-
VIDEO
Kryeplaku i Kelmendit për Report Tv: Pilotin dhe pasagjerin, erdhi një makinë i mori! Nuk u lejuan barinjtë që të afroheshin! Këtu ka pasur kanabis të kultivuar
Kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata për Report Tv ka deklaruar se pilotin dhe pasagjerin ka ardhur një makinë dhe i ka marrë duke i larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka deklaruar se avioni është ulur fillimisht, por më pas ka tentuar që të ngjitet, por nuk ia ka dalë. Dy pasagjerët në avion, ka deklaruar ai ka ardhur një makinë dhe i ka marrë.
"Është ulur avioni, ka tentuar që të ngrihet sërish. Si pas asaj që kanë parë barinjtë, duket se ka pësuar defekt, ka rënë në një gardh dhe shtyll pishe, ka ardhur një makinë dhe i ka marrë ato dy personat, ka dhe shenjat e policisë. Policia është në dijeni, nuk ka shtëpia afër këtu, barinj që kanë tokën këtu. Nuk i kanë lënë barinjtë që t'u afrohen. Ka pasur kultivim të kanabisit në këtë zonë", tha ai.
-
VIDEO
Ylli Merja: Vuani nga dhimbja e kockave? Rëra dhe kjo rutinë ju ndihmon për ta kuruar
Në një intervistë në rubrikën “Bima dhe shëndeti’’ në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi arsyet përse reumatizma shkakton dhimbje si dhe tregoi mënyrën se si mund ta kurojmë me bimë medicinale.
-
VIDEO
Ylli Merja: Kujdes! Reumatizma prek edhe fëmijët, ja cilët janë shkaktarët dhe trajtimi i tyre
Kësaj sëmundje duket se nuk i shpëtojnë as të rinjtë e madje edhe fëmijët, ku shkaku kryesor i saj është infeksioni I bajamave. Është një lloj sëmundjeje e cila bazën ose shkaktarët e saj janë virozat dhe bakteret, të cilat depozitohen ose ngacmojnë sistemin imunitar të fëmijëve kryesisht tek bajamet, mandej infeksioni kalon në veshka dhe nga veshkat kalon në kyçe. Kur ato nuk trajtohen apo me mënyrën e duhur dhe kjo gjë bën që fëmijën 2-3 vjec nuk vendosin dot këmbët në tokë. Vetëm prej inflamacionit të bajameve. Pra rruga është bajame, veshka, gjunjë dhe shputat e këmbëve” shprehet dr. Yll Merja.
-
VIDEO
Ylli Merja: Reumatizma dëmton organet e trupit. Kujdes! Ja si duhet të veproni për ta shmangur atë
Në një intervistë në rubrikën “Bima dhe shëndeti’’ në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi arsyet përse reumatizma shkakton dhimbje si dhe tregoi mënyrën se si mund ta kurojmë me bimë medicinale.
-
VIDEO
Ylli Merja rikthen gjermanin ne palestër: kishte vite i sëmurë nga kalcifikimi i kockave
Një tjetër histori suksesi shënohet nëpërmjet kurave natyrale të mjekut popullor Ylli Merja. Këtë herë jehona e punës së tij të mirë kapërceu kufinjtë kombëtar.
Ralfi gjermani i cili u njoh rastësisht nëpërmjet bashkëshortes së tij shqiptare me mjekun alternativ Ylli Merja tregon problemet e shumta shëndetësore me zemrën, bllokimin e qarkullimit të gjakut dhe kalcifikimin e kockave duke humbur shpresat se do të mund të flinte sërish një gjumë të qetë e pa dhimbje.
Ai rrëfen për herë të parë në emisionin Rreze Dielli këtë periudhë të vështirë të jetës së tij, si rastësia e përballi me doktorin falë të cilit tashmë i është kthyer jetës normale.
Bashkëshortja e tij Alketa ishte e para që kishte dëgjuar për kurimet që bënte mjeku popullor duke bërë të mundur kështu që Ralfi të bindej që të provonte kurat e dr. Yllit, pasi kishte arritur në një pikë shumë të rëndë të sëmundjes së tij.
“Ralfi para 8 muajsh nuk ishte në gjendje që të bënte sport, në momentin që e shohim është shumë në formë. Kishte problem masive me zemrën dhe qarkullimin e gjakut sikurse dhe shumë dhimbje dhe kalcifikime në të dyja supet e tij” shprehet Alketa.
Ndërsa nuk kishte shumë besim tek kurat me bimë medicinale vetëm pas një jave arriti të shoh rezultate dhe përmirësime.
“Në janar të 2020 më filluan dhimbjet ishin kaq të forta sa edhe natën bërtisja nga dhimbjet e forta, jam vizituar në mjek dhe duhe të operohesha nga të dyja krahët, filloi nga krahu I majtë dhe më pas tek krahu I djathtë, të dyja duhet ti operoja sepse kishte shumë kalcifikim dhe qarkullimi I gjakut ishte I bllokuar. Kisha shumë dhimbje, krahët nuk mund ti ngrija, fillova me ekstrakt murrizi mbas një jave dhimbjet po zhdukeshin, vazhdova rregullisht me ekstraktin e murrizit dhe me vaj sinapiKëto janë sëmundje te kockat duhet ti operojë si mundet që me këto produkte të shërohet gjithë kjo dhimbje. Pas një jave e kuptova” shprehet Ralfi.
Pas përdorimit të vajrave bimorë, rezultat e analizave ishin të pabesueshëm edhe për vetë mjekët gjermanë të cilët sic tregon Alketa, bashkëshortja e tij ishin mjaft kurioz për kurimin bimorë që kishin pëdorur.
“Doktori e uroi dhe për më tepër ishte kurioz dhe e pyet doktori se cfarë është ky ilaci ekstrakti murrizit dhe e pyet se ku e gjete se qenka shumë I fuqishëm”
SHËNIM I REDAKSISË: Cdo i semurë ka vecoritë e tij, ndaj për raste të semundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sygjeruar një kurim për çdo person.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, supë pa mish, me pak përbërës
Supë pa mish me pak përbërës
Përbërës:
3 karrota
80 ml qumësht
3 lgj kos
40 gr gjalpë
2 lgj miell
3 thelpinj hudhër
1 vezë
2 litra ujë
1 filxhan makarona për supë
1 tufë majdanoz
kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim kosin në një enë ku shtojmë vezën, hudhrat dhe miellin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë qumështin.
Vendosim në zjarr tenxheren ku kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri karrotat. Më pas shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta. Shtojmë ujë, rreth 2 litra, kripë, piper (koncentrat sipas dëshirës) dhe makarona të vogla për supë. E lemë supën të ziejë dhe në 5 minutëshin e fundit marrim pak lëng nga supa dhe e hedhim në tasin ku kemi rrahur vezën me qumësht dhe kos. Këtë masë e shtojmë tek supa së bashku me majdanozin e freskët. Fikim sobën, e lemë pak supën të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Bukë e shpejtë shtëpie
Bukë e shpejtë shtëpie
Përbërësit:
600-700 gr miell
2 lugë sheqer
1 lgj maja e thatë
420 ml ujë të ngrohtë
2 lç kripë,
4 lgj vaj vegjetal
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit e bukës në një enë dhe përgatisni një brumë derisa mos të ngjitet në duar. E ndani brumin në dy pjesë dhe e punoni mirë sërish. Hapeni petën me okllai dhe mblidheni si bastun dhe më pas si një top duke e punuar sërish. Lëreni brumin të vijë.
Më pas vendoseni brumin e bukës në një tavë ku keni vënë një letër pjekje. Me majën e thikës bëjini sipërfaqes së bukës disa prerje të lehta , e lyeni me pak vezë dhe e vendosni të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 4 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga lista shtesë e pronarëve që ndajnë 8 mln USD te energjia e deri tek Teuta nxjerr Kukësin me këpucë të kuqe.
-
VIDEO
Monsinjor Frano Gjini, fjalët e fundit para togës së pushkatimit
-
VIDEO
Traktoristët e fshatit Katund i Ri
Kantundi I Ri është pjesë e hartës së Bashkisë së Durrësit dhe në stinën e vjeshtës fshati zgjohet qysh në orën 4 të mëngjesit. Zhurma e traktorëve që plugojnë arat, lopët që milen në fermat e vogla dhe qumështi që del në treg. Këto janë disa nga subjektet e reportazhit, me personazhë familjen Koka, një familje që disponon disa traktorë dhe një fermë të vogël lopësh, për nevojat e familjes. Ndiqni reportazhin “Traktoristët e fshatit Katund I Ri” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Stina e vjeshtës në Katundin e Ri
Ilir Kuçi, nëpunësi I Njësisë Administrative Katundi i Ri, si pjesë e Bashkisë së Durrësit, flet për fillimin e punëve të vjeshtës në fshat. Punimi I tokave, sa tokë të punueshme ka I gjithë Katundi i Ri, sa traktorë dhe mjete të tjera në shërbim të bujqësisë, fermat e vogla dhe bagëtitë e Katundit të Ri.
-
VIDEO
Traktoristi Hasan Koka
Stina e vjeshtë kërkon plugimin e tokave dhe këtë punë, më mirë se kushdo e bën traktoristi Hasan Koka, njeriu që zgjohet në orën 4 të mëngjesit, mjel lopët dhe më pas del në arat e familjes për të pluguar tokat.