• VIDEO

    Një minifermë lopësh në Katundin e Ri

    Ismail Koka, kryefamiljari I familjes Koka, flet për minifermën e lopëve si bazë e ekonomisë së familjes. Dikur tractorist, ai rrëfen edhe vitet e punës në kooperativën bujqësore para viteve ’90 të shekullit të kaluar.

  • VIDEO

    Mori pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës, kreu i FRPD-së në Shkodër në ‘Pa protokoll’: Nuk kemi pasur presion nga Basha për organizimin

    Ish-kryeministri Sali Berisha zhvendosi një ditë më parë ‘Foltoren’ e tij në Shkodër. Ajo që u vu re është se Berisha nuk u prit nga asnjë prej strukturave përfaqësuese të PD-së, ku u braktis nga deputetët e qarkut të Shkodrës, kryetarja e bashkisë si dhe nga kryetar të degëve. Por kryetari i FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati, i cili mori pjesë në takim, tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se 70% e kryesisë së PD ishin në të pranishëm. Sipas Bushatit ato nuk kanë pasur mesazhe nga Basha, apo presion për të mos marrë pjesë në takimet e Berishës.

     
  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 2 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Fjolla Morina fiton lirinë por humb bashkëshortin te goditja e fundit për Berishën nga SHBA e deri tek dështimi dhe hipokrizia e BE.

  • VIDEO

    Berisha, "foltorja" bashkim apo përçarje

  • VIDEO

    I humb vajza në 2020/Dhëndri i jep lajmin e kobshëm,nëna nuk e beson

    Një nënë është në kërkim të së bijës. Divorci i prindërve në vitin 1994 ndau nga njëri tjetri dy fëmijët e ciftit Ilir dhe Alma Meka. Gjykata vendosi që vajza 9-vjecare asokohe të kalonte nën kujdestarinë e babait ndërsa djali një vjec e gjysëm të jetonte me nënën. Cifti i ndarë jetonin ende në, në Tiranë kur ish-bashkëshorti në të njëjtën banesë erdhi të jetojë edhe partnerja e re e tij. Për një vit me radhë ish-gruaja dhe bashkëjetuesja e tij jetuan sëbashku, deri kur vendosi të marr djalin dhe të largohet në Librazhd tek e motra. Kjo ishte ndarja e parë me vajzën, për të cilën për vite me radhë ajo nuk mundi dot as t’i afrohej. Ish-bashkëshorti nuk e lejonte, ndërsa njerka e kërcënonte duke mos lënë të hapur asnjë rrugë komunikimi nënë e bij. Vitet kaluan dhe bashkë me djalin emigruan drejt Greqisë, vend i cili për koicidencë do të ishte i njëjti ku jetonte edhe vajza e saj, e cila tashmë ishte martuar dhe kishte një djalë. Ky takim pas shumë vitesh do të ishte mbreslënës dhe rilidhja e kontakteve qetësoi zemrat e të dyjave, pasi takimet u bënë edhe më të shpeshta. Motra u takua dhe me vëllanë e saj në Gjermani ku ai jetonte dhe punonte. Kur dukej se gjithcka po shkonte mirë, një tjetër krisje do të ndodhte në marrëdhëniet familjare. Ishte dhjetori i vitit viti 2019 kur vajza e uron nënën për ditëlindjen. Por në fillim të janarit të 2020 ajo do të bënte telefonatën e fundit ku i komunikonte ishte mirë dhe shumë shpejt do të kthehej në Shqipëri për ta takuar. Kjo gjë jo vetëm nuk ndodhi por ajo që e tronditi më shumë nënën është një lajm që ajo mësoi për të bijën. Për këtë, iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’, jo vetëm për të rrëfyer këtë histori të jetës, por edhe për të mësuar për fatin e vajzës 34-vjecare.

  • VIDEO

    'Fenomeni Aldi Rama', familja shqiptare 'ka dalë nga binarët'! Debati në Report Tv, sociologu: Krimi rinor, përmasa alarmante! Avokati: Pas divorcit, disa prindër braktisin fëmijët

    Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, tronditi shoqërinë, jo vetëm për shkak të krimit të rëndë, por edhe për faktin që kryhej nga një i ri, me një jetë mjaft të trazuar. Dy prindër të divorcuar, që e kishin lënë të rritej me gjyshërit, në varfëri totale, ky ishte rasti i Aldi Ramës, që ktheu vëmendjen te familja shqiptare, që duket se ka humbur rolin e fortë që kishte dikur në shoqëri.

    Pikërisht kjo ishte edhe tema e diskutimit sot në emisionin "Sot Live në Shqipëri". Sociologu i njohur Gëzim Tushe tha se familja shqiptare ka dalë nga binarët dhe se alarmante është rritja e krimit rinor, të rinj që nuk hezitojnë t'i futen kësaj 'bote' të errët. Sipas sociologut, prindërit kanë hequr dorë nga prindërimi, duke u bërë më egoistë, e duke i dhënë shoqërisë në këtë mënyrë individë që duket se po e shkatërrojnë atë.

  • VIDEO

    Suprizohet nga mbesat si kurrë më parë, emocionet e papërshkrueshme të Elhaidës në studion e 'Rreze Dielli'

    Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” për të promovuar albumin e saj të ri Elhaida suprizohet nga mbesat e saj, duke e emocionuar si kurrë më parë.

  • VIDEO

    ‘Fama më ka kushtëzuar jetën’ Elhaida Dani tregon si arrinë të mbajë lidhjen në distancë

    Elhaida Dani është ndër këngëtaret shqiptare më të sukseshme e cila po korr suksese edhe jashtë Shqipërisë.E ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv ajo tregoi më tepër për albumin e saj më të ri ‘’ Zanin’’.

     Është një projekt që kam punuar githë verën, edhe pse jam e lodhur në një farë mënyre jam e mbushur me dashuri, me mirësi, me falenderim për gjithë suksesin që po përjetoj këto ditë sa nuk e ndjej fare lodhjen dhe e bëj me shumë kënaqësi Arsyeja kryesore përse vendosa që të rikthehesha në këto momente është se dy vitet e fundit e gjtihë situate që kemi jetuar në gjithë botën por edhe në Shqipëri ka qenë kjo mungesa të prekeshim, të flisnim me njëri-tjetrin ballëpërballë , më mungonte Shqipëria dhe gjuha ime mbi të gjitha.

    Në këtë intervistë me moderatoren Androniki Kolka Elhaida rrëfeu më tepër edhe për familjen dhe dashurinë. Ajo u shpreh se fama ia ka kushtëzuar jetën por megjithatë është një ‘sakrificë’ e rrugës që ka zgjedhur dhe ka dashur gjithmonë.

    ‘’Absolutisht shumë, fakti që jeta ime është tre muaj në një continent, tre muaj në një continent tjetër ndikon në mundësinë e të pasurit një jetë private konstante por e kam njohur jetën time, e kam kërkuar vet këtë lloj jete e kam dashur shumë dhe kam punuar për ta pasur sa jam në një pikë dhe e kam kuptuar para disa vitesh që është ok dhe personi që më rri në krahë e di shumë mirë, duhet ta dijë shumë mirë këtë gjë, duhet ta pranojë dhe duhet të dijë si të komunikojë edhe ta bëjmë dicka pozitive edhe largësinë time shumë intense.

    Ndërsa flet për dashurinë dhe partnerin ajo tregon dhe kriteret që duhet të ketë ai që do t’i qëndrojë në krahë një vajze të suksshme si ajo.

    Unë dua shumë që të jetë një person i realizuar vet, të mos e shoh jetën time si dicka që e plotëson por që të jetë vet I plotësuar dhe në fund të ditës thjesht ti japim njëri-tjetrit dhe jo të presim të na mbushi tjetri me asnjë lloj ndjesie.

    Ajo dha dhe një mesazh shumë frymëzues për të gjitha vajzat që sot nuk ndjehen mirë me veten, përmes historisë së saj personale

    “Tani mu kujtua një arsye përse mora pjesë në The voice dhe ndjehesha e denjë dhe kjo do tjju duket shumë qesharake. Unë mendoja që isha e denjë të merrja pjesë në The Voice sepse pikërisht juria nuk do më kishte parë mua apo fizikun tim por do kishte dëgjuar vetëm zërin dhe mendoja se nëse ata vetëm do më kishin shikuar mua nuk do ma kishin dhënë asnjëherë sepse mendoja për veten time si një person jo të bukur për tu parë ose një person jo të kuruar. Mesazhi është që nëse ti përqafon bukurinë tënde me atë me të cilën ke lindur, duke u kujdesur për të ngrënë gjëra të shëndetshme, jo duke ngrënë pak, në asnjë lloj mënyre, të hash sa të kesh uri, por duke ngrënë gjëra të shëndetshme , të ushtrohesh sepse bën mire jo vetëm për trupin por edhe për kokën nuk ka asjnjëherë një vajzë që do të duket e shëmtuar nëse I ka këto gjëra të treja”

  • VIDEO

    'Kam menduar për veten që s’jam e bukur dhe e kuruar', të pathënat e Elhaida Danit

    Ajo dha dhe një mesazh shumë frymëzues për të gjitha vajzat që sot nuk ndjehen mirë me veten, përmes historisë së saj personale

    “Tani mu kujtua një arsye përse mora pjesë në The voice dhe ndjehesha e denjë dhe kjo do tjju duket shumë qesharake. Unë mendoja që isha e denjë të merrja pjesë në The Voice sepse pikërisht juria nuk do më kishte parë mua apo fizikun tim por do kishte dëgjuar vetëm zërin dhe mendoja se nëse ata vetëm do më kishin shikuar mua nuk do ma kishin dhënë asnjëherë sepse mendoja për veten time si një person jo të bukur për tu parë ose një person jo të kuruar. Mesazhi është që nëse ti përqafon bukurinë tënde me atë me të cilën ke lindur, duke u kujdesur për të ngrënë gjëra të shëndetshme, jo duke ngrënë pak, në asnjë lloj mënyre, të hash sa të kesh uri, por duke ngrënë gjëra të shëndetshme , të ushtrohesh sepse bën mire jo vetëm për trupin por edhe për kokën nuk ka asjnjëherë një vajzë që do të duket e shëmtuar nëse I ka këto gjëra të treja”

  • VIDEO

    Krem kungujsh (Creme de Courgettes ) sipas Sabit

    Krem kungujsh (Creme de Courgettes )

    Përbërësit:

    4 kunguj (700 gr)

    1 thelb hudhër i shtypur lehtë

    Trumëz e freskët ose e tharë sipas dëshirës

    4 lugë gjelle vaj ulliri

    1/4 lugë gjelle me kripë

    Piper i zi i sapo bluar

    700 ml litër lëng pule

    12 gjethe borziloku

    djath (La Vache Qui Rit) 4 djathe bebe

    Përgatitja:

     Në vaj ulliri hedhim kungujt me hudhrën dhe trumëz, shtojmë edhe lëngun e pulës. Pasi ziejnë për 10 minuta përbërësit I kalojmë në misker duke I bërë në formën e një kremi më pas I shtojmë djathin bebe dhe e frulojmë përsëri.

    Në fund I shtojmë borzilok dhe piper të zi dhe më pas është gati për ta servirur.

  • VIDEO

    Tartë me mollë të karamelizuara dhe gjalp ( Tarte Tatin) sipas Sabit

    Tartë me mollë të karamelizuara dhe gjalp ( Tarte Tatin)

    Përbërësit:

    Brumi:

    15 luge gjelle miell (250 gr)

    2 lugë gjelle me sheqer

    1/4 lugë gjelle me kripë

    10 lugë gjelle me gjalp pa kripë (i prerë në kubikë të vegjël) 130 gr

    5 lugë gjelle me ujë të ftohtë (nga frigoriferi)

     

    Mbushja per tartën

    6 mollë të ëmbla (rreth 900 gr)

    5 lugë gjelle sheqer kaf (100 gr)

    10 lugë gjelle gjalp pa kripë (8 lugë i prerë në kubikë, 2 lugë i shkrirë 130 gr)

    Përgatitja:

     Fillimisht krijojmë brumin dhe më pas e lëmë të vij. Më pas brumin e hapim me një pec dhe e presim në madhësinë e tiganit me të cilin do ta gatuajmë. Në tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin si dhe mollët, të cilat I gatuajmë deri sat ë karamelizohen. Pas pjekjes së petës dhe mollëve të karamelizuara i vendosim sëbashku. Më pas është gati për ta servirur.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 1 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga skemë e re për kompensimin e pronave te maskarai Vulin dhe "budallai" Albin e deri tek Dinamo-Partizani 9 vite për të ringjallur derbin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv