• VIDEO

    Zhduken dy të rinj shqiptarë, letra që mbërrin në program zbulon...

    Artenis Rethi është ky 28-vjeçar i cili ka humbur kontaket me familjen 3 muaj më parë nga Belgjika. Djali nga Berati u largua nga Shqipëria në vitin 2011 sëbashku me familjen, ndërsa jetonte në shtetin belg i vetëm prej disa muajsh në përpjekje për t’u larguar drejt Anglisë. Në telefonatën e fundit bërë më datë 27 shtator të vitit 2021 ai nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim nënës me të cilën pati një bisedë të zakonshme. Pas këtij momenti ai humb çdo kontakt me familjarët të cilët denoncojnë humbjen e tij në emisionin ’Pa Gjurmë’. Familja Rrethi kishte emigruar në Greqi 10 vite më parë, ndërsa djali i tyre Artenisi u zhvendos në Angli ku jetoi afro 3 vite, kohë në të cilën ai shfaqi dhe probleme psikologjike. Autoritetet vendase e depërtuan në Shqipëri, ndërsa në vitin 2019, I riu nga Berati kthehet tek prindërit në Greqi. Pak muaj më vonë udhëtoi sërish drejt Belgjikës, nga ku humbi çdo kontakt. Destinacioni i fundit i tij ishte Anglia ku jetonte edhe e motra të cilën nuk mundi ta takonte. Policia deklaron tre të humbur në Tiranë, ndërsa familjarët kërkojnë ndihmë tek emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv. Familja Markaj kontaktoi pranë redaksisë së programit për zhdukjen e 37-vjeçarit Edmond Markaj. Ilir Markaj, vëllai binjak i Edmondit, kërkon ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ për gjetjen e të vëllait ndërsa konfirmon se data 4 dhjetor shënoi kontaktin e fundit, ku deri në orën 12 të drekës konsumuan së bashku një kafe në banesë, e më pas ai u largua. Të shqetësuar për vonesën, familjarët nisën kërkimet, ku zbulojnë se mbrëmjen e vonë të po asaj date 37-vjeçari ishte parë në një lokal pak metra larg banesës, frekuentuar shpesh prej tij. Familjarët kanë bërë denoncim në polici, njoftim i cili u bë edhe publik, por deri tani nuk kanë mundur të kenë asnjë informacion. Edmondi apo Mondi siç njihej nga të afërmit ishte përdorues i alkoolit dhe merrte mjekime për probleme me depresionin. Ditën që u largua 37-vjecari ka patur të veshur një xhup të zi, ndërsa nuk dispononte një aparat celular, gjë e cila e ka bërë më të vështirë lokalizimin e tij. Edmondi ishte mjaft i lidhur me vëllain e tij binjak Ilirin, prandaj ky i fundit së bashku me bashkëshorten e tij Marien, shpresojnë që ai të gjendet sa më parë shëndoshë e mirë. Një fluks i madh telefonatash mbërritën gjatë transmetimit live, menjëherë sapo rasti u bë publik. Shumica prej dëshmive tregojnë një vendodhje të mundshme të 37-vjecarit në Tiranë. Tirana dhe pikërisht zona e Kamzës ishte lokacioni ku shumë qytetarë e kishin parë, mirëpo telefonata të tjera erdhën edhe nga Durrësi, gjithashtu edhe një zonjë telefonoi nga Përmeti, dëshmi që mbeten për t’u verifikuar nga stafi i “Pa Gjurmë”.

  • VIDEO

    Investime në ujësjellës, drejtori i UKT në Report Tv: Nga 10.8 orë e kemi çuar në 18! 3 investimet madhore që do t'i sjellin Tiranës 24 orë ujë

    Elton Kacidhja, Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, në studion e Report Tv bëri një pasqyrë të investimeve të kryera në kryeqytet. Kacidhja tha investimet kanë bërë që nga 10.8 orë ujë në ditë investimet e kanë çuar në 18 orë ujin në çezmat e qytetarëve.

  • VIDEO

    Mjeku në Greqi flet për 'Report Tv': Pas 15 janarit 100 euro gjobë për të pavaksinuarit! Test negativ përveç certifikatës së vaksinimit për këdo që hyn në Greqi

    Të gjithë qytetarët që do hyjnë në Greqi nga 19 dhjetori, janë të detyruar të paraqesin test PCR negativ për 48 orët e fundit përveç certifikatës së vaksinimit. Mjeku u shpreh se do ketë gjoba pas 15 janarit në Greqi për ata që nuk do të vaksinohen dhe do jetë 100 euro në muaj.

  • VIDEO

    Referendumi i 18 dhjetorit, anëtarja e Kryesisë së PD: Trik i Berishës për të tërhequr vëmendjen! Kadilli: Basha të japë dorëheqjen, SHBA nuk e sjell në pushtet

    Më pak se 48 orë na ndajnë nga 18 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha, por edhe referendumi i thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit. Në ‘Studio Live’, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Taulanta Jupi tha se referendumi është një trik i Berishës për të tërhequr vëmendje. Ndërkohë për Fatbardh Kadillin, zgjidhja e krizës në PD, është dorëhqja e Lulzim Bashës. 

  • VIDEO

    Përse shumë femra nuk provojnë kënaqësi seksuale, ja çfarë thotë gjinekologia Mimoza Keta

    Gjinekologia e mirënjohur Mimoza Keta në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në një bisedë tepër informuese për problemet seksuale të femrave, ku theksoi se ndër më kryesoret mbetet anorgazma. Por çfarë është ajo dhe cilat janë shkaqet kryesore që ndikojnë në krijimin e këtij problem tek femrat.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supë me kungull dimri dhe xhinxhër

    Supë me kungull dimri dhe xhinxhër

    Përbërësit:

    1 qepë të kuqe

    400-500 gr kungull të verdhë

    1 patate mesatare

    1 rrënjë të vogël xhinxheri
    100 ml kos
    Vaj ulliri
    Kripë, piper
    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë dhe presim kungullin në kubikë. Kaurdisim qepën e prerë hollë me pak vaj ulliri. Shtojmë kungullin dhe pataten dhe e lemë të ziejë duke shtuar herë pas here pak ujë. Pasi kungulli dhe patatja të jenë zjerë shtojmë xhinxherin e grirë dhe kosin dhe e lemë supën të marrë një valë ngadalë në temperaturë të ulët. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e vendosim në frulator dhe e kthejmë supën në krem. E servirim të ngrohtë duke e spërkatur me pak vaj ulliri.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Zup tradicional

    Zup tradicional

    Përbërësit:

    1 litër qumësht

    3 vezë

    2 lgj niseshte

    1 lgj miell

    10 lgj sheqer

    2 lgj kakao

    Biskota

    Arra të grira

    Reçel

    Përgatitja:

    Fillimisht ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Vendosim në zjarr qumështin të ngrohet. Të verdhat e vezëve i rrahim me 8 lugë sheqer dhe i shtojmë tek qumështi i vakët. Miellin dhe niseshten e tresim në pak ujë dhe e shtojmë tek masa me qumësht. E trazojmë mirë dhe e vendosim tenxheren në zjarr duke e lenë derisa masa të vlojë dhe të bëhet kremoze. Në momentin që fillojnë dalin flluska në sipërfaqe kremi i zupave është gati.

    Në tasat e zupave vendosim nga një biskotë dhe pak reçel. Hedhim një shtresë kremi në çdo tas ose gotë. Tek pjesa e mbetur e kremit hedhim 2 lugë kakao dhe më pas vendosim nga një shtresë krem kakao.

    Ndërkohë që ftohet pak kremi, përgatisim kremin marengë duke rrahur të bardhat e vezëve me 2 lugë sheqer. E vendosim tek tasat e zupës edhe kremin marengë dhe në fund e zbukurojmë me arra të grira dhe pak reçel.  

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Lakër turshi me mish

    Lakër turshi me mish

    Përbërësit:

    1 kg lakër turshi

    800 gr mish derri ose viçi

    1 filxhan vaj

    2 qepë mesatare

    1-2 speca djegës

    2 gjethe dafine

    Piper të kuq ose pak salcë

    Piper të zi kokërr

    Kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepët së bashku me mishin dhe më pas i lemë të ziejnë për rreth 25 minuta. Shtojmë lakrën turshi, specin djegës, piperin e kuq ose pak salcë, piperin e zi kokërr, dafinën dhe kripën. E lemë gatimin të ziejë në temperaturë sa më të ulët për një shije sa më të mirë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 16 dhjetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Basha thotë se Koka e aferës së inceneratorëve është Rama te Basha thërret në ndihmë SPAK në luftën me Berishën e deri tek borë ruse në Greqi.

  • VIDEO

    Rudina Hajdari: Dje u takova me Yuri Kim, ja kur rikthehem në PD

    Rudina Hajdari ka zbuluar se një ditë më parë ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim teksa ka zbuluar edhe se për çfarë kanë biseduar.

    "Nuk i ka vlerësuar njerëzit dhe nuk e ka luksin të vlerësoj një njeri si unë brenda në PD dhe këto vendime i sjellin dëm, dhe nuk e sjell në pushtet se ka humbur zgjedhjet. Kur do rikthehem? Unë jam në gjendje të fal, është një nga virtytet e mia, por nuk mbështes asnjë palë kur nuk shoh zgjidhje se për mua kë rëndësi PD, përtej faktit që më përjashtuan dhe u detyrova që të aderojë në një parti tjetër, por dëshira ime ka qenë që PD të ishte një parti që të dilte fitores. Luaj një rol të rëndësishëm në vend dhe duke qëndruar në politik. Në momentin e duhur, kohën e duhur dhe arsyet e duhura", tha Hajdari.

  • VIDEO

    Ndoka në 'Repolitix': Dy deputetë kanë blerë mandatin te Basha në minutat e fundit duke më shmangur mua! Nëse do fitonte më 25 prill, përplasjet e sotme s'do kishin ndodhur

    Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se ka informacione se dy deputetë që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë në listën e qarkut Shkodër kanë paguar te Basha një shumë të konsiderueshme parash që u futën në minutat e fundit duke shmangur Ndokën.

  • VIDEO

    Hajdari: S'hoqa dorë nga mandati se më këshilluan SHBA! Berisha s'luajti gishtin kur Basha përjashtoi të bijën e Azem Hajdarit

    Rudina Hajdari e ka pranuar se në vendimin e saj për të mos hequr dorë nga mandati ka qenë edhe SHBA-ja. ndërkohë, e ka cilësuar si bashkëfajtor edhe Sali Berishën për vendimin e Bashës që e përjashtoi më pas nga PD-ja.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv