-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supë krem me arra
SUPË KREM ME ARRA
Përbërësit:
800 ml lëng pule
1 filxhan çaji me arra të grira
1 qepë e vogël
1 degëz selino
1 majë luge arrë moskat
2-3 lgj gjalpë
2 lgj miell
½ filxhan çaji qumësht
1 filxhan pana
Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim në një tenxhere lëngun e pulës dhe e përziejmë me arrat e grira, qepën e grirë imët, selinonë dhe arrën moskat. E lemë lëngun e pulës të marrë valë për disa minuta, më pas ulim temperaturën e sobës dhe e lemë të ziejë sa më ngadalë.
Pasi supa të jetë ftohur pak e kalojmë në mikser dhe e kthejmë në një pure kremoze.
Në një tenxhere tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qumështin dhe e lemë të marrë valë për 1 minutë duke e përzier pa ndërprerje. Pasi lëngu të jetë trashur, hedhim purenë me arra në tenxhere dhe vazhdojmë trazimin. Në fund, sipas dëshirës mund të shtojmë pak pana dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Kompekaj
KOMPEKAJ
Përbërësit:
4 petë të holla ose 2 petë sfoljatë
8 kokrra vezë
8 lgj sheqer
2 lgj gjalpë të tretur
8 lgj miell
2 lgj kakao
1 filxhan arra të thërrmuara
Për shërbetin:
2 e 1/2 gotë sheqer
2 gota ujë
Përgatitja:
Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa vezët të zbardhen dhe të rritet volumi. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë.
Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat, e shtojmë në mënyrë graduale tek ena ku kemi rrahur vezët duke e përzier me kujdes nga poshtë - lartë me qëllim që të mos ulet vëllimi. E hedhim masën në një tavë ku kemi vendosur petë të spërkatur me gjalpë, e nivelojmë mirë, vendosim petën tjetër, e spërkasim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur e sherbetosim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 22 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha nis pushtimin me dhunë të selisë së PD te Brukseli certifikon në Tiranë "Open Balkan" e deri tek Saliu dhe rinia e sotme.
-
VIDEO
Protesta dhe Kuvendi i PD, dosja e iniciatorëve
Në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', Çollaku u shpreh se pikërisht ky 'sabotim' ishte dhe arsyeja pse Berisha pati një pjesëmarrje të ulët sot në protestën e thirrur prej tij, kundër ardhjes së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës 'Open Balkan'.
-
VIDEO
Gjeli i detit shitet në rrugë, çmimi dyfishohet, fermerët: Rritet kosto, blejmë misrin shtrenjtë! Report Tv vëzhgim në tregjet Vlorë, Elbasan e Lezhë
Në prag të festave të fundvitit të paktë janë blerësit në këtë treg të improvizuar në hyrje të Vlorës, pranë rrethrrotullimit të autostradës Fier-Vlorë.
Gjeli i detit po shitet me 800 lek për kilogram.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Rosto me mish viçi
ROSTO ME MISH VIÇI
Përbërësit:
1 kg mish viçi tul
2 qepë mesatare
2 karrota
1 degë selino
4-5 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
1 gotë verë e bardhë
2 lgj miell
Vaj ulliri
Gjalpë
Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim mishin e viçit në tryezën e punës, e hapim mirë dhe vende-vende duke e shpuar me majën e thikës vendosim disa thelpinj hudhër. E spërkasim më pas nga të gjitha anët me kripë dhe piper. Presim karrotat në rrathë të hollë dhe i vendosim në mes të tulit të mishit. E mbledhim si role dhe e lidhim me një spango kuzhine.
Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe gjalpë dhe skuqim roston nga të gjitha anët. Më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë rreth 500 ml ujë dhe gjithë përbërësit e tjerë. E lemë mishin të ziejë në temperaturë nën mesatare për rreth 1 orë. Më pas largojmë roston nga tenxherja dhe e presim në feta në drejtim të kundërt të fijeve. Lëngun e mbetur në tenxhere e kullojmë, ndërsa perimet i kalojmë lehtë në grirëse.
Në një tigan kaurdisim me pak gjalpë 2 lugë miell. Pasi mielli të marrë ngjyrë shtojmë lëngun e rostos dhe perimet e grira. E trazojmë vazhdimisht derisa salca të lidhet dhe të mos kokrrizohet. Salcën e përgatitur e kullojmë në një sitë dhe e servirim mbi roston e prerë në feta.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Sallata shef
SALLATA SHEF
Përbërësit:
6-7 gjethe sallatë jeshile
1 kastravec
7-8 domate qershi ose 2 domate
2 vezë të ziera
Proshutë të tymosur
Djathë kaçkavall
Kripë, piper
Vaj ulliri
Bukë e thekur në kubikë
Për salcën e marinimit:
2-3 lgj majonezë
2 lgj keçap
1 lç mustardë
1 lgj uthull
Përgatitja:
Vendosim të gjithë përbërësit në një sallatiere. Shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe e trazojmë mirë sallatën. Më pas e marinojmë me salcën e përgatitur me majonezë, keçap, mustardë dhe uthull.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Biskota me arra me sherbet me mjaltë dhe portokall
Biskota me arra me sherbet me mjaltë dhe portokall (melomakarona)
Përbërësit:
1 filxhan çaji vaj ulliri
1 filxhan çaji vaj misri
1 filxhan çaji sheqer
7 filxhan çaji miell
2 lugë kafeje pluhur pjekës
1 lugë kafeje sodë
1 teke konjak
½ filxhan çaji lëng portokalli
250 gr arra të thërmuara
Lëkura e grirë e 1 portokalli
Kanellë pluhur
Karafil pluhur
Për sherbetin:
2 filxhan çaji sheqer
2 filxhan çaji mjaltë
2 filxhan çaji ujë
1/2 lëng limoni
1/2 lëng portokalli
Lëkurë portokalli
Përgatitja:
Në një enë të thellë hedhim vajin e ullirit, vajin e misrit, konjakun, lëngun e portokallit, sheqerin, miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe sodën e bukës, cipën e grirë të një portokalli, kanellën, karafilin dhe 150 gr arra të grira imët. Me një lugë druri i trazojmë mire të gjithë përbërësit derisa të përftojmë një brumë të ngjashëm me brumin e biskotave. U japim formë biskotave/gurabije duke i punuar me duar për disa sekonda. Më pas i vendosim biskotat në një tavë të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsiur për 35-40 minuta.
Pjesën e mbetur të arrave e ndajmë në dy pjesë. Njërën pjesë e vëndosim në një enë dhe mbi to vendosim biskotat e pjekura dhe i lemë të ftohen.
Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim sheqerin, mjaltin, lëngun e portokallit, lëngun e limonit, ujë dhe pak lëkurë portokalli të grirë. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e trazojmë derisa sheqeri dhe mjalti të treten. Sapo sherbeti të fillojë të marrë valë e largojmë nga zjarri dhe menjëherë fillojmë e zhysim biskotat (pasi janë ftohur) 1 minutë nga secila anë dhe me një lugë i vendosim përsëri mbi pjatancën me arra të grira. Në fund hedhim sherbetin e mbetur mbi biskotat dhe shpërndajmë mbi to arrat e ndara veç.
-
VIDEO
Nikë Bushgjoka: Nana ime n'kufijt e legjendës
Nikë Vuksan Bushgjoka është nji prej fëmijëve të mbijetuar të kampit të Tepelenës. Ai ishte i internuar atje se bashku me nenen e tij Drane Jakja, Motren Zoja, dhe vellain e vogël Zef, i cili në moshën 8-vjeçare vdiq në kampin e Turanit. Historine e rrallë të zhvarrosjes së shtrave të tij dhe mbajtjen fshehur deri ne ditën e lirimit e mandej varrosjen në vendlindje e tregon vetë NIka, duke na deshmuar një gjest të rralle të nënës së tij Dranes, si sfide ndaj regjimit komunist, për të te mos i humbur eshtrat e të birit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 21 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha proteston kundër "Open Balkan" te Yuri Kim vlerëson SPAK e BKH e deri tek streha e fundit e maskarait.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Çollaku: E sabotoi duke sjellë fanatikë poshtë selisë për të thirrur 'Basha ik'! Një bërthamë e ngushtë përreth ish-kryeministrit synon të krijojë strukturë paralele me PD
Në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', Çollaku u shpreh se pikërisht ky 'sabotim' ishte dhe arsyeja pse Berisha pati një pjesëmarrje të ulët sot në protestën e thirrur prej tij, kundër ardhjes së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës 'Open Balkan'.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Bylykbashi në '5 pyetje': Treguam kush është opozita, për 8 vite inekzistente! Politikanëve i duhet 'Votingu' jo Vetingu
I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli rreth protestës së organizuar pasditen e kësaj të hënë nga Sali Berisha në kuadër të "Ballkanit të Hapur", duke cilësuar se kjo nismë është në kundërshtim me interesant e shqiptarëve dhe Kosovës.