-
VIDEO
E rëndë në Durrës, 29-vjeçarja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes me operacion, familjarët denoncojnë mjekët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, pasi një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes. Viktima është identifikuar si Ardita Muça nga Arapaj. E reja ka lindur fëmijën e dytë, djalë me datën 30 qershor në maternitetin e Durrësi dhe lindja është kryer me operacion
-
VIDEO
Pranga 9 zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë dhe 2 biznesmenëve, juristi Ledio Braho në Report Tv: Po shihen rezultatet e para të reformës! Duhet më shumë për dosjet e bujshme
TIRANË-Operacionet e fundit të SPAK me arrestime të bujshme të krerëve të organizatave kriminale por edhe si ky i sotmi ku u vunë në pranga 9 zyrtarë të Bashkisë Lushnjë, përfshi kryetarin Fatos Tushe, për juristin e njohur Ledio Braho është një tregues se institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë. Megjithatë sipas tij duhet bërë më shumë në drejtim të dosjeve të bujshme.
"Janë operacione të suksesshme të paktën deri në fazën që ndodhen deri tani. Është punë e konsiderueshme e SPAK. E vërteta është që nga SPAK priten doje të tjera që janë dosje të vërteta ku flitet për 'peshqit' e mëdhenj të vërtetë siç është dosja e aferës së unazës. Impakti i madh realisht do të jetë kur të merren masa për dosje të tilla. Tanimë është periudha që SPAK të tregojë veten. Mbase do të shohim edhe produktet e para të reformës në drejtësi. Jam optimist që do të ketë zhvillime të reja. Patjetër që është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Çështja e unazës, çështja e Teatrit për të cilin tashmë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e shumë çështje të tjera. Ka kallëzime të bëra nga opozita në lidhje me shitblerjen e votës. Janë këto çështje që janë shumë të rëndësishme dhe që duhet të merren sa më parë nga SPAK", tha ai.
-
VIDEO
Euro 2020/ 'Këpuca e artë', Ronaldo vijon i pari! Kane, Stërling dhe Dolberg kërcënuesit potencial të portugezit
Ndonëse i eliminuar nga Europiani Cristiano Ronaldo vijon të jetë golashënuesi dhe ka gjasa të fitojë këpucën e artë. Ndjekësit potencial që mund t’i rrëmbëjnë këtë çmim individual portugezit janë Kane dhe Stërling te Anglia dhe Dolberg te Danimarka.
-
VIDEO
'Luftë' për finalen e Euro 2020, sonte në 'Wembley' sfidohen Italia e Spanja! Mancini 'nxit' Immobilen, Luis Enrique: Jam unë lideri
Përcaktohet sonte ekipi i parë finalist i Euro 2020. Në mbrëmje në Londër luhet gjysmëfinalja e parë mes Italisë dhe Spanjës. Një klasike e futbollit europian mes dy ekipeve që do të “luftojnë” për biletën e finales së madhe. Trajneri Mancini i del në krah sulmuesit Imobile ndërsa Luis Enrique thotë se është ai lideri i kësaj Spanje.
-
VIDEO
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Rama: Nga PS s'do ketë mbrojtje! Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion koha për të shqyrtuar nëse ia vlen të shkosh në burg
TIRANË- "Nga PS nuk do ketë asnjë mbrojtje"! Është krye reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me operacionin e SPAK ku në pranga ka rënë edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Rama tha se ai do të duhet të përballet vetë me drejtësinë pasi PS nuk do bëhet "mburojë" e për interesat vetjake të një kryebashkiaku në rastin konkret.
"Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak", shkruan Rama.
Fatos Tushe u arrestua ditën e sotme, pas një operacioni të SPAK të zhvilluar ditën e sotme, ku në pranga ranë dhe 10 bashkëpunëtorë të tij. Ky operacion u bë për tenderin abuziv për rehabilitimin e kanalit ujitës, me vlerë 24 mln lekë të reja.
-
VIDEO
Qofte me kungull të njomë nga zonja Vjollca
Qofte me kungull të njomë
Përbërësit:
4 kunguj të njomë
3 lugë gjelle parmixhano
2 lugë gjelle rikota
2 lugë gjelle bukë të thekur të grirë
1 vezë
pak trumzë
kripë dhe piper të zi
Për skuqje
Miell për pudrosje ( miell semola)
vaj për skuqje
kos për servirje dhe 1 thelpi hudhër
Përgatitja:
Pastrojmë kungujt dhe I grijmë ato në rende I spërkatim me pak kripë dhe e lëmë në tas të pushojë. Pas 10 minutave kullojmë ujin e nxjerrë dhe e shtrydhim me qëllim që të mos ketë ujë. Vendosim kungullin në tas dhe parmixhanon, rikotë, bukën e grirë, vezë, trumzë, kripë, piper punojmë brumin, formojmë qoftet sferike në madhësi të një tepsie ping pongu I pudrosim ato në miell ( mirë do të uishte të pudrosim me miell semola)Ngrohim vajin dhe skuqim qoftet sat ë zverdhen nga të gjitha anët.
I servirim me një tas kos me pak hudhër dhe vaj ulliri.
-
VIDEO
Tortë me banane të karamelizuar nga zonja Vjollca
Tortë me banane të karamelizuar
Përbërësit:
Për karamelin
150 gr sheqer
3 lugë gjelle ujë
1 lugë çaji gjalp
2-3 banane
Për brumin
3 vezë
1/2 gotë vaj bimor
120 gr sheqer ( 1/2 gotë)
vanilje
150 gr kos ( 1/2 gotë)
300 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1 filxhan kafeje qumësht
Përgatitja:
Fillimisht në një tigan vendosim 150 gr sheqer dhe 3 lugë gjelle ujë dhe e lëmë sheqerin të shkrijë dhe të karamelizohet deri sat ë kthehet në gjendje të lëngshme dhe të marrë ngjyrë karamel, shtojmë gjalpin dhe deri sa ai të shkrijë dhe të mpiks karamelin. Menjeherë e hedhim karamelin në tepsinë që ato të bëjnë ëmbëlsirën dhe e nivelojmë atë. Qërojmë bananet i presim horizontalisht për së gjati dhe i vendosim mbi karamel me prerjen nga lart deri sa mbulojmë sipërfaqen. Në një tas rrahim vezët me sheqerin, vajin, kos i përziejmë mirë sa sheqeri të shkrijë, miell, pluhur pjekës, qumësht përziejmë deri sa të na fromohet një brum kremoz. Mbulojmë brumin duke niveluar brumin në tepsi. vendosim tepsinë në një tepsi më të madhe të mbushur me ujë të nxehtë. E pjekim në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 6 korrik 2021, Ndryshimet në policinë e shtetit.
Telefonuesit me batuta dhe vlerësime për ndryshimet në policinë e shtetit. Flasin edhe për kanabizimin e vendit.
-
VIDEO
Të qeshura në studio, zotëria komenton ndryshimet në polici: Si historia e priftit që u bë hoxhë
Ndryshimet në policinë e shtetit janë komentuar nga një zotëri që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai edhe me batuta që shkaktuan të qeshura në studio tha se ndryshimet në polici janë si historia e priftit që u bë hoxhë. Zbulojeni historinë.
-
VIDEO
Zotëria flet për kanabizimin dhe ironizon:Të dënohet Ilir Meta se na solli në pushtet Edi Ramën
Një zotëri që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv foli për policinë pas vitit 2013-të kur erdhi në pushtet PS dhe për kanabizimin e vendit. Më pas ai edhe me ironi tha se duhet të dënohet Ilir Meta se na solli në pushtet Edi Ramën.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 6 Korrik 2021
Titujt e gazetave per sot, nga kreu i SPAK paralajmeron arrestim te politikaneve te cfare do beje PD ne shtator e deri tek sot Itali-Spanje, koke me koke per finalen.
-
VIDEO
Drejtësi mbi rrënojat e Teatrit dhe Vetvendosja përballë Ramës
"Hapi i parë për rikthimin e rendit kushtetues" e ka konsideruar deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri dhe shfuqizimin e vendimin për kalimin e pronësisë nga Ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë.
E ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo", Vokshi u shpreh se kjo është edhe një prej kauzave të fituara të PD, ndërsa theksoi edhe njëherë se ata i qëndrojnë objektivit për ta ndërtuar sërish godinën e Teatrit Kombëtarë në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte.Aktori Neritan Liçaj dhe njëkohësisht aktivist në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se ky vendim i kushtetueses është i qartë si drita e diellit që ka fituar dhe se është i gjithi një vendim në favor të Aleancës. Liçaj tha se qeveria dhe bashkia kanë shkelur kushtetutën dhe se për këtë duhet të japin llogari. Më tej aktori shtoi se ai Teatër një kokë do ta hajë, ndërkohë që sipas tij aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik.
'Unë e kuptoj që janë shumë keq, sa herë gjendet keq pushteti fillon dhe ngre alibi. Sado që të përpiqesh që të bindësh opinionin aty janë letrat. Aleanca ka fituar dhe vendimi është i tëri pro Aleancës. Është e vërtetë si drita e diellit. Ke shkelur kushtetutën! T'i do të japësh llogari. Teatri ishte funksional. Gjithë Kombi duhet të ishte i përqendruar në shkeljen e neneve të kushtetutës. Ato do ta kenë njollë të zezë për tërë jetën. Ngrite kartonin për të prishur Teatrin Kombëtar dhe sulmuan sulmuam politikisht, por edhe fizikisht aktorët dhe qytetarët. Ai Teatër një kokë të rëndësishme do ta haje, në kuptimin figurativ. Aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik.'- tha Liçaj.
Sa i takon projektit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nga projektuar nga grupi Grupi Bjarke Ingels, Liçaj tha se ai është furrik dhe se do të jetë si stadiumi me restorante dhe një sallë e vogël për Teatrin.
'Projekti i Bjarkë është një furrik. Teatri do jetë si stadiumin ca restorante dhe një sallë e vogël. Nuk ka asnjë detaj për projektin dhe nuk ka një njeri të më tregojë projektin, ja ulëset ku janë, ja dhomat e ndërrimit, ja grimi. Bjark nuk mund të më sjellë mua si risi se aktorët do të duken nga rruga. Kjo është fyerje.'- tha Liçaj.