-
VIDEO
Hajdari: Mbështetja e ambasadorëve për Bashën, e pasinqertë! Ja pse
Mbështjen që po i jep Amerika Lulzim Bashës, në betejën e tij me Sali Berishën, për Rudina Hajdarin nuk është e sinqertë. Kjo sepse sipas saj, ato janë të zhgënjyer nga Basha për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve.
-
VIDEO
Azem Hajdari 'kryetar nderi' në Kuvendin e 11 dhjetorit, Rudina Hajdari në 'Repolitix': Babai im s'ka nevojë për tituj, s'kishte pse të futej në mes figura e tij! Berisha s'e sjell dot PD në pushtet
Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Sali Berisha vlerësoi "Kryetar Nderi", Azem Hajdarin, por e bija e tij, Rudina nuk e ka cilësuar si të vlefshme, madje thekson se figura e tij nuk duhet të ishte futur aspak në këtë betejë të brendshme të PD-së.
-
VIDEO
Zbulohet plani i Berishës si do pengojë anëtarët të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, Hoxha: Në 72 degë të PD votojmë shkarkimin e 'pengkryetarit'
TIRANË- Në 18 dhjetor, një pjesë e demokratëve do të jenë në Pallatin e Kongreseve, e ndërsa nga ana tjetër në 72 degët e partisë do të jenë hapur qendra votimi, ku do të vendoset "fati" i Lulzim Bashës, nëpërmjet referendumit të Sali Berishës. Ish-kreu i FRPD-së, nga një mbështetësit e Berishës, Lisandër Hoxha është shprehur se në 18 demokratët do të votojnë "pro" ose "kundër" Lulzim Bashës, e ndërsa nuk e përjashton që numërimi i votave të bëhet në selinë blu.
-
VIDEO
Pasi i shkuan Bashës në seli, Rama 'festë' me ambasadorët në Elbasan
Pasi i shkuan Bashës në seli, Rama darkë me ambasadorët në Elbasan
-
VIDEO
I grabiti lekët burrit, zhduket nusja/ Gjyshërit: Na ’vodhi’ dhe mbesën
Malli e përvëlon prej tre vitesh një gjyshe nga Durrësi është në kërkim të mbesës së saj. Kjo është historia e trishtë e Ibale Gjuzit e cila kërkon ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të rilidhur kontaktet me mbesën e saj. E mitura u largua 3 vite më parë, bashkë me nënën, duke ndërprerë çdo kontakt. 27-vjecarja Edlira Tatani nga Qerreti i Kavajës u martua me shkuesi në vitin 2014 me 36-vjecarin Astrit Gjuzin. Shumë shpejt mes ciftit do të lindnin konflikette e para, kjo për arsye se nusja kërkonte të jetonin të ndarë nga vjehrra e saj Ibale. Në vitin 2016 cifti vendos të emigroj drejt Italisë, ku u vendosën në Siçili. Më 24 maj të vitit 2017, në jetë vjen e vetme e ciftit me emrin Çeleste. Kur dukej se marrëdhënia e tyre po shkonte mirë, ndërsa po nëdrtonin një jetë larg familjes së bashkëshortit, mesa dukej për nusen nuk kishte qenë kjo pengesa e vetme në këtë bashkëjetës 5 vjeçare. Në vitin 2019 Edlira i kërkon bën kërkesën për divorc në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës. Pak muaj më pas, çifti ndahen përfundimisht dhe gjykata ia lë në kujdestari vajzën nënës së saj, ndërsa babait të drejtën për ta takuar 2 herë në muaj. Por pavarësisht kësaj, hapi tjetër që kishte vendosur Edlira të bëjë ishte largimi bashkë me vajzën 4-vjeçe pa lënë asnjë adresë. Prej dy vitesh babai nuk ka asnjë informacionin se ku ndodhet e bija dhe gjyshja asnjë kontakt me mbesën e saj.
-
VIDEO
Mënyrat e ndryshme të përgatitjes së mishit në zgarë
Zonja Albana sjell në këtë episodë se sit ë realizojmë mishin ë përkryer në zgarë. Përmes erzave dhe disa sekreteve të vogla do të realizoni ushqime shumë të shijshme.
-
VIDEO
A duhet t’ua tregojmë fëmijëve të vërtetën për Babagjyshin?
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ Bona Mickley, life coach solli disa ide se si mund ti tregojmë fëmijëve ‘ A eksizton babagjyshi? . Si ndikon kjo në psikologjinë e fëmijës.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Byrek festiv me petë sfoljatë
Byrek festiv me petë sfoljatë
Përbërësit:
1 petë sfoljatë
300 gr mocarela
2 lgj djathë kaçkavall të grirë
½ lgj majdanoz të grirë
Sallam fshati
Gjalpë për lyerjen e petëve
1 vezë
Përgatitja:
Petën sfoljatë e ndajmë në forma të rrumbullakëta, aq pjesë sa për të krijuar një pemë festive. I lyejmë petët me gjalpë, vendosim pak djathë të grirë kaçkavall, mocarela dhe sallam në feta të holla. I mbledhim në toptha si brumë buke, i lyejmë me vezë nga jashtë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana,Kek festiv me fruta
Kek festiv me fruta
Përbërësit:
4 kokrra vezë
100 gr sheqer kaf
100 gr gjalpë të shkrirë
50 ml vaj ulliri
150 ml qumësht i vakët
280 gr miell për ëmbëlsira
1 bustinë pluhur pjekës
1 lugë vanilje të lëngshme
150 gr fruta pylli
Për dekorim:
Fruta pylli
Gjethe mente
Përgatitja:
Fillimisht rrahim (me rrahëse elektrike) vezët me sheqerin kaf derisa masa të bëhet një marengë e qëndrueshme. Hedhim në të shumë ngadalë gjalpin e shkrirë të përzier me vajin e ullirit. Shtojmë qumështin e vakët dhe më pas hedhim miellin duke e situr. Tek mielli kemi shtuar fryrësin dhe vaniljen. Në këtë moment e fikim rrahësen dhe shtojmë frutat e pyllit, të cilat i kemi pudrosur me pak miell. E përziejmë lehtë brumin me një spatul kuzhine dhe e hedhim në një formë keku. E vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për rreth 40-45 minuta.
Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e dekorojmë me fruta pylli dhe gjethe mente.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 15 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga pranga për korrupsion Lefter Kokës SPAK i gjen edhe paratë te Basha duhet të rrëfehet në Prokurori për Berishën e deri tek pusho në paqe mik i dashur.
-
VIDEO
SPAK arreston Lefter Kokën/ Berisha-Basha, kush e fiton luftën për PD?
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi arrestimin nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për disa akuza. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi luftën Basha-Berisha për fatin e PD-së? Të ftuar Arben Meçaj, Myslim Murrizi, Arsen Rusta dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Llalla kërkon azil politik në Itali, juristja në Report Tv: Taktikë për të fituar kohë, nuk do e përfitojë! Braho: Ekstradimi nuk kryhet pa mbyllur procedurat e azilit
TIRANË- Ish prokuroi i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka kërkuar azil politik në Itali, por sipas juristëve ai nuk do ta përfitojë. Në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, juristja Eneida Buzhaku tha se kërkesa për azil është një taktikë e Llallës për të përfituar kohë. Buzhaku ritheksoi edhe njëherë se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për të nisur procedurat për ekstradimin, ndërsa thekson se kjo procedurë do të merret në shqyrtim nga autoritetet italian brenda 40 ditëve, pasi është emergjente.