-
VIDEO
Shkodër, vrau motrën, vëllai vrasës braktiset nga familjarët në seancë, gjykata e lë në burg
SHKODËR- Fabian Vukaj, 55-vjeç, është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e motrës së tij, Diana Vukaj, 58-vjeç. Gjyqtarja Irida Kaceri ka pranuar kërkesën e prokurorit Ermir Lelcaj, teksa 55-vjeçari ishte i vetëm në seancë, i braktisur nga familjarët. Shkak për këtë krim të rëndë janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobileve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij pasi luante bixhoz.
Mes konflikteve të vazhdueshme që kulmuan pak ditë më parë, autori në gjendje të dehur, qëlloi 4 herë me armë zjarri motrën e tij të madhe, Diana. Ajo që e bën më tragjike këtë vrasje është se 55-vjeçari pasi e ka vrarë e ka lënë trupin e saj të pajetë në krevat për më shumë se 3 ditë. Kanë qenë fqinjët ato që pasi nuk kanë parë Dianën në lagje, që kishte vetëm pak kohë që kishte mbërritur nga Gjermania, kanë njoftuar policinë. Efektivët, pas telefonatës e pas kontrollit në banesë në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër, gjetën të pajetë në krevat 58-vjeçaren.
Autori, një njeri i alkoolizuar, pas vrasjes me gjakftohtësi ka marrë në celular agjensinë imobiliare për të anuluar porosinë, që u bë shkak për vrasjen tragjike. Ai ishte i papunë dhe ishte Diana që e ndihmonte ekonomikisht duke i sjellë çdo muaj rreth 300 euro, por kjo nuk i ka mjaftuar 55-vjeçarit, duke vrarë dorën që “i jepte bukë”.
Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30. Fabian Vukaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë, teksa në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja pistoletë 7.62 mm dhe arma e krimit me një krëhër me 4 fishekë dhe një fishekë në fole. Gjithashtu në banesën e 55-vjeçarit në lagjen ‘3 Heronjtë’ u gjet edhe një krehër pistolete zastava pa fishekë, një krëhër automatiku pa fishekë dhe një silenciator automatiku.
-
VIDEO
Shembja e objekteve pa leje në bregdet, zv. ministri i Brendshëm: Vijojmë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie!
Nga veriu në jug, në vend ka filluar aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, operacion ky që sipas zv. ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, do të vijojë deri në në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare.
Operacioni 'bregdeti ynë' filloi dje në Velipojë dhe Ksamil, ndërsa në një intervistë në "Report Tv", Lamallari u shpreh se janë prishur deri më tani 15 objekte. Ai shtoi se ka edhe një ndërgjegjësim, pasi disa pronarë tashmë kanë filluar vetë prishjen e objekteve.Dita e djeshme shkoi shumë mirë. Janë prishur dje 6 në Velipojë dhe 9 në Ksamil, operacioni vijon. Ka edhe një ndërgjegjësim të momenteve të fundit pasi u pa vullneti i qartë i qeverisë për të pastruar njëherë e mirë bregdetin dhe kemi persona që po prishin tashmë godinat e tyre. Dje patëm të paktën 4 apo 5 raste në Ksamil ku vetë pronarët, ndërtuesit u angazhuan për të prishur objektet që kishin ndërtuar, e njëjta gjë po konstatohet edhe në Velipojë pasi u njohën me ultimatumin e qeverisë. Puna i përket tashmë strukturave shtetërore, IKMT që po mbështetet edhe nga strukturat e rendit për të shmangur konflikte. Operacioni do zgjasë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare. Kemi dhe raste ku nuk mund të ndërhyhet në prishjen e gjithë objektit pasi katet e para mund të jenë me leje, po ndërhyjmë me metoda të veçanta, me prerje objekti që mos të dëmtohet pjesa tjetër. Këto janë raste sporadike. Duhet të marrë fund epoka e ndërtimeve pa leje. Kjo në fund të ditës është të bërit shtet. Nuk mund të vazhdojmë me këtë epokë të së kaluarës, të shfrytëzimit pa leje e shkeljes flagrante. Ky nuk është një aksion, por një operacion madhor, vetëm këto janë reforma shtetbërëse. Edhe Durrësi ka shumë objekte që janë evidentuar dhe me përfundimin e aksionit në Velipojë e Ksamil, procesi do vijojë paralelisht deri në pikën e takimit nga të dyja anët, për të pastruar çdo ndërtim pa leje", tha ai.
-
VIDEO
Gjeti helmetën zhytëse të Luftës së Dytë Botërore, i riu: E pashë rastësisht duke ndjekur oktapodin
Në një lidhje telefonike për "Report TV", Gjomemetaj thotë se e gjeti atë në një thellësi 35 metra dhe se e ndeshi rastësisht, ndërsa po kërkonte oktapod.
"E gjeta rastësisht, bëra një zhytja në Karaburun për oktapod dhe rastësisht e gjeta, e kuptova që ishte diçka antike. Ishte baltë dhe pashë pjesën e xhamit sepse reflektoi dhe iu afrova. Aty provova ta nxirrja, e pashë që ishte e madhe, peshon diku te 11 apo 12 kilogramë. U zhyta në 35 metra thellësi, zakonisht zhytem deri në 25 metra, por nuk po gjeja oktapod dhe duke 'ndjekur' oktapodin, u rastisa me këtë", tha ai.
-
VIDEO
Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish-vjehrrin dhe ish-gruan
Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish vjehrrin dhe ish gruan. Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Riformatimi i 'hartës gjyqësore' në Shqipëri përplas KLGJ-në me Ministrinë e Drejtësisë!
Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut kanë krijuar problematika të theksuara në shumë prej gjykatave të vendit, disa prej të cilave mund të kenë mbetur edhe me 1 gjyqtar e disa të tjera funksionojnë me vështirësi.
Kjo ka bërë që në KLGJ të propozohet një riorganizim i gjykatave në Shqipëri. Nga 'Poli i Lirisë' propozohet që nga 34 gjykata të mbeten vetëm 15! Vetëm një gjykatë Apeli. Në një përgjigje ekskluzive për Report Tv, pas kërkesës për informacion, KLGJ bën me dije se propozon që nga 22 Gjykata Rrethesh, 6 Administrative dhe 6 Gjykata Apeli që janë aktualisht të mbeten 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm, 2 Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.
-
VIDEO
Vrau 44-vjeçarin në Peqin, zbardhet dëshmia e autorit: U zumë kot, para 5 vitesh më ka goditur me grusht
Është zbardhur dëshmia e Leonard Bashalliut, i cili qëlloi sot për vdekje Ylber Xhahysën, ngjarje e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Në gjendje të rënduar psikologjike, Bashalliu ka thënë në polici se konflikti me Xhahysën nisi pasi para 5 vitesh ai e kishte qëlluar me grusht.
"U zumë kot, para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës", ka thënë ai.
-
VIDEO
Tortë me krem limoni nga zonja Vjollca
Tortë me krem limoni
Përbërësit:
4 vezë
120 gr sheqer
100 ml qumësht
40 ml vaj bimor
220 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1 limon
Kremi
500 ml qumësht
2 të verdha veze
70 gr sheqer
40 gr niseshte misri
1 limon
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim kremin e limonit. Në një tigan salce vendosim 2 të verdha veze dhe sheqer I përziejmë sëbashku sheqerin me vezën deri sa sheqeri të fillojë të shkrijë. Shtojmë niseshten ( 2 lugë gjelle) dhe vazhdojmë përzierjen dhe lëkurën e limonit, 500 ml qumësht duke I përzjerë vazhdimisht përbërësit e kremit vendosim tiganin në zjarr duke përzjerë vazhdimisht kremin deri sa konsistenca të lidhet mirë e të marrë valë. Transferojmë kremin në një tas qelqi dhe më pas e mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë.
Baza
Ndërkohë në një tas vendosim 4 vezë të plota dhe sheqerin dhe I përziejmë me rrahëse elektrike deri sa sheqeri të shkrijë 2-5 minuta dhe 100 ml qumësht dhe vazhdojmë përzierjen, vaj, miellin pak nga pak, vazhdojmë përzierjen, pluhur pjekës, lëkurën e limonit dhe I përziejmë mirë sëbashku. Lyejmë një tepsi me përmasat 30x32 cm me gjalp e pudrosim me pak miell dhe shtojmë si bazë gjysmën e brumit që përgatitëm, e nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 175 gradë Celsius për 10-15 minuta. Pasi baza të jetë pjekur shtojmë kremin e limonit e nivelojmë mirë e mbi të krem shpërndajmë 1/2 e brumit të mbetur e nivelojmë mië e mbi krem shpërndajmë 1/2 e brumit të mbetur e nivelojmë atë dhe mirë dhe vendosim përsëri tepsinë në furrë për 15 minuta të tjera në temperaturë 175 gradë Celsius. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet e më pas e pudrosim me sheqer pluhur.
-
VIDEO
Mjeku shqiptar, në rangun e më të mirëve në Amerikë
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” ishte I ftuar mjeku I njohur shqiptar Dr. Gentian Toshkezi. Ai renditet në rangun e mjekëve më të njohur në Amerikë dhe tregoi më tepër për emigrimin dhe profesionin sa të bukur aq edhe të vështirë.
-
VIDEO
Nisma e veçantë ‘Biblioteka lëvizëse Read’
Botuesja Irena Toci ka ndërmarr një nismë tepër të veçantë, një bibliotekë lëvizëse e cila do të shëtisë në shumë shumë vende për të ndarë me të rinjtë dhe fëmijët kënaqësinë e të lexuarit.
-
VIDEO
Historia e familjes gjirokastrite që i pikonte soleta, zotëria: Për ndërtimet pa leje, faji bashkive
Një zotëri tregoi mëngjesin e sotëm historinë e një familje gjirokastrite që i pikonte soleta.Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv nëpërmjet kësaj ngjarje ai shprehu mendimin e tij për ndërtimet pa leje. Ai tha se pushteti vendor ,pra bashkitë kanë faj.
-
VIDEO
Durrsaku ‘zbërthen” sezonin: Resortet e prishën turizmin, s’ka hapësirë publike, unë s’kam ku bëj plazh
Për operacionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdet u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri nga Durrësi skanoi gjithë sezonin veror mbi të gjitha në Gjirin e Lalzit dhe me shqetësim tha se nuk ka hapësira publike dhe ai nuk ka ku bën plazh. Resortet e prishën turizmin e mbylli ai mendimin.
-
VIDEO
Makarona me spek dhe kungull nga zonja Vjollca
Makarona me spek dhe kungull
400 gr makarona penne
350 gr kungull të njomë
1 thelpi hudhër
150 gr proshutë spek
1 qepë e vogël
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
borzilok ose trumzë të freskët
Përgatitja:
vendosim në zjarr një tenxhere në ujë të bollshëm për të zjerë. Në një tigan ngrohim vajin e ullirit, shtojmë 1 thelpi hudhër, dhe më pas kungullin të prerë në shirita në gjatësinë e penneve I kaurdisim duke rregulluar shijen me kripë,piper të zi 1 kungull e grijmë në rende nga ana më e trashë. Largojmë nga tigani kungujt në shirita dhe shtojmë në të 1 qepë të vogël, kungullin në rende dhe I kaurdisim sëbashku, shtojmë spekun të prerë në shirita dhe I përziejmë me përbërësit në tigan.
Ziejmë makaronat në tenxhere me ujë të valuar për 9 minuta I kullojmë e më pas I shtojmë në tiganin me spek dhe kungull shtojmë dhe kungujt që skuqen më parë dhe I përsiejmë sëbashku, borzilok ose trumzë të freskët dhe I hërbejmë duke shuar vetëm pak piper të zi në pjatë.