-
VIDEO
“Basha nuk zverdhet kur gënjen”, Ristani: Shumica e krerëve të degëve të PD janë firmëtarë të Berishës
Arben Ristani tha sot se Lulzim Basha ka gënjyer sa i përket mbledhjes me krerët e degëve të PD-së. Ai tha se shumica e pjesëmarrësve përbëjnë edhe shumicën e firmëtarëve për Sali Berishën.
“Pika e fortë e Bashës është që nuk zverdhet kur gënjen. Pika e dobët është që këtë ia kanë marrë vesh të gjithë. Në mbledhje nga 71 krerë degësh nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Kanë qenë të pranishëm rrëth 50 prej tyre. Dhe shumica e tyre kanë firmosur formularët për mbledhjen e Kuvendit në 11 Dhjetor”.
-
VIDEO
Dosja ‘Toyota Yaris’, Ristani: E dyshimtë që Basha e dinte dhe e deklaroi teksa bëhej operacionit policor
Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, tha për ‘Kontrast’ në Report TV se fakti që Lulzim Basha e deklaroi LIVE në Kuvend çështjen e Toyra Yaris, është e dyshimte. Sipas tij kemi të bëjmë me një dekonspirim nga ana e Bashës, apo me një paralajmërim… Ristani shtoi se pikërisht mbi këto deklarata autoritetet belge po hetojnë.
Qendrimi erdhi pasi po sot, Sali Berisha ia përmendi nga Librazhdi Lulzim Bashës dosjen e ‘Toyta Yaris’ si i implkuar bashkë me Taulant Ballën.
-
VIDEO
Hetimet ndaj Bashës për lobimin rus, Ristani: Si u bë qesharake akuza e Prokurorisë
Prej kohësh në foltoret e tij, Sali Berisha i ka përmendur Lulzim Bashës çështjen e lobimit rus në SHBA. Rastin në fjalë e ka sqaruar edhe ish-deputeti demokrat Arben Ristani, i cili gjatë hetimeve të çështjes në fjalë u thirr në Prokurori nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
-
VIDEO
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Nikolla në Report Tv: Makabre, krimineli ishte përkëdhelur në dënimin e parë! 2 iniciativa ligjvënëse në Kuvend
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka konsideruar një ngjarje makabre vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu e cila sipas saj kërkon një reflektim të të gjithëve. Në intervistën ekskluzive të dhënë për Report Tv, Nikolla thotë se krimineli, ky dhunues barbar, kishte qenë i dënuar më parë me një dënim përkëdhelës.
-
VIDEO
28-vjeçari nga Kolonja zhduket, babai në ‘Pa Gjurmë’: Më 1 nëntor kemi humbur kontaktin me djalin, nuk e morëm dot në Amerikë se ishte mbi moshë
Qerim Mukaj, babai i 28-vjeçarit, në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv thotë se i kanë humbur kontaktet me djalin që prej datës 1 nëntor, teksa thekson nuk e merrnin dot në Amerikë pasi ishte mbi moshë.
“Vetëm, Nuk dimë asgjë. Kanë pirë kafe ditën e hënë. S’ka patur asnjë lloj shqetësimi, nuk i mungonte as leku as gjë, s’ka pas nevojë për këto gjëra. Asgjë s’ka marr me vete, me pasaportë me kartë identiteti, vetëm një telefon të vogël ka marrë. Të zbardhet telefoni, ku ndodhet si ndodhet. Një numër telefoni ka pasur, atë që mbante. Pasaportën e ka në shtëpi, me patentën.
Që ditën e hënë s’ka qenë më në fshat. Në datën 1 nëntor është parë në fshat. Kemi pyetur i ka thirrur edhe policia banorët e zonës, ne pimë kafe ditë e hënë deri në 6:30 pastaj ikëm në shtëpi kanë thënë. Ditën e shtunë binte zilja telefoni nuk hapej. Ai ishte mbi moshë dhe nuk e marrim dot”, tha babai për ‘Pa Gjurmë’.
-
VIDEO
Dyshohet se 28-vjeçari i zhdukur ndodhet në Shkodër, dy qytetare telefonojnë në ‘Pa Gjurmë’: E pashë teksa bisedonte me një 15-vjeçar
Dy telefonata të tjera kanë mbërritur në emisonin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për zhdukjen e 28-vjeçarit, Sherif Mukaj. Qytetarja nga Shkodra thotë se e ka parë 28-vjeçarin në lagjen Parrucë bashkë me një djalë 15-vjeçar.
“Unë po e shoh në televizor, kur kam dalë prej punë këtë figurë të djalit e kam për po bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, unë u futa te buka me ble bukën, po rrinte me një çun 15-vjeç, në lagjen Parrucë të Shkodrës. Origjinal këtë pamje që shoh, më bëri përshtypje që bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, po lunte me dorë”, tha qytetarja.
Teksa një tjetër qytetare thotë se rreth orës 11:00, 28-vjeçari e ka pyetur se në cilin drejtim është ura e Bunës.
"Zonjë nga Shkodra jam, punoj aty, më ka ardhur më ka pyetur për urën e Bunës. Sot rreth orës 11 e takova dhe i tregova autobusin. 99 për qind ai është. Dialekt nga ana e jugut. Derisa më tha për urën e Bunës, nga ana e jugut është", tha ajo.
-
VIDEO
Zhdukja e 28-vjeçarit nga Kolonja, telefonon në ‘Pa Gjurmë’ qytetari: Ndodhet në Shkodër, e kam takuar sot paradite, i dhash 5 mijë lekë se donte të vinte në Tiranë
Një qytetar nga Shkodra, Pjetër Marashi ka telefonuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv dhe dyshon se ka parë 28-vjeçarin e zhdukur në Kolonjë. Ai thotë se e ka takuar në Shkodër dhe i ka dhënë 5 mijë lekë të vjetra pasi, 28-vjeçari Sherif Muka ia ka kërkuar për tu nisur në Tiranë.
“Djali është shëndoshë është në Shkodër. Tani jo por do dal të kërkoj, është këtu në bare rreth e qark. Ka dy orë që e kam takuar. Nga ora 12.30 pse 13.00 e kam takuar ma rrugën Shkodër hani i hotot km 6. Më kërkoi 5 mijë lekë, kam ngel jashtë më tha më duhen 4 mijë lekë të iki deri në tiranë. Ai s’ka ik, e kam parë pas 2 orësh prap aty. Paratë ia kam dhënë në orën 10, pastaj e kam taku prapë në 12.30 në bar restorant në Malësi të Madhe. Nuk e ka pre biletën. Ato lek e sigurt i ka harxhuar diku tjetër. Jam nga Kolonja tha kam ngel pa lek më duhet të iki në Tiranë. Do iki të shoh prapë të shoh nëse është aty. Është e sigurt që është ai 1000%. Është një djal i gjatë, i jep për 30 vjeç, flokët i ka të rrallë përpara, me një xhup të zi, pantallona ngjyrë qumështi, sytë bojqiell. I gjatë afërsisht 1 m e 50 cm”, tha Marashi.
-
VIDEO
Europa e 'pushtuar' nga ethet e COVID, mjekja Dollenberg: Në Gjermani, situata kritike! Vaksinimi në Shqipëri, mbrapa! Problem mosrespektimi i masave nga qytetarët
Ndalur te situata në Shqipëri, ku po ashtu është vënë re një rritje e rasteve të infeksionit dhe fataliteteve, mjekja vuri theksin te procesi i vaksinimit, ku tha se po ecën me ritme të ngadalta. 41% e popullsisë sonë është vaksinuar me të dyja doza, shifër që për Dollenberg nuk është e mjaftueshme, në një kohë kur shumica e vendeve europiane këtë shifër e kanë mbi 70%.
"Nëse Gjermani dhe vendet më të mëdha të Europës po ankohen se vaksinimi me dozën e tretë po ecën më ngadalë sesa ishte dëshiruar, atëherë në Shqipëri me 41% të vaksinimit me dy doza jemi shumë shumë mbrapa. Shqipëria duhet të shohë që pjesa më e madhe vendeve të Europës kanë vaksinuar 70% të popullsisë me dy doza. 41% është shumë shumë mbrapa", u shpreh mjekja.
Kritika Dollenberg pati edhe për mosrespektimin e masave anti-COVID nga qytetarët, teksa i bën thirrje atyre për t'u vaksinuar. Sipas mjekes për të rritur ndërgjegjësimin ndaj qytetarëve është e domosdoshme të kryhen fushata sensibilizimi nga mjekët.
"Mjekët duhet të kujdesen të bëjnë konsultime, fushatë sensibilizuese për vaksinimi. Është e kotë që në Shqipëri të nxjerrim rregulla kur askush nuk i zbaton. Prandaj të heqin dorë nga fjalët dhe të flasim për maska vetëm nëse ato mbahen. Në Shqipëri askush nuk mbanë as maska as distancim social, me aq sa kam parë unë kur kam qenë", shtoi mjekja.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në vendin tonë është vaksinuar 41% e popullsisë me të dyja dozat dhe mbi 38 mijë qytetarë të moshës së tretë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
-
VIDEO
Anastas Angjeli: Si u dashurova me studenten time
38 vite martesë, Anastas Angjeli rrëfen për herë të parë njohjen me bashkëshorten e tij. Asokohe ajo ishte një një studente në vitin e dytë ndërsa z. Anastas Angjeli profesor I sapo diplomuar.Por si lindi shkëndija dhe çfarë pëlqeu ai tek bashkëshortja e tij ?
Që të krijohet një lidhje në kushte të tilla, ka vecoritë e veta. Shumë lidhje krijohen për shkak të indicies që merren nga paraqitja e jashtme, nga komunikimi. Të qenëurit student të jep mundësinë të zbulosh shumë cilësi dhe virtyte përvec bukurisë, pamjes së jashtme, zbulon karakterin, vullentin besnikërinë, sjelljend he edukatën të cilat kur bashkohen krijojnë një kompleks virtytesh që të rrëmbejnë. Kështu ndodhi dhe me ne, them se zgjodha më të mirën dhe mbase disa herë kam qenë unë pengesë për karrierën e saj se nuk lejoheshin dy veta nga një familje. Kur mbaroi Greta që mbaroi me nota të shkëlqyera universitetin mund të rrinte edhe pedagoge por meqë isha unë nuk mund të rrinte. them se I kam hyrë në hak shumë, por mendoj se poi a shlyej pak nga pak.
-
VIDEO
‘Kam humbur gjënë më të shtrenjtë’ Anastas Angjeli përlotet live për humbjen e nënës
Anastas Angjeli I ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në një intervist krejtësisht ndryshe rrëfen gjithcka nga familja tek karriera politike dhe akademike. Ndërsa fliste për familjen e tij, humbja e nënës ishte momenti më I vështirë për të, emocionet e forta bën që edhe të përotej.
-
VIDEO
Projekt-buxheti 2022, Ja si e vlerëson eksperti I ekonomisë Anastas Angjeli planin e qeverisë
“Cdo buxhet paraqet ose është pasqyra e marrëdhënieve financiarem ekonomike, juridike dhe sociale të një vendi, e përkthyer kjo në shifra. Cdo buxhet vlerësohet në situatën ekonomike financiare dhe sociale që kalon një cdo vend. po të mbajmë parasysh këto dy elementë shumë të rëndësishëm them që kushdo që të ishte në qeverisje me plus minus 10% duke ndryshuar ndonjë prioritet që mund të ketë secila parti apo forcë politike e bnjë vendi e cila vjen në pushtet me votën e popullit dhe nuk mund ti imponohet pala tjetër do të ruante këto parametra në këtë situatë që është ekonomia shqiptare” tha ai.
-
VIDEO
Anastas Angjeli prezanton familjen për herë të parë në 'Rreze Dielli'
Anastas Angjeli I ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në një intervist krejtësisht ndryshe rrëfen gjithcka nga familja tek karriera politike dhe akademike. Për herë të parë prezanton edhe familjen.