe një zhvillim i vrullshëm në të gjitha industritë agropunuese, pasi tashmë do të punonjë në një treg më të zgjeruar.
-
VIDEO
Ku po gaboni në rritjen e fëmijës suaj? Ja çfarë thotë specialisti Spiro Saqellari
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ logopedi Spiro Saqellari i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të prindërve për mënyrën e sjelles së fëmijëve dhe shenjat e hershme të autizmit.
-
VIDEO
Mungesa e ngrohjes në shkolla/ Në Lezhë e Gjirokastër nxënësit blejnë vetë reflektorët! Drejtoresha në Belsh: Kemi kaldaja, por se ndezim sepse harxhon shumë naftë
Ngrohja në shkolla është problem pothuajse në të gjithë vendin e sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Gazetarët e Report Tv në qytetin e Lezhës, Gjirokastrës dhe Elbasanit kanë kryer një vëzhgim në lidhje me këtë problematikë në shkolla.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Pulë e mbushur me fruta dhe gështenja
Pulë e mbushur me fruta dhe gështenja
Përbërësit:
Për mbushjen:
1 kokërr qepë
2 degë selino1 mollë
2 lgj gjalpë
1 portokall (lëkurë dhe lëng)
6 kumbulla të thata
6 kajsi të thata
8-10 gështenja të ziera
1 ½ gotë verë e kuqe
4-5 feta bukë tostiKripë e piper
Për pulën:
1 pulë
4-5 lgj gjalpë
1 lgj mustardëLëkura e grirë e 1 limoni
Kripë, piper, rigon
Përgatitja:Nisim punën me përgatitjen e mbushjes. Fillimisht kaurdisim me pak gjalpë qepën e grirë imët, selinonë dhe mollën e prerë në kubikë të vegjël. Më pas shtojmë lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit si dhe gjysmë gote verë. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lemë të ziejë për pak minuta. Ndërkohë presim hollë frutat e thata dhe gështenjat e ziera dhe të qëruara, ndërsa fetat e bukës i presim në kubikë të vegjël. I shtojmë të gjithë përbërësit tek qepa e kaurdisur me mollë dhe i trazojmë mire. Largojmë mbushjen nga zjarri dhe e lemë të ftohet plotësisht.
Sa mbushja ftohet marinojmë mirë pulën me kripë dhe piper. Përziejmë mustardën me gjalpin, lëkurën e grirë të limonit dhe rigonin. Ngrejmë lehtë lëkurën e pulës nga ana e barkut dhe vendosim përzierjen e gjalpit dhe mustardës ndërmjet lëkurës dhe mishit. Vendosim mbushjen në barkun e pulës dhe pjesën e mbetur e vendosim në tavë rreth e përqark pulës. Në fund e spërkasim pulën me verën e mbetur, shtojmë në anë të tavës 1 filxhan çaji ujë dhe e vendosim pulën e mbushur të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 1 orë e 30 minuta duke e kthyer nga të gjitha anët që të piqet sa më mirë.
-
VIDEO
Në ndjekje penale sepse manipuluan rezultatin e 25 prillit, Report Tv zbulon emrat e 21 numëruesve të kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës! 67 gjithsej në të gjithë Shqipërinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, emrat e të cilëve janë referuar në organin e prokurorisë. Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Numrin më të madh të numëruesve që janë kapur me shkelje e ka Tirana, ku rezultojnë se 21 numërues kanë abuzuar me detyrën.
-
VIDEO
100 ditët e para të mandatit të tretë, Rama mbledh kabinetin qeveritar! Ministrat në 'sitë' për punët e bëra
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë.
Mësohet se fokusi i kësaj mbledhje është pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk do të mungojë analiza edhe për punën e bërë nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë. Mbledhja ka nisur në orën 09:30, pa praninë e mediave dhe po zhvillohet në 'Vila 30', në ish-Bllok.
-
VIDEO
Berisha: Basha te lexoje shkarkimin, reagon Basha: Gati per cdo skenar
Emisioni Repolitix trajtoi situaten ne PD me betejen mes Bashes dhe Berishes. Te ftuar ne studio Myslim Murrizi, Alban Daci, Ibsen Elezi dhe Flogert Muça.