Nesër finalja Itali-Angli, trajnerët Mancini e Southgate llogarisin vetëm fitoren, UEFA 'djeg' formatin me 11 shtete organizatore

10 Korrik 2021, 12:22

Në prag të finales së Euro 2020 mes Italisë e Anglisë trajnerët e skuadrave Roberto Mancini dhe Gareth Southgate llogarisin vetëm fitoren. Ndërkaq Presidenti i UEFA-s Ceferin thotë se nuk do të zhvillohet më një Europian i tillë duke djegur “formatin” aktual që u zhvillua në 11 shtete.