• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Pastiçe me pulë për 10 minuta

    PASTIÇE ME PULE

    Përbërësit:

    300 gr makarona

    600 gr gjoks pule

    3 vezë

    100 gr djath kaçkavall

    500 ml pana kuzhine

    Vaj ulliri Kripë, piper, rigon

    Përgatitja:

    Vendosim fillimisht makaronat të ziejnë për 6-7 minuta në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj. Ndërkohë presim fileton e pulës në copëza dhe e kaurdisim në tigan për 5-6 minuta.Rrahim 3 kokrra vezë me panën. Shtojmë kripë, piper dhe rigon dhe këtë masë e hedhim tek makaronat, pasi i kemi kulluar. E mbulojmë sipërfaqen e pastiçes me djathë të grirë në rende dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta

  • VIDEO

    Ylli Merja feston 60-vjetorin, suprizohet live nga stafi i ‘Rreze Dielli’

    Ylli Merja feston 60-vjetorin ndërsa stafi I “Rreze Dielli” e ka suprizur live për t’i uruar ditëlindjen.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 5 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga për bukë,ujë e drita sa indeksohen pensionet te a ka ndonjë plan Rama për krizën e tmerrshme që na paralajmëroi e deri tek e vërteta për Evi Kokalarin.

  • VIDEO

    "Përplasje në PD", Krizë energjitike apo spekullim?

    Teksa PS ka kërkuar bashkëpunimin e PD për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucionit të vettingut për gjyqtarët që ende nuk e kanë kryer këtë proces, ka ardhur edhe përgjigja pozitive nga demokratët.

    Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, nuk ka argument logjik financiar për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Preçi tha se ne varemi nga 'Perëndia', pra nga sasia e reshjeve që bien dhe jo nga ekonomia botërore, për shkak se burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike.

  • VIDEO

    Vrasja e sekretarit të ambasadës amerikane

    Zhurma e hapave të tij të vegjel atë mëngjes të 9 qershorit 1947, do ti oshëtinin në vesh për gjithë jetën. Një tufë çelësash hapën një portë hekuri. Pas nënës, ai, 5 vjeçar, çapitej përgjatë një koridori. Pranë kishte edhe të vëllanë. Çelësat hapën portën e dytë. Pastaj ishin ndaluar. Nëna dhe fëmijët, do të shihnin atë ditë, në një prej qelive të hetuesisë së Tiranës, për herë të fundit njeriun e tyre më të dashur. Ajo bashkëshortin, dhe djemtë e vegjël babanë. I katandisur, kockë e lëkurë, e me trupin plot plagë, babai do të mund të nxirrte nga thellësia e kraharorit vetëm disa pëshpëritje. Të nesërmen pa askënd pranë ai do të jepte frymën e fundit. Ishte ish-sekretari i Ambasadës Amerikanë në Tiranë, Loni Adami. Po atë ditë, trupi i tij do të zhdukej diku buzë një lumi dhe nuk do të gjendej më kurrë. Tashmë portreti i tij flet vetëm përmes fotografive.....

  • VIDEO

    Rritja e çmimit të energjisë, eksperti i ekonomisë në '5 pyetjet': S'ka logjikë, burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në ato hidrike, jo nga ekonomia botërore! Kriza e shkaktuar nga keqmenaxhimi

    Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, nuk ka argument logjik financiar për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Preçi tha se ne varemi nga 'Perëndia', pra nga sasia e reshjeve që bien dhe jo nga ekonomia botërore, për shkak se burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike.

  • VIDEO

    Lobimi rus, Ristani në '5 pyetjet': Kjo dosje është një pikë e errët e Bashës! Prokuroria më vuri para provat e çështjes, por më pas e mbylli në mënyrë të çuditshme

    Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani e ka cilësuar çështjen e lobimit rus si një pikë të errët për Bashën. Ristani ishte një ndër personat që është thirrur në prokurori për këtë çështje pasi në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i parisë.

    Në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Ristani tregoi se prokurori i vuri para provat, ku ishte deklarata e lobistit amerikan dhe deklarata publike e Bashës që kur bashkoheshin tha Ristani të linin të kuptoje se në fakt janë përdorur para pa burime të pastra për lobimin.

  • VIDEO

    Opozita i thotë 'po' kërkesën e PS për vettingun, Alibeaj në '5 pyetjet': Do votojmë pro zgjatjes së mandatit dhe çdo iniciativë në interes të qytetarëve

    Teksa PS ka kërkuar bashkëpunimin e PD për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucionit të vettingut për gjyqtarët që ende nuk e kanë kryer këtë proces, ka ardhur edhe përgjigja pozitive nga demokratët.

  • VIDEO

    Trondit nëna/’Fëmijët m’i hiqte nga gjoksi,për mua mbante plumb’

    Një letër e dërguar në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ puntatën e 21 shtatorit nga Fatbardha Latifi në "Rubrikën e Letrave" na preku të gjithëve. Kjo histori e shkruar na çoi në një fshat të thellë afro 1 e gjysëm larg qytetit të Gramshit, në Duzhë, ku ndër rreshtat e kësaj letre 35-vjecarja ishte munduar të rrëfente historinë e jetës, ndërsa kërkonte ndihmë. ’Pa Gjurmë’ vendosi që Fatbardhën ta kishte në studion e programit, këtë të hënë, ku 35-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve tregon sesi i dha fund martesës, prej dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i alkoolizuar. Ky i fundit nuk i kurseu as fëmijët, të cilët foshnje ia hiqte nga gjoksi nënës dhe i qëllonte. Fatbardha i dha fund kësaj marrëdhënie pas 7 viteve duke u bërë për të vegjëlit e saj edhe nënë e babë. Ai nuk u interesua më kurrë për fëmijët dhe gjithmonë ka pohuar se nuk ka fëmijë. Madje dhe në Gjykatë ka deklaruar se fëmijët nuk janë të tij. Djali nuk e kujton fare, ndërsa vajza është ajo që e mban mend imazhin e babait. Kur u ndamë Gjykata më dha kujdestarinë e dy fëmijëve, por ai kurrë nuk pagoi detyrimin ushqimor. Dy vite më parë më ka marr në telefon ish-bashkëshorti dhe më ka thënë: E kam mbajtur një plumb të fundit për ty, o do të vras o bëhet nami. Kjo ka qenë përgjigja që kam marr prej tij, një plumb të fundit për të më vrarë. Kur solla në jetë dy fëmijët ai na dhunonte, pasi ishte i alkoolizuar dhe ka qëlluar mbi gocën dhe djalin. M’i hiqte nga gjoksi dhe m’i rrihte. 7 vjet jetova me të, por nuk durova më dhe i dhashë fund. Nuk e bëra dot më pare, pasi ai më kërcënonte dhe më thoshte se do të më vriste. As njerëzit e tij nuk më përkrahën. Mora fëmijët dhe erdha tek nëna ime këtu në fshatin Duzhë. E mbetur e vetme me dy fëmijë të vegjël ajo u kthye tek shtëpia e prindërve, atje ku ndërsa kishte shpëtuar nga dhunimi, do ta priste mjerimi. Fatbardha na prek të gjithëve me rrëfimin e saj, kur thotë se edhe atletet që ka veshur për të ardhur në emision i ka marrë borxh. Ndërsa i rriti vetëm fëmijët 35-vjecarja pa përkrahje kujdeset edhe për nënën e sëmurë dhe dy vëllezërit me probleme të shëndetit mendor. Ajo thotë se ka trokitur në dyert e bashkisë, por këta të fundit nuk ia janë përgjigjur. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur gruaja kërkon tek fqinjët, një pjatë miell lëmoshë për t’u ushqyer.Unë jam vetë i 6-ti në shtëpi. Jetoj me nënën e moshuar 87-vjeçare, dy fëmijë dhe dy vëllezërit e sëmurë File dhe Bedriu, 60 dhe 44 vjec. Jetojme vetëm më 100 mijë lekë të ardhura në muaj. Nuk kam me çfarë t’i ushqej. Fëmijët i rrita vetëm dhe jam munduar t’i shkolloj. Nuk kam para t’i shkolloj më tej edhe pse ata kanë shumë dëshirë. Edhe atletet që kam veshur sot i kam marr borxh. Nuk tentova kurrë të martohesha, ku ta lija familjen ? E kam mbyllur jetën 35 vjeçe dhe tashmë kujdesem për nënën 87 vjeçe të sëmurë dhe dy vëllezërit me probleme mendore. Kërkoj ndihmë për të mbajtur frymën gjallë, të siguroj bukën e gojës. Vëllezërit janë pa vetëdije, ku t’i coj ? Më vjen keq për ta. Kam patur 5 vëllezër 3 prej të cilëve më vdiqën. Kam arritur të kërkoj tek fqinjët miell në fshat. Kam ardhur këtu të kërkoj ndihmë, shtëpia ku jetojmë na rrezikon jetën cdo ditë. Vetëm unë punoj në familje. Kam trokitur në bashki dhe kryetari më ka thënë se nuk ka fonde. As për një thes miell, që kam kërkuar. Dhe ata e dijnë si jetojmë. Edhe unë vetë kam probleme, një ditë para se të vija në emision ka kam qenë në urgjencë. Fëmijët më shohin tek qaj dhe janë ata që më japin forcë. Shpirtin e kam helm. Shpresoj tek ndihma juaj, të shoh një dritë jeshile edhe unë në jetën time. Të paktën të siguroj bukën e gojës. Për cdo problem, ju mund të denonconi në “Pa Gjurmë” në kutinë postare: “Pa Gjurme” në Report Tv Rr. Dervish Hima, 3 kullat, Kulla 2 Tirane Numer telefoni:069 99 55 698 Email: [email protected]

  • VIDEO

    Trondit në ‘Pa Gjurmë’ 35-vjeçarja gramshiote: Fëmijët m’i hiqte nga gjoksi me dhunë, për mua mbante një plumb të fundit

    Një letër e dërguar në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, puntatën e 21 shtatorit nga Fatbardha Latifi  në "Rubrikën e Letrave" na preku të gjithëve. Kjo histori na çoi në një fshat të thellë afro 1 orë gjysëm larg qytetit të Gramshit, në Duzhë, ku ndër rreshtat e kësaj letre 35-vjeçarja ishte munduar të rrëfente historinë e jetës. Atë të dhunës nga ish-bashkëshorti, ndërsa kërkon ndihmë. 

  • VIDEO

    Debati në Report Tv/ Ekspertët për rritjen e çmimit: Nuk është krizë energjie por keqmenaxhimi! Qeveria të marrë masa urgjente për të reformuar sistemin energjetik

    Në konferencën e djeshme Kryeministri Rama tronditi opinionin publik kur paralajmëroi hapur për krizë energjetike, e cila sipas tij ka filluar. Ramë tha se 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike.

    Të ftuar në debatin e zhvilluar në Report Tv për këtë çështje, në emisionin 'Sot live në Shqipëri', ekspertët Eduard Elezi dhe Lorenc Gordani thonë se situata është shumë shqetësuese dhe duhet të menjëherë reformimi i gjithë sistemit energjetik në vend.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Pak raki rrushi, spec djegës dhe hudhër për kurimin e reumatizmës në kushte shtëpie

    A ka mënyra për ta kuruar reumatizmën nëpërmjet bimëve medicinale? Sipas mjekur popullor Ylli Merja kjo është e mundur nëpërmjet vajrave dhe përzierjve të tjera bimore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv