Veri Jug - Mozaikët, dashuria e shpirtit tim

11 Korrik 2021, 16:35

Një udhëtim impresionues në qytetin e Shkodrës dhe takim me mjeshtrin e mozaikëve, piktorin dhe doktorin e shkencave në artet figurative Myftar Cubin, autor i një ekspozite në Galerinë e Arteve të qytetit verior me 52 punime të tematikave të ndryshme: nga portretet e malësoreve nga Malësia e Madhe, Mati dhe Mirdita, deri tek Nënë Tereza, Dritëro Agolli, Xhorxh Bush xhunior e Bill Klinton. Rrëfime të sinqerta nga jeta e artistit, intimitete njerëzore dhe erosi në mozaikët e Cubit, sekretet e punës dhe udhëtimet brenda dhe jasht vendit për të siguruar gurët e nevojshëm për punimet artistike. Ndiqni reportazhin “Mozaikët, dashuria e shpirtit tim” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.