-
VIDEO
Vëllezërit Nikolli, një jetë me babanë në burg
Tonini ishte 7 vjeç ku ia arrestuan babanë Ndue Zef Ndrecën. Do e njihte fare pak, ato vite të fëmijërisë, dhe do të përjetonte për 7 vite me rradhë mallin e përhershëm për të dhe privimet e një fëmije me të atin në burg. Por ai dhe vëllezërit e tij e dinin se rruga e vetme për të mbijetuar ishte durimi dhe forca e brendshme e seicilit. Vite të vështira i prisnin dhe ndihmë do te kishin vetëm nënën, Dalinën, e cila duhej të punonte më shumë se një burrë për të mbajtur shtëpinë.
-
VIDEO
Masat kufizuese jepen me telefon nga Rama? Koraqi në Report Tv: Kemi muaj pa folur me kryeministrin! Në shtator rritje të rasteve me COVID, por s’do ketë mbyllje totale
TIRANË- Shefi i shërbimit të Mikrobilogjisë, Andi Koraqi ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë një mbyllje totale të vendit, si në vjeshtë e kaluar për shkak të variantit të ri Delta, edhe pse shprehet i bindur se në shtator do të ketë një rritje drastike. Megjithatë, në studion e Report Tv në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ai tha se rritja e rasteve nuk do të jetë në përmasa drastike. Kjo për shkak edhe të procesit të vaksinimit, që sipas Koraqit në vendin tonë ka ecur me ritme të mira.
“Është shumë i rëndësishëm niveli i vaksinimit dhe ne kemi ecur mirë dhe rritja nuk do jetë drastike që të kërkojë mbyllje totale të vendit. Dalja e varianteve të reja nuk e respekton më termin e imunitetit të tufës. Vaksinimi maviv na bën që të mos kemi raste të rënda dhe vdekje”, tha Koraqi.
-
VIDEO
'Po gëzonin e kërcenin deri në momentin e aksidentit' i mbijetuari nga Tropoja flet nga spitali në Kroaci: Thyva xhamat që të nxirrja sa më shumë persona të gjallë
'Çdo gjë po shkonte shumë bukur, disa nga personat që humbën jetën po kërcenin e po dëfrenin nga gëzimi i madh, deri në momentin fatal të aksidentit'. Kështu e përshkruan Ilirjan Hoti, një nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci, rrugëtimin me autobus nga Gjermania deri në momentin e aksidentit tragjik, ku ai me pikëllim kujton ndodhinë e rëndë
-
VIDEO
Skënder Brataj: 21 raste me variantin Delta janë konfirmuar nga 1 qershori, 11 në vatra familjare! Asnjë vaksinë s'të premton 100% se s'do infektohesh
Nga 1 qershori deri më 21 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Kështu deklaroi Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në Report Tv.
“Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 11 raste në vatra familjare, kavaja 2 raste, tirana 2 raste, kavaja 2 raste... 32% i rasteve janë qarkullimi brendshëm dhe si dihet zanafilla, pjesa tjetër qarkullim i jashtëm”, tha Brataj.
-
VIDEO
Babai ne kërkim të vajzës/ Pas divorcit, nëna ndërron jetë në Itali, për vajzën nuk u mësua asgjë
Iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report tv me një letër ku kërkon të lidh kontaktet me të bijën, e cila ndodhet në Itali. Astrit Cela nga Lushnja është një baba i brengosur prej 38 vitesh. Prindërit ishin dy të rinj 20-vjecare kur vendosën të divorcoheshin në vitin 1983, ndërsa vajza e tyre Ermira Cela ishte 1 vjeçe. Pas ndarjes gjykata vendosi që fëmija t’i kalonte në kujdestari nënës dhe babai paguante detyrimin ushqimor. Ish-bashkëshortja u vendos në Durrës ku ndërtoi një familje të re. Nuk mundi dot as ta shihte tek rritej, pasi babë e bij u ndanë përfundimisht me largimin nga Shqipëria pas viteve 90-të ish gruas me vajzën drejt Italisë. Kur në vitet e para të demokracisë u realizua ëndrra e lirisë, shpirti i një babai u burgos, Astriti nuk mundi të shihte më të bijën që kur ajo u largua përtej Adriatikut. Nëna i kishte dhënë fund edhe martesës së dytë dhe me të bijën kishte ndjekur ëndrrën për një jetë më të mirë. Në gjithë këto vite Astriti ka kërkuar kontakt, por nuk ka mundur të lidhet. Nga të dhënat që ka mundur të zbulojë dyshohet se vajza është birësuar, dhe nëna pati shfaqur probleme të shëndetit mendor. Astriti krijoi edhe ai një jetë të re, ndërsa është bërë babai i tre fëmijëve të tjerë, të cilët e kanë bërë gjysh. Ka qenë bashkëshortja aktuale ajo, e cila duke ditur çfarë e ka munduar në jetë bashkëshortin e saj e ka mbështetur për ta gjetur.
-
VIDEO
Sfoljatë me kungull dhe mozzarela nga zonja Vjollca
Sfoljatë me kungull dhe mozzarela
1 pite sfoljate ( rrumbullaket)
500 gr kungull te njome (3-4)
300 gr mozzarela
3 veze 3 lugë gjelle parmixhan
1 thelpi hudher Kripe dhe piper I zi
Vaj ulliri
Lajmë, pastrojmë kungujt dhe i presim ato shumë hollë në feta të rrumbullakta. Në një tigan të thellë ngrohim 3 luge gjelle vaj ulliri , shtojmë në të 1 thelpi hudher dhe sa fillon hudhra të cingërojë shtojmë kungujt , kripe , piper të zi dhe i kaurdisim kungujt për 5 min deri sa të arrijn volumin e tyre. Në një tepsi me diameter 26 cm . Vendosim një letër pjekje e mbi të petën sfoljatë dhe pasi të kemi shpuar me pirun bazës e petës shtojmë në të ½ e kungujve e nivelojmë mirë dhe e mbulojmë me feta mozzarela , mbi djathë shtojmë kungujt e mbetur dhe përsëri i nivelojmë mire. Në një tas vendosim 2 vezë të plota dhe parmixhan të grirë i përziejm mire dhe shpëndajmë mbi sipërfaqen me kungull. E vendosim në furrë të parangrohur me temp 180 gradë për 45 min.
-
VIDEO
Sallatë me spinaq , domate dhe veze nga zonja Vjollca
Sallatë me spinaq
, domate dhe veze
150 gr spinaq
100 gr domate qershi
2 veze
125 gr djathe
Vaj ullir
Salca: 2 luge gjelle kosë dhe 1 luge kafe mustarde 2 luge gjelle vaj ulliri Kripe dhe piper I zi Nenexhik
Lajmë spinaqin dhe e shpërndajmë në një pjatancë Rrahim vezet me pak kripë dhe formojmë në tigan duke i skuqur 3 omleta me të njëjtat madhësi Pasi i skuqim I lemë të ftohen pak. I vendosim njëra mbi tjetrën omletat I bëjm role dhe I presim në shirita me gjerësi 8 mm në trashësine e një makarone taljatele. Pasi i presim i shtojmë në pjatancë dhe i përziejm me spinaqin ose rukulën cilado që kemi zgjedhur për sallatën , vendosim në sallatë disa domate qershi dhe tek e tek kubika djathë . Në një enë të vogël përziejm përbërësit e salcës dhe spërkasim sallatën
-
VIDEO
Revani me sherbet portokalli nga zonja Vjollca
Revani me sherbet portokalli
8 kokrra vezë
8 luge gjelle sheqer
8 luge miell Sherbeti
600 gr sheqer
200 ml ujë
200 ml lëng portokalli
2 feta limoni
Në një tas vendosim vezet e plota shtojmë në të 7 luge gjelle sheqer dhe fillojmë të rrahim vezet me sheqerin deri sa masa e tyre të dyfishohet . Shtojmë brumin në një tepsi dhe e vendosim për ta pjekur në furrën 170 grade per 35-40 min . Gjatë kohës që revania piqet në një tigan vendosim 600 gr sheqer , 250 ml uje ,200 ml lëng portokalli vendosim shërbetin për të zier e lëmë të vlojë vetëm 6-7 min , e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të bjeri temperature , sherbetosim revanin dhe pasi të ftohet e sherbejmë.
-
VIDEO
Abuzimet me fondet dhe politikanët drejt SPAK i ftuar analisti Ben Andoni
-
VIDEO
Filip Caushaj: Vaksinat janë të sigurta, qytetarët të mos frikësohen!
I ftuar në Report TV mjeku shqiptar në Amerikë, Filip Caushaj.
-
VIDEO
Prokurori mbylli çështjen e plagosjes me thikë të 5 besimtarëve në xhaminë ‘Dine Hoxha’, imami Kalaja: As të plagosurit s’u thirrën fare për të dëshmuar
Pas lajmit se Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet, Rudolf Nikollajt plagosi me thikë 5 besimatrë ka ardhur edhe reagimi i imamit të xhamisë.
-
VIDEO
I nxehti afrikan, ditë 'ferri' deri të premten, meteorologia: Termometri do shënojë deri në 43 gradë! Elbasani e Berati më problematikë, ja si do variojnë temperaturat në zonat e tjera
Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje me Skype për Report Tv, bën me dije se vendi ynë do të goditet nga një valë e të nxehtit afrikan, që pritet të sjellë në vend temperatura deri në 43 gradë. Ditët më të nxehta janë parashikuar të jenë e mërkura dhe e enjtja, ndërsa një ulje të temperaturave do të sjellë fundjava, ku maksimumi pritet të shkojë deri në 39 gradë.