-
VIDEO
Covid-19,rriten ndjeshëm rastet e vdekjeve
Emisioni Repolitix trajtoi temën: “ Rriten ndjeshëm rastet e vdekjeve me covid-19”/ Pandemia, 69 të vdekur vetëm në 5 ditët e fundit. Çfarë po ndodh me Covid-19, bien rastet por rriten vdekjet ? A do të hapen auditorët e Universiteteve apo mësimi do të kryhet online ? Të ftuar në studio Eugena Tomini zv/ministre e Shëndetësisë, Dritan Ulqinaku nëndrejtor i ISHP , Ilir Alimehmeti zv/dekan i Fakultetit të Mjekësisë UT, Engjëll Bejtaj kirurg, ish-ministër.
-
VIDEO
Gratë shtatzëna dhe vaksina anti-COVID, Ulqinaku: Ta shmangin 3 muajit e parë, më pas mos të hezitojnë! Tomini: Rekomandojmë Pfizer
Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Repolitix”, foli lidhur me vaksinën kundër COVID-19 dhe gratë shtatzëna.
I pyetur lidhur me kohën e duhur të marrjes së vaksinës, Ulqinaku u shpreh se nga 0-3 muajshe ideale do të ishte për gratë shtatzëna të shmangin vaksinën, megjithatë nuk përbënë problem dhe një vendim i kundërt. Kjo për shkak se embrioni është në një fazë delikate të tij.
-
VIDEO
Vaksina më e preferuar, Tomini: Pfizer dhe kinezja! Po diskutojmë për dozë të 3-të te personat mbi 65 vjeç
Vaksina më e preferuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se ka qenë Pfizeri dhe kinezja. Komiteti Teknik tha ajo po diskuton aplikimin e një doze të tretë vaksine te personat mbi 65 vjeç .
"Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale sigurimi i një stoku që deri në fund të dhejtorit kemi një kontratë të re sa i përket Pfizerit që ndoshta është vaksina më e preferuar. Edhe vaksina kizene ka qenë e preferuar. U pa tendenca e Pfizer për shkak të lëvizjes. Pfizeri ishte më shumë për lëvizje turistike apo për studime. Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç", tha Tomini.
-
VIDEO
69 të vdekur nga COVID në 5 ditë, Tomini: Të pavaksinuar, rriten të shtruarit në terapi intensive! Kirurgu Bejtaj: Shtatzënat të vaksinohen, turp historirat me sterilitetin
Në 5 ditët e fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me COVID 69 qytetarë. Në emisionin "Repolitix" në Report Tv Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se viktimat kanë qenë të pavaksinuar. Ndonëse theksoi se kemi edhe një rritje të të shtruarve në terapi intensive, Tomini nënvizoi se situata e pandemisë këtë shtator është më mirë se vitin e kaluar.
"Ka pasur tendencë në rritje të rasteve të konfirmuara me COVID. Kemi pasur numër të lartë dhe të personave në terapi intensive, shumica të pavaksinuar. Rastet që kanë humbur jetën nga COVID kanë qenë të pavaksinuar. 11 deri në 4 raste të infektimeve janë me 1 dozë. Në përgjithësi rastet e vdekjeve 55-75. Por kemi pasur edhe raste të humbjeve të jetëve te moshat e reja. Vjet kanë këtë kohë kemi pasur dysfish të rasteve aktive krahasur me këtë shtator. Te kjo ndikon edhe Delta. Shtatorin e kaluar nuk bënim dhe kaq teste. Situata është më mirë tani", tha Tomini.
-
VIDEO
Gjendet Asie Muçaj në shtetin Italian, 25-vjeçarja telefonon gazetarët në Report Tv: Nuk dua që familja të më gjej, kam frikë nga ata
E reja nga Cakrani i Fierit, e cila humbi gjurmët më 24 shtator, pasi mësoi se kërkohej i telefonoi “Pa Gjurmë”, pas përfundimit të programit. Në bisedën telefonike që pati me moderatoren Odeta Dume, tha se është mirë, por se ka frikë të kthehet në familje. Asia dyshon se janë vëllezërit e saj ata që e kanë shtyrë ish-të fejuarin e saj për ta kërkuar dhe nëse ata do ta gjejnë mund ta vrasin. 25-vjeçari pohoi se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Klodjanin. Ajo nuk pranoi të tregonte se ku strehohej në Itali, madje nuk la asnjë një numër telefoni.
-
VIDEO
Gjendet Asie Muçaj në shtetin Italian, 25-vjeçarja telefonon gazetarët në Report Tv: Nuk dua që familja të më gjej, kam frikë nga ata
E reja nga Cakrani i Fierit, e cila humbi gjurmët më 24 shtator, pasi mësoi se kërkohej i telefonoi “Pa Gjurmë”, pas përfundimit të programit. Në bisedën telefonike që pati me moderatoren Odeta Dume, tha se është mirë, por se ka frikë të kthehet në familje. Asia dyshon se janë vëllezërit e saj ata që e kanë shtyrë ish-të fejuarin e saj për ta kërkuar dhe nëse ata do ta gjejnë mund ta vrasin. 25-vjeçari pohoi se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Klodjanin. Ajo nuk pranoi të tregonte se ku strehohej në Itali, madje nuk la asnjë një numër telefoni.
-
VIDEO
Pa Gjurme - 25-vjecarja telefonon në Report TV: Jam gjallë, familja mos të më kërkoj (30-09-2021)
Një ditë pasi u denoncua e humbur nga i fejuari i saj Klodian Dalipaj bëhët e gjallë 25-vjeçarja Asie Muçaj. E reja nga Cakrani i Fierit, e cila humbi gjurmët më 25 shtator, i telefonoi “Pa Gjurmë”, pas përfundimit të programit. dhe gjatë bisedës telefonike që pati me moderatoren Odeta Dume, tha se është mirë, por ka frikë të kthehet në familje, pasi mendon se vëllezërit edhe mund ta vrasin. Ajo deklaroi hapur se ka mbyllur çdo gjë me Klodianin dhe se do vazhdojë jetën e saj, sikurse kërkon të njejtën gjë dhe për ish-partnerin. Odeta Dume: Unë të falenderoj, që more në telefon dhe reagove. Ju e keni parë emisionin në kanalin tonë në youtube? Asie Muçaj: Po, po e pashë. Odeta Dume: E qartë. Asie çfarë ka ndodhur realisht? Pse je larguar ti nga shtëpia? Asie Muçaj: Kanë ndodhur shumë gjëra Odeta, që unë nuk mund t’i tregoj nga larg. Por unë po të them se jam shumë mirë, jam shumë në rregull, çdo gjë po më ecën mirë për momentin dhe do jem shumë mirë, jam e sigurt. Unë nuk mund të jap një numër telefoni, se kam shumë frikë nga familja ime dhe unë nuk dua të kthehem më tek ata. Odeta Dume: Tek babai dhe tek nëna? Asie Muçaj: Po pra. Edhe unë jam shumë e bindur se këtë gjë po e bëjnë vëllezërit e mi. Sepse vëllezërit e mi kanë probleme me shtetin italian dhe kudo që janë kanë probleme dhe nuk mund të më kërkojnë ata ashtu siç duhet dhe kanë futur atë. (flet për të fejuarin). Unë atij i kam thënë, shiko jetën tënde, nuk më intereson më të jem me ty. Odeta Dume: Pra i ke dhënë fund marrëdhënies me Klodianin? Asie Muçaj: Po, po, po. Unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Klodianin dhe prindërve u kam thënë se do jem mirë. Nuk jam as e rrugëve, s’jam as pa ngrënë as pa pirë. Këto janë të gjitha. Tani nuk mund të shpjegoj shumë gjëra Odeta. Do doja shumë të flisja me ty sepse je një njeri vërtetë i mirë dhe ndoshta mund të më ndihmoje, psikologjinë, se normale shumë stres, familja. Normal që familja është gjëja më e madhe në botë, por gjithsesi, të dhashë lajmin që unë jam mirë. Jam shumë në rregull, gjërat po më ecin mirë. Odeta Dume: Asie ti nuk ke ardhur në Shqipëri, je në Itali aktualisht? Asie Muçaj: Po po. Jam në Itali. Odeta Dume: Po ku rri tani tek shoqja apo tek shoqata? Asie Muçaj: Jo, jo, se më ka marrë dhe shoqja në telefon dhe më tha, “Çfarë ju ke thënë, se na morën?’’, -unë i thashë, “Nuk u kam thënë asgjë’’, pasi unë jam në shoqatë sociale dhe asgjë më tepër. Unë mund t’ju marr ku të doni juve, mund t’ju marr në çdo orë. Odeta Dume: Po të lutem. Mund të më marrësh në emision sot? Nëse ti mundesh? Asie Muçaj: Nuk dua të flas publikisht. Odeta Dume: Asie, unë nuk do të marr më, nuk të kërkoj më. As emisioni ’Pa Gjurmë’, sepse ti na more në telefon e dëgjuam zërin tënd, por çfarë do të bësh me familjen ? Nuk do t’i marrësh as ata në telefon? Pse e ke mbyllur këtë rrugë komunikimi? Asie Muçaj: Unë nuk dua që ata të më gjejnë. Se kam frikë, normal janë familja ime, kam frikë nuk e mohoj. Odeta Dume: Ke frikë nga babai yt? Asie Muçaj: Kam frikë nga vëllezërit e mi. Dhe e di shumë mirë, që nëse ata më gjejnë këto ditë, sa unë nuk kam marr letrat akoma mund të më vrasin në mes të rrugës dhe nuk u intereson asgjë. Prandaj të kam marr edhe pa numër. Odeta Dume: Po prandaj është e rëndësishme që të flasësh me babain dhe nënën tënde, mos t’i humbasësh kontaktet. Asia gjatë bisedës telefomike tha se do të vazhdojë të mbajë kontakte me prindërit e saj, por nuk dëshiron të flasë me vëllezërit apo me ish-të fejuarin Klodian Dalipaj. Asie Muçaj: Mamin e mora dje dhe më tha, “Do më marrësh ditë për ditë? –“Ok”, i thashë, -“Do të marr ditë për ditë dhe do jemi në kontakt bashkë. Ama unë nuk dua të flas as me vëllëzërit, as me ish-burrin tim”. –“Në rregull’’, më tha, “Mjafton të më marrësh mua”. Me mamin kam folur dje. Sapo kam parë lajmin kam marr mamin direkt. Odeta Dume: Asie, unë të këshilloj të mos humbasësh kontaktet me familjarët e tu. Familja është gjithçka mbi të gjitha. E kuptoj që i ke dhënë fund raportit me Klodianin është e drejta jote. Unë këtë gjë do t’ja komunikoj dhe Klodianit, që pata një telefonatë me ty dhe më deklarove këtë gjë. Të uroj më të mirat dhe më vjen mirë që reagove dhe na more direkt pas emisionit. Asie Muçaj: Shumë faleminderit Odeta. Gjithë të mirat dhe punë me më pak stres të uroj.
-
VIDEO
51 operacione për të shpëtuar të miturin nga Mirdita, babai e braktisi, nëna e vetme në spital: Nuk kam para të shpëtoj tim bir
Është vetëm 15 vjeç, një djalë i qeshur, por me sy të trishtuar, që lufton çdo ditë për të fituar një betejë pas një defekti në lindje, që i rrezikon jetën. 10 vite më parë ai ra në koma, por fatmirësisht u zgjua.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Gjikondi: Basha nuk i del zot vendimit! Fjalimi i Kokalarit skandaloz, akuzoi DASH se po bën presion
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus
-
VIDEO
Aldi Rama do prehet në Durrës, për t'i dhënë lamtumirën mbërrin dhe i ati nga Greqia
Asnjë familjarë nuk ka shkuar që të tërheqë trupin e pajetë të Aldi Ramës, 21 vjeçarit i cili vrau nënkomisarin Samir Hoxha në Lezhë, e më pas qëlloi veten me plumb në qafë. Trupi i pajetë i të riut është transportuar nga morgu përmes agjencisë funerale natën vonë dhe i pashoqëruar me skedë vdekje, që është një procedurë që zbatohet gjithmonë
-
VIDEO
Moderatoren Androniki Kolka e ‘detyrojnë’ të veshi fustanin e nusërisë, ja si duket
Moderatorja e ‘Rreze Dielli’ vesh për herë të parë fustanin e nusërisë.
-
VIDEO
Një gjirokastrite si Frederika, prej 30 vitesh bën të lumtura vajzat në ditën e tyre më të bukur